Hapet kursi i parë fetar në xhaminë e re të Ura e Bunës

Ditën e xhuma, më 25 janar 2019 përgjegjësi i arsimit pranë Myftinisë Shkodër, teologu Arben Halluni zhvilloi një takim më nxënësit e parë që janë regjistruar në kursin fetar të xhamisë së re tek Ura e Bunës, e përuruar para dy muajve.

Teologu Halluni gjatë një bisedë të shkurtër përgëzoi pjesëmarrjen e fëmijëve të lagjes “Iliria” në programin e mësim-besimit si dhe i nxiti të jenë të pranishëm vazhdimisht në këtë kurs të rëndësishëm fetar, i cili do të përçojë besimin islam, sjelljen e mirë dhe moralin e pastër. Ndër të tjera, teologu Halluni tha, se krahas procesit mësimor do të ketë organizime të ndryshme arsimore dhe argëtuese.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe mësuesi i përkushtuar i këtij kursi fetar, hoxhë Taksim Plori.