Nis cikli i ri i ligjëratave për femra: “Adhurimi, një përjetim gjithëpërfshirës”

Nis cikli i ri i ligjëratave për femra: “Adhurimi, një përjetim gjithëpërfshirës”

Ditën e xhuma, më 20 janar 2023, filloi cikli i ri tre-mujor i ligjëratave për femra, nga teologia Zamira Bushati.

Secili adhurim ka kënaqësinë e vet. Nëse dëshiron që të shijosh kënaqësinë e adhurimit, duhet ta kuptosh atë.

Teologia Zamira Bushati ka filluar ciklin e pestë tremujor të ligjëratave për femra, me temë: “Adhurimi, një përjetim gjithëpërfshirës”.

Këto ligjërata do mbahen në xhaminë “Ebu Bekër”, çdo të xhuma, në orën 15.00.

Gjatë këtij cikli do të trajtohen tema në lidhje me adhurimet dhe mënyrën se si të arrijmë t’i shijojmë ato, si t’i japim një këndvështrim ndryshe adhurimit tonë.

Ky cikël, vjen edhe si mundësi dhe këshillë, se si përgatitemi sa më mirë për pritjen e muajit të madhërueshëm të Ramazanit dhe do të zhvillohet gjatë muajve janar-mars, 2023.