Zhvillohet konferenca e 10-të vjetore e imamëve me temë: “KURANI, MREKULLIA UDHËZUESE”

Ditën e diel paradite, më 26 dhjetor 2021, në ambientet e xhamisë së “Dy Vajzave”, Myftinia Shkodër zhvilloi konferencën e 10-të vjetore të imamëve, teologëve dhe thirrësve islamë të Shkodrës.

Në këtë konferencën të përvitshme, përveç imamëve, anëtarëve të këshillit të Myftinisë, përfaqësuesve të këshillave të xhamive, mori pjesë Myftiu i Zonës Shkodër, Imam Muhamed B. Sytari si dhe Myftiu i Malësisë së Madhe, H. Edmir Smajlaj.

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, pasi përshëndeti imamët dhe të pranishmit, mbajti referatin me temë: “Ai (Kurani) është nder për ty dhe për popullin tënd; e ju do të pyeteni!” – (Ez-Zuhruf: 44), duke u ndalë tek komentimi i këtij ajeti madhështor të Kuranit Famëlartë.

Konferenca u zhvillua në dy seanca dhe përfshinte 12 referate, ku në seancën e parë u mbajtën këto referate:

– Kurani, mes vlerës së leximit dhe kuptuarit të drejtë të tij, nga H. Lavdrim Hamja, imam – xhamia e “Dy Vajzave”

“Ky Kuran udhëzon drejt asaj, që është më e drejtë” – (El-Isra: 9), nga H. Ardit Hoxha, imam – xhamia Shirokë

– Historia e tefsirit të Kuranit, nga H. Idmir Plaku, imam – xhamia “Ebu Bekër”

– Specifikat dhe ndikimet e jashtëzakonshme të Kuranit, nga H. Naim Drijaj, imam – xhamia Parrucë

– “Le të sjellin një fjalë të ngjashme, si ai, nëse janë të sinqertë” – (Et-Tur: 34), nga H. Ruzhdi Plangaj, imam – xhamia Kiras

Ndërsa, seanca e dytë kishte këto referate:

– “Ne e kemi zbritur ‘Dhikrin” (Kuranin) dhe Ne e mbrojmë atë” – (El-Hixhr: 9), nga H. Durim Kasemi, imam – xhamia Parrucë

– “Ky është libri, që nuk ka dyshim në të…” – (El-Bekare: 2), nga H. Ervil Kuçi, imam – xhamia Dërgut

– “Ne e kemi zbritur atë, Kuran arabisht, që ju ta kuptoni” – (Jusuf: 2), nga H. Gilman Kazazi, imam – xhamia “Ebu Bekër”

– Roli i Kuranit në arritjen e udhëzimit të njeriut, nga H. Besim Barbullushi, imam – xhamia Rus

– “Dhe, zbresim nga Kurani, çfarë është shërim dhe mëshirë…” – (El-Isra: 82), nga H. Ensar Ismajlaj, imam – xhamia Dërgut

– “Ne e kemi zbritur atë, në Natën e Kadrit” – (El-Kadr: 1), nga teologu Arben Halluni.

Këtë konferencë e përshëndeti edhe Myftiu i Malësisë së Madhe, H. Edmir Smajlaj.

Gjatë kësaj konference u prezantua edhe botimi i librit të konferencës së 9-të, vjetore e imamëve, e cila u mbajt vitin e kaluar, në të cilën gjenden të plota referatet e imamëve të nderuar.

Gjithashtu, vlen të përmendet, se edhe punimet e referateve të mbajtura në konferencën e 10-të të këtij viti, do të botohen të plota në librin e përvitshëm të konferencës.