“Pakoja e Ramazanit”, ndihma për familjet në nevojë

Ditën e hënë, më 13 qershor 2016, Myftinia Shkodër ka nisur zbatimin e projektit “Pakoja e Ramazanit”, duke ndihmuar qindra familje besimtare në nevojë, në këto ditë të Ramazanit.

Në krye të zbatimit të këtij projekti, z. Lavdrim Hamja, ka sqaruar se këto ndihma janë përcaktuar për familjet në nevojë nga xhematet e xhamive të ndryshme të Shkodrës, në qytet e fshat dhe se ky projekt do të zbatohet në koordinim me imamët e xhamive tona.

Nëpërmjet këtij projekti, Myftinia Shkodër synon ardhjen në ndihmë të familjeve besimtare në nevojë, duke kontribuar për një muaj agjërimi sa më të mbarë e të lehtë.

Pas përfundimit të listave dhe plotësimit të pakove me ushqime, ka nisur sot zbatimi i këtij projekti bamirës, që do të vijojë gjatë gjithë muajit Ramazan.