{"id":144,"date":"2016-03-18T22:13:35","date_gmt":"2016-03-18T22:13:35","guid":{"rendered":"http:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=144"},"modified":"2016-04-18T22:15:06","modified_gmt":"2016-04-18T22:15:06","slug":"ja-resulall-llah-e-kam-gjuhen-e-mprehte-me-familjen-time","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=144","title":{"rendered":"\u201cJa Resulall-llah, e kam gjuh\u00ebn e mpreht\u00eb me familjen time\u2026\u201d"},"content":{"rendered":"<p class=\"style13\" style=\"text-align: justify;\">T\u00eb gjitha fal\u00ebnderimet e plota dhe madh\u00ebshtia absolute i takojn\u00eb vet\u00ebm All-llahut, Zotit t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb bot\u00ebve, i Cili urdh\u00ebron n\u00eb Kur\u2019anin Fam\u00eblart\u00eb: \u201cKush b\u00ebn ndonj\u00eb t\u00eb keqe ose e ngarkon veten, pastaj k\u00ebrkon falje tek All-llahu, ai e gjen All-llahun fal\u00ebs dhe m\u00ebshirues.\u201d<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1102.html#_ftn1\">[1]<\/a><\/p>\n<p>Salavatet dhe selamet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta ia d\u00ebrgojm\u00eb sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb dhe n\u00eb \u00e7do dit\u00eb t\u00eb jet\u00ebs ton\u00eb, zot\u00ebris\u00eb s\u00eb bijve t\u00eb Ademit, Hz. Muhammedit (a.s), q\u00eb u d\u00ebrgua m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha krijesat. Transmetohet se Ibni Omeri (r.a) ka th\u00ebn\u00eb: \u201cIa kemi num\u00ebruar Resulull-llahut (a.s) n\u00eb nj\u00eb ndenje t\u00eb vetme nj\u00ebqind her\u00eb shprehjen: Rabbigfir li ve tub alejje inneke entet-Tevvaburr-Rrahim<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1102.html#_ftn2\">[2]<\/a>\u201d<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1102.html#_ftn3\">[3]<\/a><\/p>\n<p><strong><em>T\u00eb nderuar v\u00ebllez\u00ebr besimtar\u00eb,<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Jav\u00ebn q\u00eb shkoi fol\u00ebm mbi kuptimet e namazit dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka thellimi n\u00eb kuptimin e udh\u00ebzimeve t\u00eb fes\u00eb islame, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos keqp\u00ebrdorim argumentet e saj dhe mos ta jetojm\u00eb mrekullin\u00eb e besimit vet\u00ebm si shfaqje e jashtme dhe l\u00ebvizje mekanike pa shpirt, pa arsyetim, pa largpam\u00ebsi e but\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jemi urdh\u00ebruar ta p\u00ebrdorim n\u00eb \u00e7do gj\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, dua t\u00eb ndalem n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr argument, n\u00eb rrug\u00ebn e lart\u00ebsimit t\u00eb njeriut n\u00eb grad\u00ebn e k\u00ebrkimit falje nga Zoti i gjith\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr gabimet dhe gjynahet e ndryshme, q\u00eb b\u00ebn n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>Po, t\u00eb dashurit e mi, sepse t\u00eb k\u00ebrkosh falje nga Zoti i gjith\u00ebsis\u00eb, n\u00eb vetmin\u00eb t\u00ebnde, n\u00eb ve\u00e7imin t\u00ebnd me All-llahun e Madh\u00ebruar, \u00ebsht\u00eb grad\u00eb e lart\u00eb besimi, q\u00eb nuk e arrin kushdo, sidomos ai q\u00eb e n\u00ebnvleft\u00ebson si veprim!<\/p>\n<p>T\u2019i k\u00ebrkosh falje Zotit t\u00ebnd, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej grad\u00ebve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb besimit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb e lart\u00eb p\u00ebrul\u00ebsie dhe bindjeje ndaj All-llahut, q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq v\u00ebmendjen sa her\u00eb gabon a devijon n\u00eb jet\u00eb, p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb origjin\u00eb, n\u00eb udh\u00ebzim, n\u00eb \u201csiratul-mustekim\u201d! (Dikush gabon e b\u00ebn gjynahe n\u00eb vazhdim\u00ebsi dhe ndjehet i lumtur n\u00eb batakun e s\u00eb keqes, teksa zemra e tij njolloset pafund\u00ebsisht nga e zeza e gjynahut, deri n\u00eb nj\u00eb moment, kur zezohet dhe gjynahu i b\u00ebhet natyr\u00eb, tradit\u00eb, kultur\u00eb!? At\u00eb nuk ka kush ta shp\u00ebtoj\u00eb nga kthetrat e gjynaheve, p\u00ebrve\u00e7 m\u00ebshir\u00ebs s\u00eb All-llahut e but\u00ebsis\u00eb s\u00eb Tij ndaj krijesave t\u00eb Tij!)<\/p>\n<p>D\u00ebgjoni me v\u00ebmendje k\u00ebt\u00eb ngjarje, ju d\u00ebgjoft\u00eb zemra dhe mendja!<\/p>\n<p>Tregon Ali ibn Rebia: M\u00eb mori me vete Ali ibn Ebi Talibi (r.a) dhe ec\u00ebm deri n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb caktuar, ku ngriti kok\u00ebn e tij nga qielli dhe tha: \u201cAll-llahummegfir li dhunubi, innehu la jagfirudh-dhunube ehadun gajruke.\u201d<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1102.html#_ftn4\">[4]<\/a> Pastaj u kthye nga un\u00eb dhe qeshi. I thash\u00eb: O prij\u00ebs i besimtar\u00ebve, i k\u00ebrkove falje Zotit t\u00ebnd dhe u solle nga un\u00eb duke qeshur? Tha: Nj\u00eb her\u00eb, m\u00eb mori Resulull-llahu me vete dhe ec\u00ebm deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, ku ngriti kok\u00ebn nga qielli dhe tha: All-llahummegfir li dhunubi, innehu la jagfirudh-dhunube ehadun gajruke.\u201d Pastaj u kthye nga un\u00eb dhe qeshi. I thash\u00eb: O i d\u00ebrguar i All-llahut, i k\u00ebrkove falje Zotit t\u00ebnd dhe u solle nga un\u00eb duke qeshur? Tha: \u201cQesha nga e qeshura e Zotit tim, nga habia e Tij p\u00ebr robin e Tij, i cili e di se askush nuk i fal gjynahet p\u00ebrve\u00e7 Tij!\u201d<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1102.html#_ftn5\">[5]<\/a><\/p>\n<p>Pra, ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb dijm\u00eb dhe t\u00eb kuptojm\u00eb se gabimet a rr\u00ebshqitjet e ndryshme q\u00eb b\u00ebjm\u00eb n\u00eb jet\u00eb, nuk ka njeri, melek a xhin n\u00eb bot\u00eb q\u00eb t\u00eb na i fal\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 Krijuesit t\u00eb gjith\u00ebsis\u00eb! Njeriu nuk ia fal njeriut gabimet e gjynahet! Njeriu ia b\u00ebn hallall tjetrit dhe ia fal gabimin n\u00eb hak t\u00eb tij, por nuk ka aft\u00ebsi dhe mund\u00ebsi t\u00eb fal\u00eb gjynahun, t\u00eb fshij\u00eb gjurm\u00ebn dhe t\u00eb keqen e tij, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn njeriu mund t\u00eb pendohet, p\u00ebr t\u00eb mos e p\u00ebrs\u00ebritur m\u00eb! Sepse njeriu \u00ebsht\u00eb i kufizuar, \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl, \u00ebsht\u00eb i dob\u00ebt! As profet\u00ebt nuk kan\u00eb aft\u00ebsin\u00eb dhe mund\u00ebsin\u00eb e faljes s\u00eb gabimeve a gjynaheve t\u00eb krijesave t\u00eb Zotit! Absolutisht, jo! As sahab\u00ebt, as tabiin\u00ebt, as dijetar\u00ebt e m\u00ebdhenj, as myftiler\u00ebt, as Shejkhul-Islam\u00ebt, askush n\u00eb bot\u00eb! Kurr\u00ebsesi! Nuk ka logjik\u00eb, nuk ka kuptim!<\/p>\n<p>Prandaj, t\u00eb kuptosh se vet\u00ebm Zoti, mund t\u00eb ta fal\u00eb gabimin dhe t\u00eb ta ndreq\u00eb zemr\u00ebn, ta udh\u00ebzoj\u00eb mendjen dhe ta drejtoj\u00eb moralin t\u00ebnd, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grad\u00eb e lart\u00eb besimi, q\u00eb jo kushdo e ka rizk!<\/p>\n<p><strong><em>T\u00eb dashur t\u00eb pranish\u00ebm,<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Ka njer\u00ebz sot, q\u00eb e neglizhojn\u00eb istigfarin (k\u00ebrkimin e faljes nga Zoti), e b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb kalimtare e pa r\u00ebnd\u00ebsi. P\u00ebr \u00e7do gj\u00eb t\u00eb gabuar q\u00eb b\u00ebjn\u00eb, po iu k\u00ebrkua llogari, menj\u00ebher\u00eb thon\u00eb: \u201cNa fal Zoti, na fal, nuk ka problem!\u201d<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Zoti na fal, p\u00ebr \u00e7do gabim e gjynah, p\u00ebrve\u00e7 shirkut, por njeriu nuk duhet t\u00eb abuzoj\u00eb me gjynahet dhe gabimet e tij n\u00ebn justifikimin se Zoti fal!<\/p>\n<p>\u201cPije nj\u00eb got\u00eb, se t\u00eb fal Zoti!\u201d, \u201cZbuloji hiret se \u00ebsht\u00eb moda dhe flasin njer\u00ebzit, se fal Zoti!\u201d, \u201cMos agj\u00ebro se kemi nj\u00eb takim me r\u00ebnd\u00ebsi, se fal Zoti, e z\u00ebvend\u00ebson nj\u00eb dit\u00eb tjet\u00ebr!\u201d, \u201cMos jep zekat, se \u00ebsht\u00eb kriz\u00eb ekonomike e duhet t\u00eb ruash, se t\u00eb fal Zoti!\u201d, \u201cFole ndonj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb ndyt\u00eb, b\u00ebhu burr\u00eb, se t\u00eb fal Zoti!\u201d, \u201cEja n\u00eb party, je akoma i ri, se t\u00eb fal Zoti!\u201d, \u201cMbete t\u00ebr\u00eb dit\u00ebn n\u00eb xhami! Rri ndonj\u00eb dit\u00eb pa u fal\u00eb, se t\u00eb fal Zoti!\u201d, \u201cMos e l\u00ebr pa shtru ver\u00eb e birr\u00eb n\u00eb das\u00ebm, se i mbet hatri njer\u00ebzve, se t\u00eb fal Zoti. Mos u korit!\u201d, \u201cB\u00ebje k\u00ebt\u00eb e b\u00ebje at\u00eb, se t\u00eb fal Zoti!\u201d, e sa e sa justifikime e arsyetime t\u00eb tilla t\u00eb s\u00ebmura d\u00ebgjojm\u00eb dit\u00eb pas dite n\u00eb realitetet tona!?<\/p>\n<p>Natyrsh\u00ebm q\u00eb Zoti fal! Natyrsh\u00ebm q\u00eb nuk e humbim shpres\u00ebn n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn dhe faljen e Tij! Por, mbi t\u00eb gjitha, duhet t\u00eb kontrollojm\u00eb ritmin e zemr\u00ebs dhe ecurin\u00eb e nefsit n\u00eb rrug\u00ebn e udh\u00ebzimit, jo t\u00eb jetojm\u00eb pa bosht, pa identitet, pa nj\u00eb drejtim!<\/p>\n<p>Muslimani nuk konsumon alkool! Muslimani nuk shoq\u00ebrohet me femra t\u00eb huaja! Muslimani nuk e ha mishin e derrit! Muslimani nuk vjedh! Muslimani nuk \u00ebsht\u00eb imoral! Muslimani nuk i b\u00ebn shirk All-llahut; dmth, nuk beson te mrekullib\u00ebrja e gurit a e drurit, as te shenjt\u00ebria e njeriut a mrekullib\u00ebrja e tij, kushdo qoft\u00eb ai (edhe vet\u00eb profet\u00ebt e Zotit), VET\u00cbM tek All-llahu i Madh\u00ebruar dhe vet\u00ebm me lejen dhe p\u00ebrcaktimin e Tij!<\/p>\n<p>Vet\u00ebm Zoti fal, Ai i b\u00ebn mrekullit\u00eb n\u00eb Duart e t\u00eb d\u00ebrguarve t\u00eb Tij, misioni dhe shfaqja e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb mbyllur me Hz. Muhammedin (a.s)! Muslimani nuk g\u00ebnjen! Nj\u00ebmij\u00eb Hz. Isa, Hz. Musa e Hz. Pejgamber, t\u00eb mblidhen e t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb ngjallin nj\u00eb t\u00eb vdekur, q\u00eb nuk e ka lejuar a paracaktuar All-llahu, nuk e b\u00ebjn\u00eb, nuk e ngjallin! K\u00ebshtu na kan\u00eb m\u00ebsuar vet\u00eb ata. \u00c7do gj\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me lejen e Zotit, duke ia treguar e d\u00ebshmuar njer\u00ebzve, duke i udh\u00ebzuar drejt Tij!<\/p>\n<p>Mos u g\u00ebnjeni nga t\u00eb tjer\u00ebt! Mos toleroni t\u2019jua prishin marr\u00ebdh\u00ebnien me Zotin dhe fen\u00eb, sepse ai q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq p\u00ebr dore drejt harameve me justifikimin se \u201cZoti fal\u201d, n\u00eb fakt nuk e b\u00ebn se d\u00ebshiron faljen t\u00ebnde; ai po t\u00eb t\u00ebrheq drejt devijimit dhe prishjes s\u00eb bes\u00ebs! Kujdes t\u00eb madh me f\u00ebmij\u00ebt dhe rinin\u00eb, All-llahu ju b\u00ebft\u00eb mburoj\u00eb nga shejtani dhe partizan\u00ebt e tij besnik\u00eb, q\u00eb sa t\u00eb shumt\u00eb jan\u00eb sot!<\/p>\n<p><strong><em>T\u00eb dashurit e mi,<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Sahabiu Ebu Hurejra (r.a) tregon se Resulull-llahu (a.s) transmeton nga Zoti i tij<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1102.html#_ftn6\">[6]<\/a>, q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb: \u201cNj\u00eb person b\u00ebri nj\u00eb gjynah dhe tha: O Zot ma fal mua gjynahun tim! I Madh\u00ebruari tha: \u201cRobi im b\u00ebri nj\u00eb gjynah dhe e diti se ka nj\u00eb Zot q\u00eb e fal gjynahun dhe q\u00eb nd\u00ebshkon p\u00ebr t\u00eb!\u201d Pastaj, ai person s\u00ebrish b\u00ebri gjynah dhe tha: O Zot ma fal mua gjynahun tim!\u201d I Madh\u00ebruari tha: \u201cRobi im b\u00ebri nj\u00eb gjynah dhe e diti se ka nj\u00eb Zot q\u00eb e fal gjynahun dhe q\u00eb nd\u00ebshkon p\u00ebr t\u00eb!\u201d Pastaj, ai person s\u00ebrish b\u00ebri gjynah dhe tha: O Zot ma fal mua gjynahun tim!\u201d I Madh\u00ebruari tha: \u201cRobi im b\u00ebri nj\u00eb gjynah dhe e diti se ka nj\u00eb Zot q\u00eb e fal gjynahun dhe q\u00eb nd\u00ebshkon p\u00ebr t\u00eb! Vepro \u00e7\u2019t\u00eb duash<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1102.html#_ftn7\">[7]<\/a> se t\u00eb kam falur!\u201d<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1102.html#_ftn8\">[8]<\/a><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb madh\u00ebshtia e faljes s\u00eb All-llahut! Njeriu gabon, rr\u00ebshqet, harron, b\u00ebn gjynah, por, n\u00eb momentin e par\u00eb q\u00eb nd\u00ebrgjegja nis dhe e vret, ai k\u00ebrkon falje dhe pendohet! K\u00ebt\u00eb njeri, Zoti e do, e pranon, e fal, e m\u00ebshiron! Besimtari i vendosur, nuk kthehet m\u00eb n\u00eb gabimin, p\u00ebr t\u00eb cilin ka k\u00ebrkuar falje! Por, ndodh q\u00eb kthehet dhe s\u00ebrish k\u00ebrkon falje! Ai jeton n\u00eb nj\u00eb luhatje t\u00eb madhe. Gabon, pendohet, s\u00ebrish gabon e gabon e s\u00ebrish k\u00ebrkon falje dhe pendohet; All-llahu me m\u00ebshir\u00ebn e Tij, e fal!<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, t\u00ebr\u00eb ky proces, nga gabimi tek falja dhe ndjenja e \u00e7lirimit nga faji, d\u00ebshmon lart\u00ebsimin e besimtarit n\u00eb grad\u00ebn e meritimit t\u00eb faljes dhe m\u00ebshir\u00ebs s\u00eb All-llahut t\u00eb Madh\u00ebruar!<\/p>\n<p><strong><em>T\u00eb dashur t\u00eb pranish\u00ebm,<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij mesazhi t\u00eb p\u00ebrjavsh\u00ebm, dua t\u00eb ftoj veten dhe ju, q\u00eb ta shtojm\u00eb istigfarin n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb; t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb falje. Edhe kur mendojm\u00eb se nuk kemi gabuar, sepse shtimi i istigfarit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj p\u00ebrmendjeje e All-llahut, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb lavd\u00ebruarat dhe t\u00ebrheq\u00ebse e mbar\u00ebsis\u00eb dhe mir\u00ebsis\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb!<\/p>\n<p>Tregon sahabiu Hudhejfe (r.a): Iu ankova Resulull-llahut (a.s) p\u00ebr gjuh\u00ebn time t\u00eb mpreht\u00eb. M\u00eb tha: \u201cKu je me istigfarin? Un\u00eb i k\u00ebrkoj falje All-llahut 100 her\u00eb n\u00eb dit\u00eb!\u201d<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1102.html#_ftn9\">[9]<\/a>(N\u00eb nj\u00eb transmetim tjet\u00ebr: Erdha tek profeti (a.s) dhe i thash\u00eb: Ja Resulall-llah, e kam gjuh\u00ebn e mpreht\u00eb me familjen time dhe kam frik\u00eb se do m\u00eb shpjer\u00eb n\u00eb xhehnem\u2026)<\/p>\n<p>Shtimi i istigrafit n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se jemi nj\u00eb brez, q\u00eb e duam All-llahun dhe druhemi t\u00eb na mashtroj\u00eb nefsi drejt asaj q\u00eb Atij nuk i p\u00eblqen prej nesh! Kjo do t\u00eb thot\u00eb se, shtimi i istigfarit, d\u00ebshmon p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri besimtare, t\u00eb cil\u00ebs i vijn\u00eb t\u00eb mirat nga Zoti prej nga nuk pritet\u2026 Dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmon m\u00eb s\u00eb miri Kur\u2019ani Fam\u00eblart\u00eb, teksa na tregon insistimin e Hz. Nuhut (a.s) me popullin e tij: [Un\u00eb u thash\u00eb: \u201cK\u00ebrkoni falje Zotit tuaj, se Ai v\u00ebrtet\u00eb fal\u00eb shum\u00eb; Ai ju l\u00ebshon nga qielli shi me boll\u00ebk, ju shumon pasurin\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt, ju b\u00ebn t\u00eb keni kopshte dhe ju jep lumenj.\u201d]<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1102.html#_ftn10\">[10]<\/a><\/p>\n<p>T\u00eb \u00ebsht\u00eb ngushtuar rizku? Shtoje istigfarin!<br \/>\nAnkon sjelljen t\u00ebnde jonormale? Shtoje istigfarin!<br \/>\nKa that\u00ebsir\u00eb? Ejani t\u00eb shtojm\u00eb istigfarin!<br \/>\nAnkon arroganc\u00ebn e gruas, kok\u00ebfort\u00ebsin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve, \u00e7\u2019ekuilibrimin e nervave tuaja? Shtoni istigfarin!<br \/>\n\u201cKu je me istigfarin? Un\u00eb i k\u00ebrkoj falje All-llahut 100 her\u00eb n\u00eb dit\u00eb!\u201d<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1102.html#_ftn11\">[11]<\/a><\/p>\n<p>E, natyrsh\u00ebm, un\u00eb nuk do ju them: Po ne, sa her\u00eb duhet t\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb falje All-llahut n\u00eb dit\u00eb?&#8230;<\/p>\n<p class=\"text-right\" style=\"text-align: right;\"><strong>Imam Muhamed B. Sytari<br \/>\n<\/strong><em>Myfti i Zon\u00ebs Shkod\u00ebr<\/p>\n<p>(Hytbe e mbajtur n\u00eb xhamin\u00eb e Plumbit)<br \/>\nShkod\u00ebr, m\u00eb 18 mars 2016.<br \/>\n<\/em><\/p>\n<hr \/>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1102.html#_ftnref1\">[1]<\/a> Kur\u2019ani, En-Nisa: 110.<br \/>\n<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1102.html#_ftnref2\">[2]<\/a> N\u00eb shqip: \u201cO Zot m\u00eb fal mua dhe pranoje pendimin tim, v\u00ebrtet\u00eb Ti je pranues i pendimit dhe M\u00ebshir\u00ebb\u00ebr\u00ebs.\u201d<br \/>\n<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1102.html#_ftnref3\">[3]<\/a> Transmetuar nga Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, nga Ibni Omer (r.a).<br \/>\n<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1102.html#_ftnref4\">[4]<\/a> N\u00eb shqip: \u201cO Zot m\u2019i fal gjynahet e mia, p\u00ebrve\u00e7 Teje askush nuk i fal gjynahet.\u201d<br \/>\n<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1102.html#_ftnref5\">[5]<\/a> Transmetuar nga Ibn Ebi Shejbe dhe Ibn Menia, nga Ali ibn Rebia (r.a).<br \/>\n<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1102.html#_ftnref6\">[6]<\/a> N\u00eb hadithin kudsi. (Sh\u00ebnim imi. M.S.)<br \/>\n<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1102.html#_ftnref7\">[7]<\/a> Para k\u00ebrkimit falje.<br \/>\n<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1102.html#_ftnref8\">[8]<\/a> Transmetuar nga Muslimi, nga Ebu Hurejra (r.a).<br \/>\n<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1102.html#_ftnref9\">[9]<\/a> Transmetuar nga Ebu Nuajm n\u00eb \u201cEl-Hilje\u201d dhe Ibn Ebi Shejbe, nga Hudhejfe (r.a).<br \/>\n<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1102.html#_ftnref10\">[10]<\/a> Kur\u2019ani, Nuh: 10-12.<br \/>\n<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1102.html#_ftnref11\">[11]<\/a> Transmetuar nga Ebu Nuajm n\u00eb \u201cEl-Hilje\u201d dhe Ibn Ebi Shejbe, nga Hudhejfe (r.a).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/xhamia_Plumbit-25mars2016.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-142\" src=\"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/xhamia_Plumbit-25mars2016-300x208.jpg\" alt=\"\u201cJa Resulall-llah, e kam gjuh\u00ebn e mpreht\u00eb me familjen time\u2026\u201d\" width=\"300\" height=\"208\" srcset=\"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/xhamia_Plumbit-25mars2016-300x208.jpg 300w, https:\/\/myftinia-shkoder.org\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/xhamia_Plumbit-25mars2016-1024x709.jpg 1024w, https:\/\/myftinia-shkoder.org\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/xhamia_Plumbit-25mars2016.jpg 1109w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<div class=\"mh-excerpt\"><p>T\u00eb gjitha fal\u00ebnderimet e plota dhe madh\u00ebshtia absolute i takojn\u00eb vet\u00ebm All-llahut, Zotit t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb bot\u00ebve, i Cili urdh\u00ebron n\u00eb Kur\u2019anin Fam\u00eblart\u00eb: \u201cKush b\u00ebn ndonj\u00eb t\u00eb keqe ose e ngarkon veten, pastaj k\u00ebrkon falje <a class=\"mh-excerpt-more\" href=\"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=144\" title=\"\u201cJa Resulall-llah, e kam gjuh\u00ebn e mpreht\u00eb me familjen time\u2026\u201d\">[&#8230;]<\/a><\/p>\n<\/div>","protected":false},"author":1,"featured_media":142,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-144","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-hytbe"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/144","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=144"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/144\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":145,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/144\/revisions\/145"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/142"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=144"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=144"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=144"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}