Myftiu i Shkodrës

Imam Muhamed Sytari

Muhamed Sytari ka lindur në Shkodër më 21.05.1978. Është diplomuar në Damask të Sirisë nga Fakulteti i Thirrjes Islame për gjuhë arabe dhe studimet islame. Nga viti 2001 dhe në vazhdim punon si mësues i besimit në Medresenë "Haxhi Sheh Shamia", Shkodër. Ai shërben si vaiz dhe hatib në xhaminë e Tophanës, në Shkodër
Lexo më shumë...

Udha islame


Kontakt:
Pranë Myftinisë Shkodër.
Email: udhaislame@myftinia-shkoder.org
 

PostHeaderIcon Aktivitet i Myftinisё Shkodёr me rastin e Israsё dhe Miraxhit

Pasditen e tё enjtes, mё 8 korrik 2010, nё ambientet e sallёs sё konferencave tё medresesё “Haxhi Sheh Shamia”, dega e djemve, Myftinia Shkodёr ka organizuar njё aktivitet fetar-shkencor me rastin e Natёs sё Madhe tё Israsё dhe Miraxhit.
               
Aktiviteti nё fjalё ka mbledhur besimtarё tё shumtё, intelektualё muslimanё, tё rinj e tё reja qё kanё ndjekur me vёmendje programin e larmishёm tё aktivitetit nё fjalё.
               
Nё fjalёn e hapjes, Myftiu i Shkodrёs Imam Muhamed Sytari ka shpjeguar arsyet e kёtij tubimi fetar dhe ka theksuar se: “Israja dhe Miraxhi janё njё kushtrim i fortё qё muslimani tё jetё njeri i kohёs sё tij nё shoqёri! Muslimani qё beson nё Isra dhe Miraxh duhet tё mendojё tё jetё prijёs dhe shembulltyrё nё kohёn dhe vendin e tij, tregtari nё tregёtinё e tij, mjeku nё misionin e tij, studenti nё pёrpjekjet e pёrditshme, prijёsi fetar nё thirrjen e tij, besimtari nё marrёdhёniet e tij me Zotin, tjetrin, shoqёrinё! Si jo, kur natёn e Israsё dhe Miraxhit, nё haremin e Mesxhidi Aksasё, Resulull-llahi (a.s) falej imam nё mes tё krejt pejgamberёve tё All-llahut! Pas Muhammedit (a.s) falej Ibrahimi (a.s), Musai (a.s), Isai (a.s), tё gjithё pa pёrjashtim pas tё dёrguarit mёshirё pёr gjithёsinё! Prandaj mos tё lejojmё qё kjo Natё e Madhnueshme tё na kalojё nё rutinёn e pёrvitshme, rutinёn e neglizhencёs harbute, me tё cilёn shpesh trajtojmё mёsimet dhe udhёzimet e fesё tonё!
           
Isra dhe Miraxhi na inspirojnё reformёn dhe ndryshimin, pastrimin nga pluhuri i rutinёs, angazhimin serioz me tekstet hyjnore, kontekstet dhe nёntekstet e tyre, leximin pёrtej harfeve, vullnetin pёr tё kaluar nga njё gjendje nё njё tjetёr, nё pёrshkallёzimin lartёsues drejt pёrsosmёrisё sё virtyteve, moralit e performancёs gjithёpёrfshirёse nё adhurime!”
               
Mё pas, programi ka vijuar me temёn e mbajtur nga imami i xhamisё sё Perashit, teologu Adem Pizga, i cili ka zbardhur kuptimet e ajetit tё parё tё sures “Isra”, ku nё mёnyrё tё detajuar ka hedhur dritё mbi domethёnien dhe kuptimin e kёtij ajeti tё madhnueshёm.
               
Nё fjalёn e tij, teologu Arben Halluni, ka folur mbi rёndёsinё e Miraxhit nё lidhje me obligueshmёrinё e namazit. Nёpёrmjet ngjarjeve dhe  ajeteve tё ndryshme, ai ka paraqitur para tё pranishёmve madhёshtinё e namazit dhe vlerёn qё ai ka nё jetёn e pёrditshme tё muslimanit.
              
Aktiviteti ka rezervuar njё surprizё tё kёndshme pёr tё pranishmit, kur 6 vjeçari Selim Jakupi, ka recituar pёrmendёsh disa pjesё nga Kur’ani Famёlartё. Me zёrin e tij, ai ka ngjallur emocione tё shumta ndёr tё pranishmit qё e kanё uruar me zemёr pёr kёtё dhuratё tё kёndshme nё kёtё Natё tё Madhe.
               
Nё fjalёn e tij thirrёsi islam Lavdrim Hamja ka bёrё njё krahasim nё mes mrekullisё sё Israsё dhe Miraxhit dhe arritjeve tё fizikantёve dhe shkencёtarёve tё ndryshёm botёrorё. Fjala e tij ёshtё shoqёruar edhe me pamje nё monitor, ç’ka e ka bёrё edhe mё tёrheqёse referatin e tij.
               
Nё fund tё aktivitetit, tё pranishmit kanё patur mundёsinё tё shijojnё disa fragmente nga pjesa e Mevludit: “Miraxhi i Hazreti Pejgamberit”, lexuar nga teologu Altin Loshi, i cili ka bёrё edhe mbylljen e kёtij aktiviteti.


Ilir Dizdari
Imam i xhamisё Tophanё

  

Aktivitet i Myftinisё Shkodёr me rastin e Israsё dhe Miraxhit, 8 korrik 2010 
Aktivitet i Myftinisё Shkodёr me rastin e Israsё dhe Miraxhit, 8 korrik 2010
Aktivitet i Myftinisё Shkodёr me rastin e Israsё dhe Miraxhit, 8 korrik 2010
Aktivitet i Myftinisё Shkodёr me rastin e Israsё dhe Miraxhit, 8 korrik 2010
Aktivitet i Myftinisё Shkodёr me rastin e Israsё dhe Miraxhit, 8 korrik 2010
Aktivitet i Myftinisё Shkodёr me rastin e Israsё dhe Miraxhit, 8 korrik 2010 
Aktivitet i Myftinisё Shkodёr me rastin e Israsё dhe Miraxhit, 8 korrik 2010 
Aktivitet i Myftinisё Shkodёr me rastin e Israsё dhe Miraxhit, 8 korrik 2010