Voton Myftiu i Shkodrës

Të dielën, më 25 prill 2021, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed B. Sytari ka mbërritur në shkollën e mesme artistike “Prenk Jakova” të qytetit për të ushtruar të drejtën e tij kushtetuese në zgjedhjet e përgjithshme.

Në një deklaratë për mediet pas votimit Myftiu ka pohuar se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit.
”Një ditë e bukur me diell ashtu sikurse janë lutjet tona në këtë ditë të bekuar të Ramazanit që të jetë e ardhmja e Shqipërisë sonë të shtrenjtë me plot diell, plot dritë, plot siguri, plot përparim dhe plot mirëqenie për njerëzit në përgjithësi. Votimi im sot është një detyrim moral, qytetar dhe një obligim kombëtar” -, tha ndër të tjera.
Më tej, Imam Muhamed B. Sytari i bëri thirrje që të gjithë qytetarët të dalin dhe ta kryejnë këtë obligim dhe detyrë që në fund te kthehet një mirësi dhe shpresë për familjet e tyre, fëmijët dhe të ardhmen e vendit tonë.

“Zoti e bekoftë Shkodrën, Shqipërinë dhe më zemër të mirë.” -, u shpreh Myfti i Shkodrës.