Hëna e re e Ramazanit 1444, vjen me dritë e bekime në Shkodër!

Hëna e re e Ramazanit 1444, vjen me dritë e bekime në Shkodër!

Me mbarësinë e Allahut, me hyrjen e akshamit të ditës së mërkurë, më 22 mars 2023, në horizontet tona u shfaq edhe Hëna e re e Muajit Ramazan 1444.

Në Shkodër, gëzimi për fillimin e Ramazanit është i madh. U ndriçuan xhamitë, u gëzuan pleq e të rinj, u mbushën shtëpitë e Allahut me besimtarë dhe, kështu nisi teravia e parë dhe përgatitjet për agjërimin e ditës së parë, të enjten, më 23 mars 2023.

Falë përkushtimit të stafit të Myftinisë Shkodër, sheshi i Parrucës dhe xhamia e saj, u zbukuruan me ndriçimin e Ramazanit, duke dhuruar emocione dhe kënaqësi për besimtarët dhe kalimtarët e shumtë.

Ndërkohë, në prag të namazit të teravisë së parë, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, iu drejtua besimtarëve me një urim dhe këshillë, shoqëruar me lutjen që Allahu i Madhëruar ta lehtësojë dhe ta pranojë nga të gjithë.

Myftinia Shkodër, ju fton të respektoni e të madhëroni këtë Muaj, të përkushtoheni me agjërim, falje e bamirësi, harmoni në familje dhe tolerancë.

Allahu jua lehtësoftë dhe me zemër të mirë Ramazanin!