Vizita uruese me rastin e Kurban Bajramit

Në ditën e parë të Kurban Bajramit dhe ditën e dytë të kësaj feste madhështore, përfaqësues të Myftinisë Shkodër, teologu Arben Halluni dhe teologu Lavdrim Hamja zhvilluan vizita uruese në disa institucione të qytetit dhe gjithashtu dhuruan edhe kurbane për këto institucione.

Gjatë vizitave uruese për Bajram të përfaqësuesve të Myftinisë Shkodër në institucionet e kujdesit socialë, “Shtëpia e të Moshuarve” dhe Shoqata e Para-Tetraplegjikëve, Shkodër u dhanë mesazhe për humanizëm, përkrahje të vazhdueshme dhe kujdes të veçantë për këtë shtresë sociale!

Këto vizita u pasqyruan edhe në mediat vendore.