{"id":13410,"date":"2023-11-12T19:17:49","date_gmt":"2023-11-12T19:17:49","guid":{"rendered":"http:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=13410"},"modified":"2023-11-12T19:20:48","modified_gmt":"2023-11-12T19:20:48","slug":"interviste-e-myftiut-imam-muhamed-sytari-per-portalin-foldrejt-com","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=13410","title":{"rendered":"Intervist\u00eb e Myftiut Imam Muhamed Sytari p\u00ebr portalin foldrejt.com"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Intervist\u00eb e Myftiut Imam Muhamed Sytari p\u00ebr portalin foldrejt.com<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Si u b\u00ebre hoxh\u00eb? Ku lindi dashuria p\u00ebr fen\u00eb e Zotit?<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pavar\u00ebsisht faktit se un\u00eb kam lindur n\u00eb periudh\u00ebn, kur n\u00eb Shqip\u00ebri feja ishte e ndaluar me ligj; nuk kishte xhami, as medrese, as hoxhallar\u00eb e libra feje, prania e gjyshit tim, i biri i nj\u00eb oficeri besnik i Sulltanit, nipi i nj\u00eb hoxhe firm\u00ebtar p\u00ebr mosndarjen e trojeve shqiptare, ishte e mjaftueshme q\u00eb n\u00eb vesh\u00ebt e mi t\u00eb mos mungonin bekimet e p\u00ebrnatshme dhe shqiptimi i disa formulave jo t\u00eb zakonshme, q\u00eb me kalimin e koh\u00ebs do t\u00eb kuptoja se jan\u00eb lutje n\u00eb gjuh\u00ebn e Kur\u2019anit, me t\u00eb cilat Zoti m\u00eb t\u00ebrhiqte drejt dashnis\u00eb s\u00eb Tij dhe drejt nj\u00eb kaderi, sekretet e t\u00eb cilit do t\u00eb m\u00eb shfaqeshin vite e dekada m\u00eb pas!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas ceremonis\u00eb madh\u00ebshtore t\u00eb 16 n\u00ebntorit 1990, t\u00eb Xhamis\u00eb e Plumbit, aktiviteti i Bashk\u00ebsis\u00eb Islame t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (asokohe), nisi t\u00eb zhvillohej natyrsh\u00ebm, me \u00e7\u2019rast, edhe me miratimin e familjes, u b\u00ebra pjes\u00eb e grupit t\u00eb rinis\u00eb frekuentuese t\u00eb xhamis\u00eb. Ishin dit\u00eb t\u00eb paharrueshme, plot zell e entuziaz\u00ebm, q\u00eb i jepnin kuptim dit\u00ebve t\u00eb mia dhe, dashje pa dashje, form\u00ebsonin para syve t\u00eb mi lidhjen me besimin dhe fen\u00eb time dhe t\u00eb par\u00ebve t\u00eb mi!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ardhja n\u00eb Shkod\u00ebr e Hoxh\u00ebs ton\u00eb fam\u00ebmadh, H. Vehbi S. Gavo\u00e7i, q\u00eb i ngjante nj\u00eb reje t\u00eb bardh\u00eb e plot bekim q\u00eb ecte mbi tok\u00eb, ishte hapi i fundit, pas t\u00eb cilit, rruga drejt studimeve n\u00eb Damask t\u00eb Siris\u00eb, ishte ajo \u00e7far\u00eb ishte shkruar p\u00ebr mua dhe jet\u00ebn time! Ishte vera e vitit 1993, kur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb do t\u00eb udh\u00ebtoja drejt Damaskut&#8230;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Jam i bekuar nga Zoti i gjith\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr vitet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb jet\u00ebs, t\u00eb kaluara n\u00eb kryeqendr\u00ebn e civilizimeve bot\u00ebrore, n\u00eb shkoll\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe islame n\u00eb Lindjen e Mesme, n\u00eb djepin e urt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kryemyftiut t\u00eb Madh t\u00eb Siris\u00eb, Hoxh\u00ebs dhe Edukatorit ton\u00eb, H.T. Shejkh Ahmed Keftaro.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Cili \u00ebsht\u00eb roli dhe cilat jan\u00eb detyrat e hoxh\u00ebs n\u00eb komunitetin shqiptar?<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Hoxha duhet t\u00eb njoh\u00eb mir\u00eb gjuh\u00ebn e tij, shqipen; t\u00eb lexoj\u00eb historin\u00eb e vendit t\u00eb tij; t\u00eb njoh\u00eb kultur\u00ebn, etnografin\u00eb, politik\u00ebn dhe t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ruaj\u00eb ekuilibrat e fes\u00eb n\u00eb raport me krejt sa p\u00ebrmenda m\u00eb lart, duke q\u00ebndruar besnik i thirrjeve t\u00eb urta kur\u2019anore dhe traditave t\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb Allahut, n\u00eb raport me promovimin e toleranc\u00ebs, harmonis\u00eb dhe bashk\u00ebjetes\u00ebs n\u00eb diversitet, n\u00eb favor t\u00eb harmonis\u00eb komb\u00ebtare, pa toleruar aspak prekjen e dinjitetit dhe krenaris\u00eb s\u00eb tij legjitime!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Allahu i Madh\u00ebruar na ka falur shqiptar, me gjuh\u00ebn ton\u00eb i lutemi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb th\u00ebrrasim t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb drit\u00ebn e fes\u00eb islame, me \u00ebmb\u00eblsin\u00eb e saj shkruajm\u00eb librat dhe tekstet tona fetare, duke ruajtur me fanatiz\u00ebm legjitim identitetin ton\u00eb komb\u00ebtar, q\u00eb na b\u00ebn t\u00eb dallojm\u00eb n\u00eb mesin e komb\u00ebsive t\u00eb tjera, me t\u00eb cil\u00ebt bashk\u00ebpunojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah secili, detaje dhe ve\u00e7ori t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij, si\u00e7 urdh\u00ebron edhe n\u00eb Kur\u2019anin Fam\u00eblart\u00eb: \u201cO njer\u00ebz! N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Ne ju krijuam ju prej nj\u00eb mashkulli dhe nj\u00eb femre dhe ju b\u00ebm\u00eb popuj e fise, p\u00ebr ta njohur nj\u00ebri tjetrin. M\u00eb i nderuari prej jush tek Allahu \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb i frik\u00ebsohet m\u00eb shum\u00eb Atij. V\u00ebrtet, Allahu \u00ebsht\u00eb i Gjith\u00ebdijsh\u00ebm dhe p\u00ebr At\u00eb asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e fsheht\u00eb.\u201d \u2013 (El-Huxhurat: 13)<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Cilat jan\u00eb sfidat me t\u00eb cilat ballafaqohet nj\u00eb hoxh\u00eb n\u00eb koh\u00ebn moderne?<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ka sfida t\u00eb shumta, me t\u00eb cilat p\u00ebrballet nj\u00eb thirr\u00ebs islam, nj\u00eb hoxh\u00eb, sot n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, a kudo qoft\u00eb. E para \u00ebsht\u00eb, sfida e ruajtjes s\u00eb dinjitetit dhe p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij! Pra, t\u00eb mos harroj\u00eb asnj\u00ebher\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb dhe \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pastaj, t\u00eb punoj\u00eb me krejt forcat e tij p\u00ebr t\u00eb ruajtur ekuilibrat e teksteve fetare n\u00eb raport me arsyen e sh\u00ebndosh\u00eb, leximin e realitetit dhe gjetjen e kanaleve t\u00eb urt\u00ebsis\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave t\u00eb qarkulloj\u00eb l\u00ebnd\u00ebn kryesore t\u00eb thirrjes s\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i kuptuesh\u00ebm dhe p\u00ebr ta paraqitur fen\u00eb me aft\u00ebsi dhe urt\u00ebsi, larg interpretimeve t\u00eb ngushta e tekanjoze, nxitimit e padijes, q\u00eb shpesh b\u00ebhen shkak q\u00eb feja t\u00eb urrehet, t\u00eb keqinterpretohet e t\u00eb p\u00ebrdoret kund\u00ebr vet\u00eb fetar\u00ebve, besimtar\u00ebve dhe njer\u00ebzve n\u00eb mas\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">T\u00eb tjerat, jan\u00eb sfida t\u00eb natyrshme, me t\u00eb cilat duhet t\u00eb p\u00ebrballet me qet\u00ebsi e durim, duke ruajtur integritetin e tij, kufijt\u00eb e personalitetit dhe drit\u00ebn e asaj q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson me misionin q\u00eb bart mbi supe!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>\u00c7far\u00eb mendoni p\u00ebr dialogun dhe harmonin\u00eb nd\u00ebrfetare n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare?<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00cbsht\u00eb nj\u00eb proces i domosdosh\u00ebm n\u00eb ruajtjen e ekuilibrit n\u00eb shoq\u00ebri; p\u00ebr t\u00eb cilin duhet t\u00eb punojm\u00eb pa rezerva, si dhe t\u00eb ruhemi maksimalisht nga kushdo q\u00eb e keqp\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb proces p\u00ebr t\u00eb prishur ekuilibrat dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar situata t\u00eb pad\u00ebshiruara anarkike dhe p\u00ebr t\u00eb evituar fenomenin e trajtimit selektiv, q\u00eb shpesh e d\u00ebshmojm\u00eb n\u00eb sjelljet (e pap\u00ebrgjegjshme) t\u00eb politik\u00ebs me fen\u00eb n\u00eb trojet tona!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shum\u00eb prej jush keni d\u00ebgjuar a lexuar p\u00ebr Kart\u00ebn e Medines, marr\u00ebveshjen e Resulullahut (a.(s) me fiset jomuslimane, p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb harmoni e paqe me nj\u00ebri-tjetrin. \u201cKarta e Medines dhe pakti i n\u00ebnshkruar me t\u00eb krishter\u00ebt e Nexhranit dhe rrethinat e tij, si marr\u00ebveshja e Omerit m\u00eb von\u00eb, u garantonin qytetar\u00ebve nga ithtar\u00ebt e Librit nj\u00eb status t\u00eb privilegjuar n\u00eb shtetin islam. Profeti Muhammed (a.s) ua garantoi t\u00eb drejtat e tyre duke i konsideruar se jan\u00eb n\u00eb bes\u00ebn e Zotit dhe t\u00eb Muhammedit (a.s), t\u00eb D\u00ebrguarit t\u00eb Zotit&#8230;\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Aty theksohet duksh\u00ebm se: \u201cmysliman\u00ebt dhe hebrenjt\u00eb n\u00eb Medine, n\u00eb shtetin e Pofetit Muhammed (a.s), konsiderohen si nj\u00eb komb i vet\u00ebm: \u201cHebrenjt\u00eb e Benu Auf jan\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb nj\u00eb kombi bashk\u00eb me musliman\u00ebt. Hebrenjt\u00eb kan\u00eb fen\u00eb e tyre, kurse mysliman\u00ebt fen\u00eb e tyre&#8230;\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb Kart\u00eb, ceket qart\u00eb theksimi q\u00eb Islami i b\u00ebn pranimit t\u00eb diversitetit fetar&#8230;\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duke qen\u00eb se shqiptar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi jan\u00eb popull musliman, \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e tyre q\u00eb, p\u00ebrtej \u00e7do situate dhe \u00e7do tentative p\u00ebr t\u00eb ndryshuar ngjyresat e identitetit ton\u00eb fetar me \u00e7do kusht, t\u00eb ruajn\u00eb me fanatiz\u00ebm e krenari ekuilibrin e harmonis\u00eb nd\u00ebrfetare dhe respektimin e tjetrit dhe shenjt\u00ebrive t\u00eb tij, sikurse na urdh\u00ebron Kur\u2019ani dhe sikurse na m\u00ebson i D\u00ebrguari i Allahut me shembullin e tij personal!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb vjen nd\u00ebr mend Hoxha i nderuar shkodran, Hafiz Musa D\u00ebrguti (1888-1961), q\u00eb duke folur p\u00ebr persekutimin komunist ndaj tij, d\u00ebshmonte: \u201cM\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb (komunist\u00ebt) me fol\u00eb p\u00ebr priftin, dojn\u00eb me na p\u00ebr\u00e7a, e nes\u00ebr me than\u00eb se e pushkatuen priftin me d\u00ebshmit\u00eb e hoxhallar\u00ebve. U kam than\u00eb bani \u00e7ka t\u00eb doni, se at\u00eb pun\u00eb s\u2019e baj kurr\u00eb!\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pra, sot, e kemi p\u00ebr detyr\u00eb me e dasht\u00eb dhe me e respektuar nj\u00ebri-tjetrin, jo t\u00eb biem n\u00eb zhargonin primitiv t\u00eb nxit\u00ebsve t\u00eb urrejtjes n\u00eb skutat e err\u00ebta t\u00eb rrjeteve sociale, e ngjash\u00ebm me to!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb Kosov\u00eb besimtar\u00ebt praktikues t\u00eb Islamit po ballafaqohen me sfida t\u00eb shumta, q\u00eb nga ndalimi i vajzave me mbules\u00eb n\u00eb shkolla, mungesa e vendeve t\u00eb pun\u00ebs, paragjykimet nga shoq\u00ebria e t\u00eb tjera. Besoj q\u00eb me sfida t\u00eb tilla pak a shum\u00eb ballafaqohen edhe pjesa tjet\u00ebr e shqiptar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, Maqedoni t\u00eb Veriut e Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs. Si zgjidhje po shihet migrimi kryesisht n\u00eb vendet per\u00ebndimore. Sa mendoni se \u00ebsht\u00eb zgjidhje e duhur ky veprim, si dhe a \u00ebsht\u00eb m\u00eb leht\u00eb t\u00eb praktikohet Islami n\u00eb per\u00ebndimi se sa n\u00eb vendet tona?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Fillimisht, besoj se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e institucioneve tona fetare n\u00eb krejt trevat shqiptare, q\u00eb ta ngren\u00eb z\u00ebrin m\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb observator t\u00eb diskriminimit fetar dhe islamofobis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Prishtin\u00eb e n\u00eb Shkup, n\u00ebn drejtimin e bashk\u00ebsive tona islame, p\u00ebr t\u00eb mbik\u00ebqyrur \u00e7do rast, p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar \u00e7do shkelje flagrante dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur me \u00e7do mund\u00ebsi t\u00eb drejtat legjitime, q\u00eb shkelen aty-k\u00ebtu, n\u00eb hak t\u00eb individ\u00ebve t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb ton\u00eb fetare, kryesisht vajzave me hixhab! \u00cbsht\u00eb paradoks i madh dhe padrejt\u00ebsi e pafalshme kjo q\u00eb ka ndodhur n\u00eb vendet tona n\u00eb k\u00ebto tre dekada!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Bashk\u00ebsit\u00eb tona islame duhen fal\u00ebnderuar p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka q\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00eb ruajtjen e traditave dhe ekuilibrave n\u00eb vendet tona, porse duhet t\u00eb jen\u00eb edhe m\u00eb aktiv\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, Allahu i shp\u00ebrbleft\u00eb dhe i dhasht\u00eb mbar\u00ebsi!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Rinia jon\u00eb nuk ka pse t\u00eb largohet p\u00ebr shkak t\u00eb persekutimit fetar, madje, as duhet ta themi k\u00ebt\u00eb term (persekutim fetar), porse, n\u00eb raste t\u00eb shumta, po v\u00ebrejm\u00eb se aty-k\u00ebtu, dikush edhe largohet nga vendlindja e tij, i detyruar, p\u00ebr t\u00eb ruajtur dinjitetin, tabanin dhe identitetin e tij, kur sheh se, as qeveria, askush tjet\u00ebr nuk e mb\u00ebshtet n\u00eb nj\u00eb a disa prej t\u00eb drejtave t\u00eb tij themelore!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me kriz\u00ebn e vendeve n\u00eb tranzicion, larg vlerave qytet\u00ebruese dhe standardeve t\u00eb shoq\u00ebrive t\u00eb zhvilluara, ku njeriu respektohet p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjet e veta dhe nuk diskriminohet. K\u00ebsisoj, shohim se edhe n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb ka zyrtare me hixhab, edhe n\u00eb Kongresin Amerikan, edhe n\u00eb shum\u00eb prej kancelarive evropiane, n\u00eb administrat\u00eb, n\u00eb politik\u00eb, n\u00eb mjek\u00ebsi, n\u00eb shum\u00eb e shum\u00eb fusha t\u00eb jet\u00ebs, sepse n\u00eb bot\u00ebn e qytet\u00ebruar respektohet njeriu dhe aft\u00ebsia e tij, jo tendenca primitive dhe mesjetare e imponimit me dhun\u00eb, e kompleksit t\u00eb inferioritetit dhe e shkeljes s\u00eb t\u00eb drejtave legjitime t\u00eb njeriut!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kam frik\u00eb se, p\u00ebr faj t\u00eb papjekuris\u00eb politike (qofsha i gabuar), munges\u00ebs s\u00eb besimit n\u00eb Zot dhe nd\u00ebrgjegjes s\u00eb past\u00ebr, zhveshjes nga vlerat komb\u00ebtare dhe mbi t\u00eb gjitha, zhb\u00ebrjes s\u00eb Njeriut, n\u00eb sjelljen e shum\u00eb drejtuesve t\u00eb padenj\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, individi shqiptar arrin shpeshher\u00eb n\u00eb nj\u00eb konstatim q\u00eb e kam lexuar n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me shkrimtarin e madh Horhe Luis Borhes, q\u00eb thot\u00eb: \u201cN\u00eb vendin tim njer\u00ebzit jan\u00eb zvet\u00ebnuar nga politika. Do t\u00eb kisha dashur t\u00eb jetoja n\u00eb nj\u00eb vend ku nuk do t\u00eb kishte as dogana, as uniforma, as flamuj, as kazerma dhe as kisha, pra, n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku nuk ka dallime midis vendeve, ku pasaporta nuk njihet dhe ku mosbesimi nuk ekziston. Por e di se n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb, kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb iluzion.\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Zhg\u00ebnjimi nga i joti \u00ebsht\u00eb i tmerrsh\u00ebm, i pafalsh\u00ebm, shkat\u00ebrrimtar!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Mysliman\u00ebt ishin t\u00eb par\u00ebt n\u00eb shum\u00eb sfera t\u00eb jet\u00ebs, ku tashm\u00eb kan\u00eb ngecur prapa. Cilat jan\u00eb shkaqet q\u00eb ndodhi kjo p\u00ebrmbysje?<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ka nj\u00eb shprehje t\u00eb urt\u00eb q\u00eb e kam d\u00ebgjuar nga nj\u00eb mik i mir\u00eb, q\u00eb nuk jeton m\u00eb, vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, q\u00eb m\u00eb thoshte: \u201cI dashtuni Muhamed, nuk shkohet n\u00eb xhami me abdesin e gjyshit!\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb momentin q\u00eb i k\u00ebndojm\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebs dhe personazheve t\u00eb saj, duke mos respektuar hart\u00ebn e p\u00ebrzgjedhur prej tyre p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb majat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb zhvillimit dhe civilizimit, patjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb humbim rrug\u00ebn dhe kushedi n\u00eb \u00e7far\u00eb labirinthesh do t\u00eb hyjm\u00eb, duke humbur koh\u00ebn, jet\u00ebn dhe lidhjen reale me historin\u00eb dhe d\u00ebshmit\u00eb e lavdis\u00eb!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Zoti nuk i ndryshon ligjet e Tij p\u00ebr hatrin e tekave tona t\u00eb s\u00ebmura!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ndoshta e keni lexuar rastin, kur Hz. Omeri hyri nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb xhamin\u00eb e t\u00eb D\u00ebrguarit dhe gjeti nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb ri q\u00eb ishte k\u00ebrrusur n\u00eb lutje. I habitur e pyeti s\u00eb \u00e7far\u00eb b\u00ebnte n\u00eb xhami n\u00eb at\u00eb orar (nuk ishte koha e faljes s\u00eb namazit). I riu i tha se e kishin mbuluar hallet dhe po lutej. Hz. Omeri e udh\u00ebzoi t\u00eb dilte e t\u00eb punonte, duke i th\u00ebn\u00eb se nga qielli nuk bie as flori, as argjend!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">T\u00eb par\u00ebt, nuk e ngat\u00ebrronin p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb arritur m\u00eb t\u00eb lart\u00ebn, me hisen e adhurimeve n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb e tyre. Ishin t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm q\u00eb \u00e7do frym\u00eb e tyre t\u00eb ishte n\u00eb rrug\u00ebn e fitimit t\u00eb p\u00eblqimeve t\u00eb Allahut, Atij i mb\u00ebshteteshin, punonin fort dhe luteshin p\u00ebr sukses!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Po dal n\u00eb nj\u00eb tem\u00eb tjet\u00ebr. Po e shohim \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb Gaza sot, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb mysliman\u00ebt p\u00ebr t\u2019i ndihmuar ata?<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gaza (Palestina, thuaj) jan\u00eb sot, d\u00ebshmia m\u00eb e madhe reale e prishjes s\u00eb ekuilibrave mbi tok\u00eb! Standardet e dyfishta n\u00eb trajtimin e k\u00ebsaj barbarie t\u00eb pashembullt, q\u00eb nuk ka nisur para nj\u00eb muaji, por q\u00eb e ka origjin\u00ebn shum\u00eb dekada m\u00eb par\u00eb dhe, q\u00eb ve\u00e7 ka prodhuar shkat\u00ebrrim dhe krime \u00e7njer\u00ebzore mbi at\u00eb tok\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb dhe njer\u00ebzit e pafajsh\u00ebm, jan\u00eb maja e ajsbergut, ku p\u00ebrplasen krejt mendimet e bot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, tekstet e shenjta, p\u00ebrpjekjet e qytet\u00ebruara dhe humanizmi!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pushtimet e padrejta t\u00eb \u00e7do p\u00ebll\u00ebmbe toke, kudo qoft\u00eb, jan\u00eb t\u00eb d\u00ebnueshme n\u00eb Islam, nuk i pranon logjika e sh\u00ebndosh\u00eb njer\u00ebzore dhe i refuzon pa asnj\u00eb hezitim!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Vrasja dhe bombardimi i spitaleve, xhamive, kishave, qendrave sociale, vendbanimeve masive e ngjash\u00ebm, jan\u00eb krime lufte t\u00eb d\u00ebnueshme, q\u00eb nuk mund t\u00eb jen\u00eb kurr\u00eb ve\u00e7ori t\u00eb shoq\u00ebrive t\u00eb zhvilluara e t\u00eb civilizuara; ato jan\u00eb d\u00ebshmi e ligjeve t\u00eb xhungl\u00ebs, ku dominon e drejta e forc\u00ebs, jo forca e drejt\u00ebsis\u00eb!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Detyra e besimtarit, \u00ebsht\u00eb t\u00eb lutet, t\u00eb sensibilizohet maksimalisht me t\u00eb prekurit dhe ata q\u00eb e vuajn\u00eb k\u00ebt\u00eb katastrof\u00eb dhe barbari, t\u00eb bojkotoj\u00eb \u00e7do form\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb k\u00ebsaj filozofie vrastare dhe shkat\u00ebrrimtare p\u00ebr tok\u00ebn dhe njeriun, si dhe t\u00eb kontribuoj\u00eb me sa t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi n\u00eb \u00e7do form\u00eb legjitime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, q\u00eb e tejkalon kufirin e fes\u00eb, kombit, krahin\u00ebs a nj\u00eb rajoni t\u00eb caktuar! P\u00ebrndryshe, do t\u00eb ishim njer\u00ebzim i s\u00ebmur\u00eb!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Mediat po akuzohen n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn se po raportojn\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm p\u00ebr konfliktin n\u00eb Lindjen e Mesme. Me aq sa keni par\u00eb ju n\u00eb mediat vendore dhe t\u00eb huaja, a ka raportim t\u00eb drejt\u00eb nga mediat p\u00ebr situat\u00ebn atje?<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Tashm\u00eb, mbar\u00eb bota \u00ebsht\u00eb sensibilizuar dhe e ka par\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn me sy! Gjethet e fikut kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dhe e v\u00ebrteta ka dal\u00eb lakuriq para syve t\u00eb mbar\u00eb njer\u00ebzimit! Kudo, n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb globit, njer\u00ebzit jan\u00eb ngritur p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar paqe dhe drejt\u00ebsi p\u00ebr Palestin\u00ebn martire. A ka vend t\u00eb pyesim tashm\u00eb se si q\u00ebndrojn\u00eb mediat me raportimin e k\u00ebsaj lufte, kur sa e sa gazetar\u00ebve q\u00eb raportonin nga terreni, i doli na pah g\u00ebnjeshtra?!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Jemi n\u00eb fund t\u00eb vitit 2023 dhe t\u00eb d\u00ebgjosh dhe t\u00eb shoh\u00ebsh se n\u00eb harkun e nj\u00eb muaji jan\u00eb shfarosur mbi dhjet\u00eb mij\u00eb vet\u00eb, n\u00eb mesin e t\u00eb cil\u00ebv\u00eb mij\u00ebra f\u00ebmij\u00eb e foshnje, sa e sa familje jan\u00eb shuar totalisht, lagje t\u00eb t\u00ebra jan\u00eb kthyer n\u00eb g\u00ebrmadha, por jo vet\u00ebm; kjo do t\u00eb thot\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me gjenocid t\u00eb hapur dhe me shkelje flagrante t\u00eb \u00e7do ligji t\u00eb shenjt\u00eb e njer\u00ebzor! Pra, njer\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb totale!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>P\u00ebr fund. Cili \u00ebsht\u00eb mesazhi i juaj p\u00ebr rinin\u00eb shqiptare?<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mesazhi im, \u00ebsht\u00eb q\u00eb secili t\u00eb shoh\u00eb veten n\u00eb pasqyr\u00ebn e udh\u00ebzimit hyjnor, t\u00eb respektoj\u00eb koh\u00ebn, ta shfryt\u00ebzoj\u00eb at\u00eb, t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn prej asaj q\u00eb di t\u00eb b\u00ebj\u00eb, duke u p\u00ebrpjekur pa toleranc\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur p\u00ebrsosm\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb secili individ i vlefsh\u00ebm p\u00ebr veten, familjen, shoq\u00ebrin\u00eb, kombin dhe mbar\u00eb njer\u00ebzin\u00eb, sepse, sikurse e lexojm\u00eb edhe n\u00eb hadith: \u201cKrejt krijesat jan\u00eb nevojtare t\u00eb Allahut dhe m\u00eb i dashuri i tyre p\u00ebr T\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i dobishmi i tyre p\u00ebr ta! \u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">T\u00eb marrim shembull n\u00eb djemt\u00eb e rinj t\u00eb sures \u201cEl-Kehf\u201d, p\u00ebr t\u00eb jetuar me dinjitet, p\u00ebr t\u00eb punuar me ndershm\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb promovuar besimin, past\u00ebrtin\u00eb, moralin, m\u00ebshir\u00ebn, virtytet, dijen, solidaritetin, p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb, bujarin\u00eb, bamir\u00ebsin\u00eb dhe krejt cil\u00ebsit\u00eb e lavd\u00ebruara n\u00eb tekstet tona fetare, prej ku marrim frym\u00ebzimin e duhur dhe t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb \u00e7do dit\u00eb m\u00eb mir\u00eb, m\u00eb lart e m\u00eb t\u00eb realizuar sesa dita q\u00eb lam\u00eb pas!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Imam Muhamed B. Sytari<\/strong><br \/>\n<em>Myfti i Zon\u00ebs Shkod\u00ebr<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>Shkod\u00ebr, m\u00eb 11\/11\/2023<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<div class=\"mh-excerpt\"><p>Intervist\u00eb e Myftiut Imam Muhamed Sytari p\u00ebr portalin foldrejt.com Si u b\u00ebre hoxh\u00eb? Ku lindi dashuria p\u00ebr fen\u00eb e Zotit? Pavar\u00ebsisht faktit se un\u00eb kam lindur n\u00eb periudh\u00ebn, kur n\u00eb Shqip\u00ebri feja ishte e ndaluar <a class=\"mh-excerpt-more\" href=\"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=13410\" title=\"Intervist\u00eb e Myftiut Imam Muhamed Sytari p\u00ebr portalin foldrejt.com\">[&#8230;]<\/a><\/p>\n<\/div>","protected":false},"author":1,"featured_media":13411,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"class_list":["post-13410","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13410","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13410"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13410\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13414,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13410\/revisions\/13414"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/13411"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13410"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13410"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13410"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}