Xhamia e Milanit, në prag të zbukurimit me minaren e shumëpritur

Që nga viti 2007, kur u inaugurua dhe deri më sot, xhamia e fshatit Milan/Rrasek në zonën e Postribës vazhdon të mbetet pa minare.

Për kushtet e kohës, kur u ndërtua, ishte një sihariq i madh për zonën. Por, përtej këtij fakt, interesimi i besimtarëve për plotësimin e xhamisë ishte i vazhdueshëm.

Duket se, pas shumë vitesh, momenti i shumëpritur për besimtarët dhe Myftininë e Shkodrës, ka mbërritur.

Një besimtar vendas, ka ofruar një shumë të konsiderueshme, që lejon fillimin e ndërtimit të minares së kësaj xhamie.

Për këtë, ditën e mërkurë, më 30 janar 2019, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari ishte në terren për të parë dhe diskutuar mundësitë e fillimit sa më shpejt të punimeve për minaren e xhamisë së Milanit.

Dëshira dhe lutjet janë që Ramazani i sivjetshëm ta gjejë xhaminë e tij fshati me minare. All-llahut të Madhëruar i lutemi të na japë mbarësi dhe sukses! Amin!