{"id":15024,"date":"2024-06-18T10:43:38","date_gmt":"2024-06-18T10:43:38","guid":{"rendered":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=15024"},"modified":"2024-06-22T08:28:45","modified_gmt":"2024-06-22T08:28:45","slug":"ligjerata-e-kurban-bajramit-1445-2024-imam-didmar-faja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=15024","title":{"rendered":"Ekstremizmi me matric\u00ebn e fes\u00eb dhe patriotizmit, \u00ebsht\u00eb mjerim!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ekstremizmi me matric\u00ebn e fes\u00eb dhe patriotizmit, \u00ebsht\u00eb mjerim!<\/strong><\/p>\n<p><em>Ligj\u00ebrata e Kurban Bajramit 1445 | 2024<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Imam Didmar Faja, <em>Kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar t\u00eb Arizon\u00ebs dhe Imam i United Islamic Center of Arizona &#8211; ShBA<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>T\u00eb nderuar besimtar\u00eb!<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ngjarja e Ibrahimit (a.s.) dhe e djalit t\u00eb tij Ismailit (a.s), p\u00ebrmban disa pika t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tona me njer\u00ebzit dhe Krijuesin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Si pik\u00eb e par\u00eb, d\u00ebshiroj t\u2019ua kujtoj se myslimani duhet t\u00eb jet\u00eb i paluhatsh\u00ebm n\u00eb fe dhe t\u00eb mos bie viktim\u00eb e djallit dhe ushtar\u00ebve t\u00eb tij. Dua ta lidhi k\u00ebt\u00eb, me historin\u00eb kur djalli i mallkuar iu shfaq Hz. Ibrahimit (a.s) duke u munduar ta ndaloj\u00eb nga p\u00ebrmbushja e obligimit hyjnor. Hz. Ibrahim (a.s) e kund\u00ebrshtoi at\u00eb tre her\u00eb rresht. Ashtu edhe me njeriun, djalli mundohet gjithmon\u00eb ta largoj\u00eb nga rruga e drejt\u00eb, duke i ngulitur mendime se Islami \u00ebsht\u00eb fe e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb praktikohet, ose duke ia zbukuruar aq shum\u00eb jet\u00ebn e k\u00ebsaj bote, deri sa ai t\u00eb kthehet viktim\u00eb i epsheve t\u00eb tij dhe t\u00eb humbas\u00eb jet\u00ebn e amshueshme. Gjithashtu, ka raste kur djalli frym\u00ebzon ushtar\u00ebt e tij t\u00eb prishin individin dhe shoq\u00ebrin\u00eb p\u00ebrmes shthurjes, p\u00ebr\u00e7arjes dhe prishjes s\u00eb moralit dhe intelektit t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb. Allahu (xh.sh), n\u00eb Kur\u2019anin e Tij Fam\u00eblart\u00eb paralajm\u00ebron: \u201cVall\u00eb, a nuk ju kam urdh\u00ebruar, o bijt\u00eb e Ademit, q\u00eb t\u00eb mos e adhuroni djallin, se ai \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet armik i hapur i juaji, por t\u00eb m\u00eb adhuroni vet\u00ebm Mua?! Kjo \u00ebsht\u00eb rruga e drejt\u00eb. Sigurisht q\u00eb ai (djalli) ka d\u00ebrguar n\u00eb humbje nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh prej jush; vall\u00eb a nuk mendoni?!\u201d Kurani (36:60-62).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>T\u00eb dashur v\u00ebllez\u00ebr dhe motra!<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Si pik\u00eb e dyt\u00eb, ngjarja e Ibrahimit (a.s.) dhe e birit t\u00eb tij na tregon se pa sakrific\u00eb nuk mund t\u00eb arrihen fitoret.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Hz. Ibrahimi (a.s) ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb sakrifikonte t\u00eb birin e tij. Popuj t\u00eb ndrysh\u00ebm, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe popullin ton\u00eb, kan\u00eb luftuar dhe kan\u00eb sakrifikuar d\u00ebshmor\u00eb p\u00ebrmes luft\u00ebrave p\u00ebr t\u00eb arritur lirit\u00eb e tyre. Ne sot, nuk po thirremi t\u00eb sakrifikojm\u00eb vet\u00ebt tona n\u00eb luft\u00eb, por ftohemi t\u00eb sakrifikojm\u00eb koh\u00ebn dhe mundin n\u00eb dobi ton\u00ebn, familjes, dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ku jetojm\u00eb. Ftohemi t\u00eb fitojm\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e Zotit p\u00ebrmes adhurimit ndaj Tij dhe ndihmes\u00ebs s\u00eb krijesave t\u00eb Tij. E kjo nuk arrihet p\u00ebrmes jo-largpam\u00ebsis\u00eb e paragjykimeve, ankesave dhe p\u00ebrtacis\u00eb dhe as p\u00ebrmes p\u00ebr\u00e7arjes dhe shthurjes.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebr besimtarin e v\u00ebrtet\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb ka sakrifica, por dhe sprova t\u00eb ndryshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb dhe e v\u00ebrteta q\u00ebndron se sa m\u00eb shum\u00eb i devotsh\u00ebm t\u00eb jet\u00eb njeriu, aq m\u00eb shum\u00eb sprova dhe sakrifica do t\u00eb kaloj\u00eb. N\u00eb Kur\u2019anin fam\u00eblart\u00eb p\u00ebrmendet:\u00a0\u201cJu patjet\u00ebr do t\u00eb sprovoheni si n\u00eb pasurin\u00eb tuaj, si n\u00eb vet\u00ebn tuaj, madje do t\u00eb d\u00ebgjoni ofendime t\u00eb shumta prej atyre q\u00eb u \u00ebsht\u00eb libri para jush, e edhe prej idhujtar\u00ebve, po n\u00eb qoft\u00eb se duroni dhe ruheni, ajo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb vendimtare.\u201d Kurani (3:186).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjithashtu transmetohet nga Sead ibn Ebe Ve\u1e33as (Allahu qoft\u00eb i k\u00ebnaqur me t\u00eb): \u201cNj\u00eb her\u00eb i thash\u00eb t\u00eb D\u00ebrguarit t\u00eb Allahut (a.s), se kush jan\u00eb njer\u00ebzit me sprova m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha? Ai m\u00eb tha: \u2018Profet\u00ebt, pastaj ata t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb posht\u00eb tyre n\u00eb grad\u00eb.\u2019 K\u00ebshtu sprovohet njeriu, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb besimit q\u00eb ka. N\u00ebse besimi i tij \u00ebsht\u00eb i fort\u00eb shtohen dhe sprovat, por n\u00ebse besimi i tij \u00ebsht\u00eb i dob\u00ebt, at\u00ebher\u00eb sprovohet jan\u00eb n\u00eb saj\u00eb t\u00eb besimit q\u00eb ka, dhe sprovat vazhdojn\u00eb ta godasin robin, deri sa t\u00eb arrij\u00eb njeriu t\u00eb ec\u00eb n\u00ebp\u00ebr tok\u00eb pa kurrfar\u00eb gjynahu!\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Si pik\u00eb e tret\u00eb q\u00ebndron n\u00ebnshtrimi, q\u00eb shfaqi Hz. Ismaili ndaj Allahut dhe ndaj prindit t\u00eb tij gjat\u00eb sprov\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn u sprovua.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>T\u00eb dashur t\u00eb rinj!<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrtoni nj\u00eb t\u00eb ardhme duke iu n\u00ebnshtruar Zotit dhe Pejgamberit t\u00eb Tij. Jetoni n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb dhe vend plot sfida. N\u00ebse sfida e gjenerat\u00ebs para nesh ishte komunizmi, sfida jon\u00eb dhe e juaja \u00ebsht\u00eb p\u00ebr\u00e7arja dhe prishja e ekuilibrave t\u00eb moralit. Mos i jepni hap\u00ebsir\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb mbjellin p\u00ebr\u00e7arje n\u00eb em\u00ebr t\u00eb fes\u00eb, ose n\u00eb em\u00ebr t\u00eb patriotizmit. As feja dhe as kombi nuk th\u00ebrrasin p\u00ebr urrejtje e as p\u00ebr\u00e7arje.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shpesh, n\u00eb rreshtat e besimtar\u00ebve dep\u00ebrtojn\u00eb individ\u00eb q\u00eb, me dashje apo padashje, p\u00ebrmes pa-pjekuris\u00eb, fusin p\u00ebr\u00e7arje, duke i shtyr\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb mendojn\u00eb dhe t\u00eb veprojn\u00eb vet\u00ebm sipas kuptimeve t\u00eb tyre t\u00eb Islamit dhe \u00e7do kuptim ose praktik\u00eb tjet\u00ebr e vlefshme, q\u00eb shpesh her\u00eb trash\u00ebgohet nga t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb, e q\u00eb ka baza n\u00eb fe, e konsiderojn\u00eb si shpikje dhe humbje. K\u00ebta jan\u00eb ata njer\u00ebz q\u00eb fusin p\u00ebr\u00e7arje duke p\u00ebrdorur Islamin!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nga krahu tjet\u00ebr, q\u00ebndrojn\u00eb disa ekstremist\u00eb \u201cshqiptar\u00eb\u201d (me em\u00ebr vet\u00ebm), t\u00eb cil\u00ebt hiqen si patriot\u00eb, duke val\u00ebvitur flamurin dhe duke i kthyer me pavet\u00ebdije, simbolikat shqiptare n\u00eb idhuj. Them shqiptar\u00eb me em\u00ebr vet\u00ebm, se fatkeq\u00ebsisht shkaktojn\u00eb p\u00ebr\u00e7arje dhe kan\u00eb urrejtje t\u00eb thell\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve mysliman\u00eb dhe sidomos ndaj praktikuesve t\u00eb rregullt t\u00eb fes\u00eb. I pengon mbulesa, ezani, xhamia, Kur\u2019ani, Pejgamberi yn\u00eb, element\u00eb dhe figura k\u00ebto q\u00eb jan\u00eb t\u00eb rr\u00ebnjosura thell\u00eb n\u00eb shpirtin e miliona shqiptar\u00ebve, e q\u00eb jan\u00eb t\u00eb trash\u00ebguara p\u00ebrmes shekujve t\u00eb t\u00ebr\u00eb. T\u00eb jesh njeri si\u00e7 duhet dhe shqiptar i v\u00ebrtet\u00eb, obligohet jo vet\u00ebm respekti ndaj besimeve t\u00eb popullit, por edhe t\u00eb punosh n\u00eb ngritjen e harmonis\u00eb midis komuniteteve t\u00eb ndryshme fetare.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb sip\u00ebr, p\u00ebrmenda rreth p\u00ebr\u00e7arjes dhe ruajtjes nga dy grupacione, megjith\u00ebse jam i vet\u00ebdijsh\u00ebm, se ka edhe disa grupe t\u00eb tjera, por k\u00ebtu kam d\u00ebshir\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendi dhe dy fjal\u00eb rreth prishjes s\u00eb ekuilibrit t\u00eb moralit n\u00eb shoq\u00ebri. Ky fenomen fillon me pap\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb individuale, ku personi shkel bazat e moralit dhe t\u00eb kultur\u00ebs, duke menduar se shkelja e vlerave nga nj\u00eb person nuk b\u00ebn efekt n\u00eb shoq\u00ebri. M\u00eb pas, kjo shkelje, ngrihet deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb ku miratohet me ligj dhe p\u00ebrfundon me shthurjen e shoq\u00ebris\u00eb. Prandaj, n\u00ebse d\u00ebshirojm\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb bazuar n\u00eb vlera t\u00eb sh\u00ebndosha, le t\u00eb ruajm\u00eb ekuilibrin e moralit. Jo pa q\u00ebllim, i D\u00ebrguari i Allahut, Hz. Muhammedi (a.s.) thot\u00eb: \u201cMe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, m\u00eb i dashur dhe m\u00eb af\u00ebr tek un\u00eb n\u00eb Dit\u00ebn e Gjykimit, do t\u00eb jet\u00eb ai njeri, q\u00eb p\u00ebrmbush moralet m\u00eb t\u00eb mira!\u201d (Tirmidhiu)<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00cbsht\u00eb koha t\u00eb shikojm\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb t\u00eb guximsh\u00ebm si Ismaili, t\u00eb duruesh\u00ebm si Ejubi, t\u00eb ditur si Sulejmani, fal\u00ebs si Jusufi, t\u00eb past\u00ebr si Isai dhe besimtar\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm si Muhammedi (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi t\u00eb gjith\u00eb ata). N\u00ebse t\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb pajisen me k\u00ebto cil\u00ebsi, at\u00ebher\u00eb dyert e djallit t\u00eb mallkuar do mbesin t\u00eb mbyllura p\u00ebr ta!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pejgamberi yn\u00eb i dashur, Hz. Muhammedi (a.s), na tregon se nj\u00eb nga kategorit\u00eb e njer\u00ebzve Dit\u00ebn e Gjykimit, q\u00eb do mbulohet me hijen e Allahut, n\u00eb at\u00eb dit\u00eb q\u00eb nuk ka hije, p\u00ebrve\u00e7 hijes s\u00eb Tij, \u00ebsht\u00eb ajo kategori e atyre te rinjve q\u00eb jan\u00eb rritur duke adhuruar Allahun (xh.sh). (Buhari dhe Muslim)<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0E lus t\u00eb madhin Zot t\u00eb na bashkoj\u00eb zemrat tona n\u00eb fen\u00eb e Tij, t\u2019i ruaj\u00eb vlerat e sh\u00ebndosha t\u00eb kombit ton\u00eb dhe t\u00eb na i fal\u00eb gabimet. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Ai \u00ebsht\u00eb Fal\u00ebs dhe M\u00ebshirues!<\/p>\n<p><em>Shkod\u00ebr, 16\/6\/2024<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<div class=\"mh-excerpt\"><p>Ekstremizmi me matric\u00ebn e fes\u00eb dhe patriotizmit, \u00ebsht\u00eb mjerim! Ligj\u00ebrata e Kurban Bajramit 1445 | 2024 Imam Didmar Faja, Kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar t\u00eb Arizon\u00ebs dhe Imam i United Islamic Center of Arizona &#8211; <a class=\"mh-excerpt-more\" href=\"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=15024\" title=\"Ekstremizmi me matric\u00ebn e fes\u00eb dhe patriotizmit, \u00ebsht\u00eb mjerim!\">[&#8230;]<\/a><\/p>\n<\/div>","protected":false},"author":1,"featured_media":15026,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"class_list":["post-15024","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15024","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=15024"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15024\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15029,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15024\/revisions\/15029"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/15026"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=15024"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=15024"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=15024"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}