{"id":146,"date":"2016-03-11T22:15:33","date_gmt":"2016-03-11T22:15:33","guid":{"rendered":"http:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=146"},"modified":"2016-04-18T22:23:34","modified_gmt":"2016-04-18T22:23:34","slug":"nente-gjera-qe-te-ndihmojne-ne-jeten-tende-te-perditshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=146","title":{"rendered":"\u201cN\u00ebnt\u00eb gj\u00ebra q\u00eb t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb p\u00ebrditshme\u201d"},"content":{"rendered":"<p class=\"style13\" style=\"text-align: justify;\">T\u00eb gjitha fal\u00ebnderimet e plota dhe madh\u00ebshtia absolute i takojn\u00eb vet\u00ebm All-llahut t\u00eb Madh\u00ebruar, Krijuesit t\u00eb gjith\u00ebsis\u00eb, q\u00eb krijoi dhe p\u00ebrsosi, udh\u00ebzoi dhe plot\u00ebsoi, i dhuroi njeriut bekimet pafund t\u00eb p\u00ebrmendjes s\u00eb Emrave t\u00eb Tij, pa nd\u00ebrmjet\u00ebs, pa nd\u00ebrlidh\u00ebs, pa nd\u00ebrhyr\u00ebs\u2026 Thot\u00eb n\u00eb Kur\u2019anin Fam\u00eblart\u00eb: \u201cIa m\u00ebsoi njeriut at\u00eb q\u00eb nuk e dinte\u201d<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1096.html#_ftn1\">[1]<\/a><\/p>\n<p>Salavatet dhe selamet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta ia d\u00ebrgojm\u00eb sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb dhe n\u00eb \u00e7do dit\u00eb t\u00eb jet\u00ebs ton\u00eb, zot\u00ebrsis\u00eb s\u00eb bijve t\u00eb Ademit, Hz. Muhammedit (a.s), t\u00eb d\u00ebrguarit m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr mbar\u00eb bot\u00ebt; k\u00ebshillues dhe qortues, udh\u00ebrr\u00ebfyes drejt rrug\u00ebs s\u00eb drejt\u00eb, pas s\u00eb cil\u00ebs nuk ka devijim e d\u00ebshp\u00ebrim!<\/p>\n<p><strong><em>T\u00eb dashur v\u00ebllez\u00ebr besimtar\u00eb,<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Po lexoja para pak dit\u00ebsh n\u00eb sh\u00ebnimet e nj\u00ebrit prej thirr\u00ebsve t\u00eb shquar islam\u00eb t\u00eb koh\u00ebs ton\u00eb, ku gjeta edhe k\u00ebt\u00eb k\u00ebshill\u00eb interesante, q\u00eb d\u00ebshiroj t\u00eb jet\u00eb mesazhi i k\u00ebsaj jave. Shkruan: \u201cN\u00ebnt\u00eb gj\u00ebra t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb p\u00ebrditshme:<\/p>\n<p>1. D\u00ebshiron lumturin\u00eb? Fale namazin n\u00eb koh\u00ebn e vet.<br \/>\n2. D\u00ebshiron drit\u00ebn e fytyr\u00ebs? Fal namaz nate.<br \/>\n3. D\u00ebshiron rehatin\u00eb? Lexo Kur\u2019an.<br \/>\n4. D\u00ebshiron sh\u00ebndetin? Agj\u00ebro.<br \/>\n5. D\u00ebshiron rrug\u00ebzgjidhje? Shtoje istigfarin. (Estagfirull-llah)<br \/>\n6. D\u00ebshiron largimin e breng\u00ebs? Lutu.<br \/>\n7. D\u00ebshiron sosjen e v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb? Thuaj: La haule ve la kuvvete il-la bil-lah.<br \/>\n8. D\u00ebshiron begatin\u00eb? Bjer salavat\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguarin.<br \/>\n9. D\u00ebshiron t\u00eb shp\u00ebrblehesh pa u lodhur? Mos i mbaj p\u00ebr vete k\u00ebto mir\u00ebsi, shp\u00ebrndaji p\u00ebr hir t\u00eb All-llahut, duke i konsideruar si nj\u00eb sadeka rrjedh\u00ebse, q\u00eb do t\u00eb shkruhet n\u00eb peshoren e veprave tuaja.\u201d<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1096.html#_ftn2\">[2]<\/a><\/p>\n<p>U ndala pak. Zakonisht, ne jemi t\u00eb ftuar q\u00eb fjal\u00ebt e kujtdo prej njer\u00ebzve t\u00eb shquar t\u00eb fes\u00eb, prej t\u00eb par\u00ebve e deri tek m\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit n\u00eb koh\u00eb, t\u2019i peshojm\u00eb me Kur\u2019an dhe me fjal\u00ebt e t\u00eb d\u00ebrguarit; n\u00ebse kan\u00eb nj\u00eb baz\u00eb, i vler\u00ebsojm\u00eb dhe i marrim n\u00eb konsiderat\u00eb, p\u00ebrndryshe, i kalojm\u00eb si urt\u00ebsi, t\u00eb cilat nuk jemi t\u00eb obliguar t\u2019i zbatojm\u00eb as t\u2019i \u201cshenjt\u00ebrojm\u00eb\u201d, si\u00e7 b\u00ebjm\u00eb shpesh me fetva t\u00eb ndryshme, th\u00ebnie dijetar\u00ebsh etj.!<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb dua n\u00ebp\u00ebrmjet hytbes s\u00eb k\u00ebsaj jave, \u00ebsht\u00eb t\u00ebrheqja e v\u00ebmendjes drejt mir\u00ebsive pa fund, q\u00eb na jan\u00eb dhuruar p\u00ebr ta jetuar jet\u00ebn mbi baz\u00ebn e rregullit, jo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb anarkike. Nuk dua t\u00eb b\u00ebj analiz\u00ebn e 9 pikave t\u00eb lartsh\u00ebnuara, do shkonte gjat\u00eb, por dua t\u00eb ftoj secilin prej jush ta shohim e ta lexojm\u00eb jet\u00ebn ndryshe, para duarve t\u00eb thirrjeve t\u00eb fes\u00eb ton\u00eb islame.<\/p>\n<p>Realitetet e jet\u00ebs s\u00eb njeriut t\u00eb k\u00ebsaj kohe, jan\u00eb realitete t\u00eb mbushura me stres, me lodhje, me prekje frike, me munges\u00eb sigurie, me mosbesim, me paragjykim, me ankth, me shqet\u00ebsim e brenga pa fund. N\u00eb Shqip\u00ebri, ka mbi 100 vite, q\u00eb shoq\u00ebria noton n\u00eb k\u00ebto uj\u00ebra t\u00eb turbullta, me siguri t\u00eb l\u00ebkundur, pa ekonomi t\u00eb q\u00ebndrueshme, me persekutimtim ndaj fes\u00eb, me padrejt\u00ebsi e shthurje t\u00eb pushteteve, por jo vet\u00ebm kaq.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, Islami ka dh\u00ebn\u00eb zgjidhjet e tij, p\u00ebr t\u2019i dhuruar besimtarit kurajo, qet\u00ebsi, durim, urt\u00ebsi, rehati shpirt\u00ebrore, si dhe p\u00ebr ta pajisur me sekretet e p\u00ebrballjes me v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e dit\u00ebs; namazi i nat\u00ebs, dhikri, salavatet, lutjet, namazet ditore, leximi i vazhduesh\u00ebm i Kur\u2019anit etj.<\/p>\n<p><strong><em>V\u00ebllez\u00ebr besimtar\u00eb,<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Falja e namazit n\u00eb koh\u00ebn e vet, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb angazhim disiplinor p\u00ebr kryerjen e disa l\u00ebvizjeve gjimnastikore t\u00eb shoq\u00ebruara me leximin e disa teksteve t\u00eb shenjta kur\u2019anore, si\u00e7 e perceptojn\u00eb shum\u00eb praktikues t\u00eb namazit, namazin.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb shtylla kryesore e fes\u00eb. Kuptimi i duhur i namazit dhe i veprimit t\u00eb tij dhuron ndjesi t\u00eb shumta, ku spikat ajo e mbikqyrjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies me Zotin e gjith\u00ebsis\u00eb, i Cili urdh\u00ebron: \u201c\u2026 v\u00ebrtet\u00eb namazi t\u00eb ruan nga shthurja dhe nga \u00e7do vep\u00ebr e sh\u00ebmtuar\u201d<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1096.html#_ftn3\">[3]<\/a><\/p>\n<p>Mendo p\u00ebr pak, kur ti zgjohesh her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes, me nijet p\u00ebr ta nisur dit\u00ebn me kat\u00ebr rekatet e sabahut (2 e 2), me lutjet e nj\u00eb dite t\u00eb re plot mbar\u00ebsi e mir\u00ebsi, a nuk e ke p\u00ebr detyr\u00eb t\u2019i k\u00ebrkosh llogari vetes q\u00eb t\u00eb ruhet p\u00ebr t\u00eb mos shkelur n\u00eb ndalesat e Atij Zoti, t\u00eb Cilit iu n\u00ebnshtrua q\u00eb n\u00eb sabah, bes\u00ebn e t\u00eb Cilit do t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrij\u00eb pas disa or\u00ebsh n\u00eb ndales\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb namazit ditor, at\u00eb t\u00eb mesdit\u00ebs? Poashtu deri n\u00eb koh\u00ebn e iqindis\u00eb, akshamit e jacis\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn e mbyll dit\u00ebn? Pra, a nuk \u00ebsht\u00eb namazi i drejt\u00eb n\u00eb vet\u00ebvete nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb lumturimi, q\u00eb t\u00eb fal garanci dhe t\u00eb jep kurajo t\u00eb vazhdueshme n\u00eb jet\u00eb?<\/p>\n<p>Ky lloj njeriu, q\u00eb dit\u00ebn e nis me lutje e n\u00ebshtrim para duarve t\u00eb Krijuesit t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb universit, a mund t\u00eb jet\u00eb mashtrues dhe i padrejt\u00eb me tjetrin, kushdo qoft\u00eb ai? A mund t\u00eb jet\u00eb zem\u00ebrkeq e nihilist? A mund t\u00eb jet\u00eb hileqar e goj\u00ebprishur? Absolutisht, jo!<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, shpesh shohim e d\u00ebgjojm\u00eb musliman\u00eb pa namaz, pa haxh, pa agj\u00ebrim, pa zekat\u2026 Dhe ka t\u00eb drejt\u00eb kush pyet i habitur: \u201c\u00c7far\u00eb feje, pa namaz?! Dhe \u00e7far\u00eb kuptimi ka p\u00ebrkat\u00ebsia islame pa namaz? Themi musliman\u00eb, por nuk falemi, ose neglizhojm\u00eb namazin, ose e l\u00ebm\u00eb fare namazin. Po ku \u00ebsht\u00eb Islami k\u00ebtu? Ku \u00ebsht\u00eb sinqeriteti me All-llahun?\u201d<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1096.html#_ftn4\">[4]<\/a><\/p>\n<p>Kujtoj nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb ri, mjek musliman. Shkova t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb vizit\u00eb dhe kur e pyeta p\u00ebr takimin e radh\u00ebs, ma ktheu: \u201cK\u00ebtu jam zakonisht, p\u00ebrve\u00e7 koh\u00ebve t\u00eb namazve, kur dal p\u00ebr t\u2019u falur te xhamia m\u00eb af\u00ebr klinik\u00ebs! B\u00ebj nj\u00eb pushim 15 minut\u00ebsh\u2026\u201d<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb modeli, ky \u00ebsht\u00eb lumturimi i natyrsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb jep Islami!<\/p>\n<p>Sepse namazi, perve\u00e7 se \u00ebsht\u00eb themeli i marr\u00ebdh\u00ebnies me Zotin dhe shtylla kryesore q\u00eb e mban zemr\u00ebn e besimit n\u00eb jet\u00eb, \u00ebsht\u00eb edhe d\u00ebshmi komunitare; e kund\u00ebrta e hipokrizis\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, Resulull-llahu thoshte: \u201cDiferenca n\u00eb mes nesh dhe tyre \u00ebsht\u00eb namazi, ai q\u00eb e l\u00eb at\u00eb ka mohuar Zotin!\u201d<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1096.html#_ftn5\">[5]<\/a> Jo p\u00ebr t\u00eb b\u00ebrtitur disa djelmosha t\u00eb paformuar: \u201cE kam bab\u00ebn qafir, se nuk falet!\u201d, jo, kjo \u00ebsht\u00eb munges\u00eb edukate n\u00eb hak t\u00eb kujtdo dhe banalizim i fes\u00eb dhe i hadithit n\u00eb fjal\u00eb!<\/p>\n<p>Hadithi i lartsh\u00ebnuar \u00ebsht\u00eb thirrja m\u00eb e fort\u00eb drejtuar musliman\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ruajtur hakun e bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre, n\u00ebp\u00ebrmjet namazeve me xhemat n\u00eb xhami! \u00cbsht\u00eb thirrja e shpirtit drejtuar mbar\u00eb musliman\u00ebve, p\u00ebr t\u2019u takuar pes\u00eb her\u00eb n\u00eb dit\u00eb n\u00eb xhami, sup m\u00eb sup e dor\u00eb p\u00ebr dore. (Jo, inate primitive medhhebesh e kok\u00ebfort\u00ebsi fetvash\u00eb, q\u00eb nxjerrin vet\u00eb fen\u00eb nga feja!?)<\/p>\n<p>Shih pastaj jet\u00ebn ekonomike, pozicionin n\u00eb shoq\u00ebri, edukimin e brezit t\u00eb ri, lidhjet shoq\u00ebrore, gjuh\u00ebn e komunikimit komunitar n\u00eb mesin e musliman\u00ebve dhe jasht\u00eb tyre, kur t\u00eb jet\u00eb rregulluar namazi! Sepse \u00ebsht\u00eb amaneti i Zotit, pragu, besa, shpirti!<\/p>\n<p>\u201cNamazi e bart t\u00eb zotin drejt largimit nga shthurja dhe l\u00ebnia e veprave t\u00eb sh\u00ebmtuara, sipas p\u00ebrkushtimit dhe prezenc\u00ebs s\u00eb zemr\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb namaz\u201d<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1096.html#_ftn6\">[6]<\/a>, thot\u00eb dijetari i shquar Shejkh Abdull-llah Siraxhuddin.<\/p>\n<p>E pik\u00ebrisht, tek vlera e namazit dhe t\u00ebrheqja e besimtar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj lutjes para duarve t\u00eb Tij, edhe kur t\u00eb tjer\u00ebt flen\u00eb, thot\u00eb n\u00eb Kur\u2019an: \u201cAta qen\u00eb t\u00eb cil\u00ebt pak flinin nat\u00ebn. Dhe n\u00eb syfyr (nga mbarimi i nat\u00ebs) ata k\u00ebrkonin falje p\u00ebr m\u00ebkatet\u201d<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1096.html#_ftn7\">[7]<\/a><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Resulull-llahu (a.s) thoshte: \u201cFaleni namazin e nat\u00ebs, sepse ai \u00ebsht\u00eb tradit\u00eb e njer\u00ebzve t\u00eb mir\u00eb para jush, \u00ebsht\u00eb afrim me Zotin tuaj, fshin gabimet, ndalon gjynahin!\u201d<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1096.html#_ftn8\">[8]<\/a><\/p>\n<p>I lumi ai q\u00eb udh\u00ebzohet drejt namazit t\u00eb nat\u00ebs, sexhdes s\u00eb gjat\u00eb e lutjes n\u00eb qet\u00ebsi, para duarve t\u00eb Zotit t\u00eb gjith\u00ebsis\u00eb! I lumi ai, q\u00eb i p\u00ebrgjigjet Resulull-llahut (a.s) teksa udh\u00ebzon: \u201cM\u00eb af\u00ebr, ku mund t\u00eb jet\u00eb njerriu me Zotin e vet, \u00ebsht\u00eb n\u00eb momentin, kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb sexhde, prandaj shtojeni lutjen!\u201d<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1096.html#_ftn9\">[9]<\/a><\/p>\n<p><strong><em>T\u00eb dashur v\u00ebllez\u00ebr,<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Feja \u00ebsht\u00eb fakte konkrete, argumente t\u00eb qarta, moral dhe sjellje, d\u00ebshmim i mir\u00ebsive me t\u00eb cilat All-llahu i Madh\u00ebruar na ka udh\u00ebzuar sesi ta jetojm\u00eb jet\u00ebn larg stresit, brengave, shqet\u00ebsimeve e tronditjeve emocionale kalimtare e epsharake.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, feja \u00ebsht\u00eb stacioni i par\u00eb dhe i fundit, i lumturimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb p\u00ebrtejmen!<\/p>\n<p class=\"text-right\" style=\"text-align: right;\"><strong>Imam Muhamed B. Sytari<br \/>\n<\/strong><em>Myfti i Zon\u00ebs Shkod\u00ebr<\/p>\n<p>(Hytbe e mbajtur n\u00eb xhamin\u00eb e Plumbit)<br \/>\nShkod\u00ebr, m\u00eb 11 mars 2016.<br \/>\n<\/em><\/p>\n<hr \/>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1096.html#_ftnref1\">[1]<\/a> Kur\u2019ani, El-Alak: 5.<br \/>\n<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1096.html#_ftnref2\">[2]<\/a> N\u00eb publikimet online n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Dr. Omer Abdulkafi, n\u00eb gjuh\u00ebn arabe.<br \/>\n<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1096.html#_ftnref3\">[3]<\/a> Kur\u2019ani, El-Ankebut: 45. (version i p\u00ebrkthimit t\u00eb kuptimeve t\u00eb Kur\u2019anit nga H. Hasan Nahi).<br \/>\n<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1096.html#_ftnref4\">[4]<\/a> Aid El-Karni, \u201cEl-misku vel-anber fi khutabil-minber\u201d, botimi i par\u00eb, Egjipt, 2005, f. 222.<br \/>\n<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1096.html#_ftnref5\">[5]<\/a> Transmetuar nga Nesaiu dhe Tirmidhiu etj.<br \/>\n<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1096.html#_ftnref6\">[6]<\/a> Abdull-llah Siraxhuddin, \u201cEt-tekarrubu ilall-llah\u201d, botimi i par\u00eb, Haleb, 1991, f. 27.<br \/>\n<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1096.html#_ftnref7\">[7]<\/a> Kur\u2019ani, Edh-Dharijat: 17. (version i p\u00ebrkthimit t\u00eb kuptimeve t\u00eb Kur\u2019anit nga H. Sherif Ahmeti).<br \/>\n<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1096.html#_ftnref8\">[8]<\/a> Transmetuar nga Tirmidhiu, nga Ebu Umame (r.a).<br \/>\n<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1096.html#_ftnref9\">[9]<\/a> Transmetuar nga Muslimi, nga Ebu Hurejra (r.a).<\/p>\n<div id='gallery-1' class='gallery galleryid-146 gallery-columns-3 gallery-size-thumbnail'><figure class='gallery-item'>\n\t\t\t<div class='gallery-icon landscape'>\n\t\t\t\t<a href='https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?attachment_id=147'><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"150\" height=\"150\" src=\"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/xhamia-Plumbit-11mars2016-1-150x150.jpg\" class=\"attachment-thumbnail size-thumbnail\" alt=\"\" \/><\/a>\n\t\t\t<\/div><\/figure><figure class='gallery-item'>\n\t\t\t<div class='gallery-icon landscape'>\n\t\t\t\t<a href='https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?attachment_id=149'><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"150\" height=\"150\" src=\"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/xhamia-Plumbit-11mars2016-3-150x150.jpg\" class=\"attachment-thumbnail size-thumbnail\" alt=\"\" \/><\/a>\n\t\t\t<\/div><\/figure><figure class='gallery-item'>\n\t\t\t<div class='gallery-icon landscape'>\n\t\t\t\t<a href='https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?attachment_id=148'><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"150\" height=\"150\" src=\"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/xhamia-Plumbit-11mars2016-2-150x150.jpg\" class=\"attachment-thumbnail size-thumbnail\" alt=\"\" \/><\/a>\n\t\t\t<\/div><\/figure>\n\t\t<\/div>\n\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<div class=\"mh-excerpt\"><p>T\u00eb gjitha fal\u00ebnderimet e plota dhe madh\u00ebshtia absolute i takojn\u00eb vet\u00ebm All-llahut t\u00eb Madh\u00ebruar, Krijuesit t\u00eb gjith\u00ebsis\u00eb, q\u00eb krijoi dhe p\u00ebrsosi, udh\u00ebzoi dhe plot\u00ebsoi, i dhuroi njeriut bekimet pafund t\u00eb p\u00ebrmendjes s\u00eb Emrave t\u00eb Tij, <a class=\"mh-excerpt-more\" href=\"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=146\" title=\"\u201cN\u00ebnt\u00eb gj\u00ebra q\u00eb t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb p\u00ebrditshme\u201d\">[&#8230;]<\/a><\/p>\n<\/div>","protected":false},"author":1,"featured_media":147,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-146","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-hytbe"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/146","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=146"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/146\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":150,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/146\/revisions\/150"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/147"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=146"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=146"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=146"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}