Myftiu vizitoi Kryetarin e Shoqatës “Istanbul”

Paraditën e së enjtes, më 10 maj 2018, në kuadër të vizitave të prag Ramazanit të sivjetshëm, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari zhvilloi një vizitë në zyrën e Kryetarit të Shoqatës "Istanbul", z. Ridvan Seferaj.

Gjatë takimit, dy bashkëbiseduesit diskutuan rreth rrugëve të bashkëpunimit të mëtejshëm, sidomos në ditët e Muajit Ramazan, në shërbim të frymës së begatë të këtij muaji dhe angazhimeve të përbashkëta.

Nga ana e tij, Myfti falënderoi mikpritësin për kontributet e mëdha që Shoqata "Istanbul" jep në Shkodër, në disa drejtime, duke dëshmuar rritje të vazhdueshme në investimet e ndryshme, sidomos në arsim dhe bamirësi.

Ndërkohë, z. Seferaj, pasi falënderoi Myftiun për këtë vizitë, theksoi se ky baahkëpunim i frytshëm me Myftininë e Shkodrës do të vazhdojë, edhe në shërbim të interesave të përbashkëta të Thirrjes Islame dhe gjallërimit të jetës fetare islame në vend.