|
Urimi i myftiut tė Shkodrės, Imam Ndriēim Sulejmani
me rastin e hyrjes sė hėnės sė re tė muajit Ramazan 1428-2007
Tė dashur besimtarė muslimanė,
Tė nderuar qytetarė tė qarkut Shkodėr,
Edhe pak orė na ndajnė nga shfaqja e begatė e hėnės sė re tė muajit tė madhnueshėm tė Ramazanit, stinės sė mėshirės, faljes dhe begative hyjnore, me tė cilat All-llahu Fuqiplotė shpėrblen robėt e Tij, njerėzit qė besojnė nė Njėsinė e Tij dhe mėshirėn e pakufishme me tė cilėn i begaton ēdo ditė.
Edhe pak orė na ndajnė nga afrimi i teravisė sė parė, namazit tė dashurisė dhe lidhjes sė ngushtė me besimin dhe pėrkushtimin ndaj All-llahut, Krijuesit tė paqes dhe Mbrojtėsit tė robėve tė Tij qė ndėrtojnė paqen dhe urat e komunikimit ndėrnjerėzor me paqe.
Edhe pak orė na ndajnė nga afrimi i kohės sė syfyrit tė parė, nė tė cilin muslimanėt zgjohen pėr tu mbledhur nė sofrat e begatisė dhe bereqetit, pėr tė dalė mė pas nga shtėpitė e tyre drejt xhamive nė pėrgjigje tė thirrjes sė ezanit tė parė tė ditės sė parė tė agjėrimit.
Edhe pak orė na ndajnė nga momenti kulminant i afrimit tė iftarit, ku muslimanėt me zemra tė ngrohura besimtare dhe me duart e drejtuara nga lartėsitė e bardha, nė kėrkim tė mėshirės, faljes, rizkut dhe mirėqenies, gėzohen me sihariqin e pranimit tė agjėrimit tė tyre pėr hatrin dhe pėlqimin e All-llahut Mėshirėbėrės.
Motra dhe vėllezėr muslimanė,
Me rastin e hyrjes sė hėnės sė re tė kėtij muaji tė dėshmuar pėr begati dhe mirėsi, ju dėshiroj nga zemra mbarėsi dhe pėrkushtim nė marrėdhėnie me flladet e mėshirės, faljes dhe fitimit tė pėlqimit tė All-llahut, gjatė 30 ditėve tė kėtij muaji tė begatė.
Ramazani ėshtė muaji i Kuranit, Fjalės sė pandryshuar tė All-llahut Mėshirues, mundėsia mė e madhe pėr tė forcuar lidhjet me Librin e fesė tonė, prandaj le tė pėrkushtohemi me sa tė kemi mundėsi nė leximin, kuptimin dhe veprimin e mėsimeve tė tij, qė udhėzojnė drejt mė tė mirės, drejtėsisė, humanizmit, bamirėsisė etj.
Ramazani ėshtė muaji i faljes sė gabimeve tė tjetrit, mos ngurroni tė falni e tė pranoni faljen e tjetrit!
Ramazani ėshtė muaji i solidarizimit me vuajtjen dhe varfėrinė e tjetrit, mos ngurroni tė zbusni sadopak vuajtjet dhe varfėrinė e tjetrit!
Ramazani ėshtė muaji i lartėsimit tė fjalės sė All-llahut, mos ngurroni tė dėshmoni Islamin tuaj kudo qė tė jeni, nė shtėpi, nė shoqėri, nė ēdo mjedis, nė mėnyrė qė drita e muslimanit tė ndriēojė sa mė shumė shoqėrinė tonė!
Selamet, begatitė, mbarėsia dhe pėlqimi i All-llahut qofshin me ju nė ditėt e kėtij muaji dhe ato qė pasojnė!
Me gėzime dhe sihariqe Ramazanin!
Imam Ndriēim Sulejmani
myfti i qarkut Shkodėr
|