Një mbërmje e bukur fetare në xhaminë e Tophanës

Mbrëmjen e së enjtes, më 19 korrik 2018, në kuadër të programit javor të derseve në xhamitë e Shkodrës, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytarimbajti dersin e tij javor në xhaminë e Tophanës.

E veçanta e kësaj mbrëmjeje ishte prania në xhami e një grupi besimtarësh misionarë të ardhur nga vende të ndryshme të botës, si: Franca, Mali, Mauritania, Algjeria, etj.

Pas dersit të tij, Myftiu kërkoi që vizitorët të prezantojnë para xhematit me disa nga eksperiencat e tyre në Thirrjen e njerëzve në Islam.

Në emër të grupit foli z. Kamil, mësues matematike nga Parisi, i cili shpjegoi se Islami në Francë dhe perëndim është përherë në rritje. Ai solli në vëmendje të besimtarëve shembuj të shumtë të konvertimeve në Islam dhe shtimin e xhamive dhe qendrave islame në Paris, që sot kanë kaluar numrin 500.

Ai theksoi se hapja me njerëzit, takimi me ta dhe dialogu, mbeten stacione të rëndësishme në rrugën e thirrjes së tyre në Islam.

Një përshëndetje e veçantë ishte edhe ajo e Abdullahut me prejardhje nga Vietnami, që tashmë është një musliman i përkushtuar dhe student i zellshëm i gjuhës angleze në një prej universiteteve në Britaninë e Madhe.

Në emër të pranishëmve, Myftiu falënderoi vizitorët dhe theksoi se shembulli i përhapjes në masë i Islamit në perëndim është thirrja më e qartë për shqiptarët që të jenë ambasadorët më të mirë të fesë së All-llahut në Evropë dhe kudo në botë.