Myftiu i Shkodrës

Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame për gjuhë arabe dhe studimet islame. Nga viti 2001 dhe në vazhdim punon si mësues i besimit në Medresenë "Haxhi Sheh Shamia", Shkodër. Ai shërben si vaiz dhe hatib në xhaminë e Tophanës, në Shkodër
Lexo më shumë...

Udha islame


Kontakt:
Pranë Myftinisë Shkodër.
Email: udhaislame@myftinia-shkoder.org
 

PostHeaderIcon OSBE pёr vizitё nё Myftininё e Shkodrёs

Paraditёn e sё martёs, mё 29 qershor 2010, Myftinia Shkodёr ёshtё vizituar nga pёrfaqёsuesi i OSBE nё Shkodёr, z. Walter Fugger. Me rastin e kёsaj vizite ai ka uruar Myftiun Imam Muhamed Sytari pёr detyrёn e re nё drejtim tё muslimanёve tё Shkodrёs.
           
Nё pozitёn e mikpritёsit, Myftiu pasi i ka uruar mirёseardhjen pёrfaqёsuesit tё OSBE, ka folur mbi vlerat dhe traditat qytetare shkodrane qё burojnё nga mёsimet e pastra fetare. “Shpresoj dhe lutem qё gjatё qёndrimit tuaj nё Shkodёr, tё keni mundёsi tё shijoni veçoritё mё tё mira qё prezanton ky qytet, si: pastёrtia, bashkёpunimi, harmonia e mikpritja”- ka thёnё ndёr tё tjera Myftiu i Shkodrёs.
           
Gjatё bisedёs sё tij, Myftiu ёshtё ndalur edhe te tranzicioni qё po kalon vendi ynё duke shprehur se: “Ndonёse po bёhen 20 vite nga momenti i shkёputjes nga e kaluara e hidhur, akoma sot tё drejtat dhe liritё fetare lёnё pёr tё dёshiruar nё vendin tonё, sidomos nё hak tё muslimanёve. Kjo vёrteton se klasa politike ёshtё akoma e papjekur dhe se demokracia nё kёtё vend ёshtё akoma e brishtё!”
           
Gjithashtu ai ka folur edhe pёr harmoninё ndёrfetare nё vendin tonё duke theksuar se: “Meqenёse Shqipёria ka nisur njё rrugёtim drejt integrimit nё familjen europiane, mendoj se veçori tё tilla si harmonia ndёrfetare, qё e karakterizon vendin tim, ёshtё njё vlerё e madhe pёr tё cilёn Europa ka shumё nevojё!”

 

OSBE pёr vizitё nё Myftininё e Shkodrёs, 29 qershor 2010 
OSBE pёr vizitё nё Myftininё e Shkodrёs, 29 qershor 2010