Myftiu priti thirrësin islam shqiptar në Amerikë, H. Burhan Fili

Paraditën e së xhumasë, më 24 shtator 2021, Myftiu i Shkodër, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt, thirrësin islam shqiptar me aktivitet të gjerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, H. Burhan Fili.

Gjatë takimit të ngrohtë, Myftiu falënderoi z. Fili për kontributet e mëdha në përhapjen e vlerave islame kudo nëpër botë, si një zë i urtë dhe i ekuilibruar, miqësor e mesatar, që bashkon dhe afron në mesin e besimtarëve, duke përhapur dritën e urtësisë islame, kudo e me këdo.

Nga ana e tij, H. Burhan Fili u shpreh i gëzuar për këtë vizitë dhe dha disa këshilla dhe udhëzime, që lidhen edhe me kujtimin e mirë të Hoxhës së madh shqiptar, H. Vehbi Sulejman Gavoçi, si dhe amanetet e tij për përhapjen e kësaj drite të pashuar islame në trojet shqiptare.

Dy bashkëbiseduesit folën edhe për vlerën e botimeve të reja dhe domoadoshmërinë e regjistrimit të gjurmëve të më të diturve në mesin tonë, që punuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë për të mirën e shoqërisë, fesë, atdheut e njerëzimit.