{"id":151,"date":"2016-03-04T22:18:26","date_gmt":"2016-03-04T22:18:26","guid":{"rendered":"http:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=151"},"modified":"2016-04-18T22:21:16","modified_gmt":"2016-04-18T22:21:16","slug":"a-thua-valle-u-zhduk-halifati-nga-gjithesia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=151","title":{"rendered":"\u201cA thua vall\u00eb, u zhduk halifati nga gjith\u00ebsia?!\u201d"},"content":{"rendered":"<p class=\"style13\" style=\"text-align: justify;\">T\u00eb gjitha fal\u00ebnderimet e plota dhe madh\u00ebshtia absolute i takojn\u00eb vet\u00ebm All-llahut t\u00eb Madh\u00ebruar, Zotit t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb bot\u00ebve, Krijuesit t\u00eb universit e galaktikave, Furnizuesit t\u00eb krejt krijesave pa lodhje e mund, M\u00ebshiruesit, Fal\u00ebsit, Udh\u00ebzuesit, Bujarit, t\u00eb Plotfuqishmit, q\u00eb na urdh\u00ebron n\u00eb Kur\u2019anin Fam\u00eblart\u00eb: \u201cDhe kapuni q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr litarin\u00a0 e All-llahut (fen\u00eb dhe Kur&#8217;anin), e mos u p\u00ebr\u00e7ani! P\u00ebrkujtojeni mir\u00ebsin\u00eb e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fen\u00eb islame) ishit t\u00eb armiq\u00ebsuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntin\u00eb e Tij u b\u00ebt\u00eb v\u00ebllez\u00ebr. Madje ishit n\u00eb buz\u00eb t\u00eb gremin\u00ebs s\u00eb xhehnemit, e Ai ju shp\u00ebtoi prej tij. Po k\u00ebshtu All-llahu ua sqaron juve argumentet e veta q\u00eb ju ta gjeni t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e lumtur.\u201d<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1089.html#_ftn1\">[1]<\/a><\/p>\n<p>Salavatet dhe p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta ia d\u00ebrgojm\u00eb sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb e n\u00eb \u00e7do dit\u00eb t\u00eb jet\u00ebs ton\u00eb, zot\u00ebris\u00eb s\u00eb bijve t\u00eb Ademit, Hz. Muhammedit (a.s), q\u00eb u d\u00ebrgua m\u00ebshir\u00eb e udh\u00ebzim p\u00ebr gjith\u00ebsin\u00eb. Udh\u00ebzon dhe thot\u00eb: \u201cMuslimani \u00ebsht\u00eb v\u00eblla i muslimanit, nuk i b\u00ebn padrejt\u00ebsi, as e l\u00eb n\u00eb balt\u00eb. Ai q\u00eb e ndihmon v\u00ebllan\u00eb e tij, All-llahu do ta ndihmoj\u00eb! Ai q\u00eb ia largon muslimanit nj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, All-llahu do t\u2019ia largoj\u00eb nj\u00eb nga v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e dit\u00ebs s\u00eb kiametit! Dhe, kushdo q\u00eb e mbulon nj\u00eb musliman, All-llahu do ta mbuloj\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e kiametit\u201d<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1089.html#_ftn2\">[2]<\/a><\/p>\n<p><strong><em>T\u00eb dashur e t\u00eb nderuar v\u00ebllez\u00ebr musliman\u00eb,<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Sa bukur ting\u00ebllon kjo shprehje: \u201cv\u00ebllez\u00ebr musliman\u00eb\u201d! Dashje pa dashje, t\u00eb dhuron ngroht\u00ebsi dhe ndjenj\u00ebn e familjes s\u00eb madhe t\u00eb besimit, ku t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb pjestar\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, q\u00eb e duan dhe e p\u00ebrkrahin nj\u00ebri-tjetrin, nuk i b\u00ebjn\u00eb padrejt\u00ebsi e shkelje nj\u00ebri-tjetrit, nuk e l\u00ebn\u00eb n\u00eb balt\u00eb e nuk e presin n\u00eb bes\u00eb nj\u00ebri-tjetrin! Mendojn\u00eb p\u00ebr tjetrin nj\u00ebsoj si p\u00ebr veten e tyre, duan p\u00ebr tjetrin at\u00eb q\u00eb duan edhe p\u00ebr veten e tyre!<\/p>\n<p>A ka mir\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe sesa t\u00eb t\u00eb dhuroj\u00eb All-llahu ndjesin\u00eb e konsiderimit t\u00eb tjetrit, nj\u00ebsoj si veten t\u00ebnde, a edhe m\u00eb shum\u00eb, pa paragjykime, pa hile, pa thashetheme, pa dredhime, pa pusi, pa smir\u00eb, pa zili, pa xhelozi e pa inate!<\/p>\n<p>A ka mir\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe, sesa t\u00eb t\u00eb dhurohet ndjesia e lidhjes me nj\u00eb person a nj\u00eb shum\u00ebsi personash, vet\u00ebm p\u00ebr hat\u00ebr t\u00eb All-llahut, p\u00ebr dashnin\u00eb e Tij, p\u00ebr moralin e besimit, p\u00ebr udh\u00ebzimin e Kur\u2019anit, p\u00ebr Traditat e Hz. Muhammedit (a.s)!<\/p>\n<p>A ka mir\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe sesa ta ndihmosh v\u00ebllan\u00eb t\u00ebnd, t\u2019ia mbulosh nj\u00eb t\u00eb met\u00eb, mos ta p\u00ebrgojosh, mos ta injorosh, mos ta l\u00ebsh n\u00eb balt\u00eb kur ke mund\u00ebsi e forc\u00eb ta ndihmosh e t\u2019i jap\u00ebsh dor\u00ebn?<\/p>\n<p>Un\u00eb ju ftoj t\u00eb hidhni syt\u00eb p\u00ebrreth dhe t\u00eb shihni sesi t\u00eb tjer\u00ebt e mbajn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, e ndihmojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, nuk heqin dor\u00eb nga interesat e ngushta t\u00eb tyre! Shpikin e trillojn\u00eb, mashtrojn\u00eb e tjet\u00ebrsojn\u00eb, si e si t\u00eb dominojn\u00eb e t\u00eb mbrohet interesi i tyre!<\/p>\n<p>Ku jan\u00eb musliman\u00ebt, sot? Ku \u00ebsht\u00eb shpirti i lidhjes dhe v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb s\u00eb shenjt\u00eb islame, sot? Ku jan\u00eb burrat musliman\u00eb, sot? Ku \u00ebsht\u00eb shpirti i solidarizimit dhe mb\u00ebshtetjes n\u00eb mesin tone, sot?<\/p>\n<p>A d\u00ebshmon realiteti I marr\u00ebdh\u00ebnieve tona t\u00eb sotme, v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e ajetit kur\u2019anor: \u201cM\u00eb kujtoni Mua (me adhurime), Un\u00eb ju kujtoj juve (me shp\u00ebrblim). M\u00eb fal\u00ebnderoni e mos m\u00eb mohoni\u201d<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1089.html#_ftn3\">[3]<\/a>?<\/p>\n<p>A mund t\u00eb lexohet n\u00eb veprimet tona t\u00eb p\u00ebrditshme v\u00ebrtet\u00ebsia e ajetit kur\u2019anor: [Zoti juaj ka th\u00ebn\u00eb: \u201cM\u00eb thirrni Mua, Un\u00eb ju p\u00ebrgjigjem\u201d]<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1089.html#_ftn4\">[4]<\/a>?<\/p>\n<p>Lexoni me v\u00ebmendje historin\u00eb islame. Hidhni syt\u00eb n\u00eb detajet dhe imt\u00ebsit\u00eb e ndodhive. Do t\u00eb gjeni mrekulli dhe begati, sidomos kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr lidhjen e musliman\u00ebve n\u00eb mes vete, tamam si n\u00eb ajetin kur\u2019anor q\u00eb lexova m\u00eb sip\u00ebr!<\/p>\n<p>\u201cI pa t\u00eb met\u00eb \u00ebsht\u00eb Ai, q\u00eb i bashkoi zemrat dhe nj\u00ebsoi racat, ngjyrat, gjuh\u00ebt dhe zakonet! Bashkoi Bilalin Habeshiun (etiopian) me Suhejb Rumiun (romak) me Selman Farisiun (pers) me Aliun (arab, kurejshit), n\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi, unitet dhe lidhje v\u00ebllaz\u00ebrore, q\u00eb nuk njihej m\u00eb par\u00eb n\u00eb histori!\u201d<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1089.html#_ftn5\">[5]<\/a> V\u00ebllaz\u00ebria e tyre u b\u00eb d\u00ebshmi deri n\u00eb dit\u00ebn e gjykimit, p\u00ebr mbar\u00eb njer\u00ebzimin!<\/p>\n<p>Pse nuk e lexojm\u00eb historin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb sesi shpirti i v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb dhe unitetit n\u00eb mesin e musliman\u00ebve \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar me gisht, si vler\u00eb qytet\u00ebruese dhe tipar prej tipareve t\u00eb nj\u00eb civilizimi t\u00eb pashembullt n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit?<\/p>\n<p><strong><em>T\u00eb nderuar e t\u00eb dashur v\u00ebllez\u00ebr musliman\u00eb,<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb hadithin e sakt\u00eb, t\u00eb transmetuar nga Ebu Hurejra (r.a), m\u00ebsojm\u00eb rregullat dhe shtyllat e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb dhe madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb s\u00eb shenjt\u00eb islame n\u00eb mesin e musliman\u00ebve. D\u00ebgjoni se \u00e7far\u00eb thot\u00eb Resulull-llahu (a.s): \u201cMos ia kini zili nj\u00ebri-tjetrit, mos mashtroni n\u00eb shitblerje, mos u urreni n\u00eb mes vete, mos komplotoni kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit, mos t\u00eb shes\u00eb ndonj\u00ebri prej jush n\u00eb d\u00ebm t\u00eb tjetrit! B\u00ebhuni o rob\u00ebr t\u00eb All-llahut, v\u00ebllez\u00ebr! Muslimani \u00ebsht\u00eb v\u00eblla i muslimanit, nuk i b\u00ebn padrejt\u00ebsi, nuk e posht\u00ebron, nuk e n\u00ebn\u00e7mon! Devotshm\u00ebria \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu (dhe b\u00ebri me shenj\u00eb nga zemra, tri her\u00eb)! I mjafton e keqe njeriut, ta posht\u00ebroj\u00eb v\u00ebllan\u00eb e tij musliman! Muslimani \u00ebsht\u00eb haram p\u00ebr muslimanin; gjaku i tij, pasuria e tij dhe nderi i tij!\u201d<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1089.html#_ftn6\">[6]<\/a><\/p>\n<p>A keni d\u00ebgjuar gj\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur sesa ky hadith n\u00eb kontekstet e k\u00ebsaj teme? \u00c7do fjal\u00eb e tij \u00ebsht\u00eb udh\u00ebzim m\u00eb vete, m\u00ebsim e shkoll\u00eb m\u00eb vete, prej ku, t\u00eb gjith\u00eb ne jemi t\u00eb ftuar t\u00eb reflektojm\u00eb e t\u00eb pendohemi p\u00ebr realitetin e sot\u00ebm.<\/p>\n<p>Hidhni syt\u00eb e shihni p\u00ebrtej nesh n\u00eb ymetin islam. Fatkeq\u00ebsi pa fund, dhimbje pa fund, vrasje barbare, pa asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, pushtime t\u00eb tokave n\u00eb em\u00ebr t\u00eb demokracis\u00eb, zhvatje e pronave n\u00eb em\u00ebr t\u00eb administrimit, vjedhje e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore historike shekullore, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb relikteve n\u00eb per\u00ebndim etj., etj., pa fund!?<\/p>\n<p>Dje, \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb dat\u00eb e dhimbshme p\u00ebr ymetin islam, p\u00ebr cilindo prej nesh. \u00cbsht\u00eb sh\u00ebnuar 92 vjetori i zhb\u00ebrjes s\u00eb hilafetit ton\u00eb. 3 mars 1924, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dat\u00eb e dhimbshme p\u00ebr ne!<\/p>\n<p>92 vjet nga r\u00ebnia e halifit t\u00eb fundit osman, Sulltan Abdulmexhidit, q\u00eb \u201cn\u00eb realitet ishte vet\u00ebm nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb nuk kishte kurrfar\u00eb ndikimi n\u00eb vendimarrje.\u201d<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1089.html#_ftn7\">[7]<\/a>, ndon\u00ebse: \u201cAtaturku lemeritej nga hidh\u00ebrimi dhe nuk arrinte t\u00eb duronte dot kur shihte ose d\u00ebgjonte se si njer\u00ebzit e donin dhe lidheshin fort me familjen osmane dhe hilafetin. Prandaj edhe ia ndaloi halifit daljen p\u00ebr n\u00eb namaz\u2026 M\u00eb von\u00eb Ataturku ftoi shoqat\u00ebn themeluese n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme m\u00eb 3 mars 1924\u2026 p\u00ebr anulimin e hilafetit, t\u00eb cilin e quajti tumor t\u00eb koh\u00ebs mesjetare\u201d<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1089.html#_ftn8\">[8]<\/a> I ngrati ai!<\/p>\n<p><strong><em>Po, t\u00eb dashur e t\u00eb shtrenjt\u00eb v\u00ebllez\u00ebr musliman\u00eb, <\/em><\/strong><\/p>\n<p>92 vjet nga ajo dit\u00eb e err\u00ebt e r\u00ebnies s\u00eb hilafetit, t\u00eb cil\u00ebn Ahmed Sheuki e vajton n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebng\u00ebt e dasm\u00ebs jan\u00eb kthyer n\u00eb vajtim<br \/>\nT\u00eb r\u00ebnkuan njer\u00ebzit n\u00eb g\u00ebzim e d\u00ebfrim.<br \/>\nNat\u00ebn e martes\u00ebs t\u00eb mb\u00ebshtoll\u00ebn me qefin<br \/>\nE t\u00eb varros\u00ebn menj\u00ebher\u00eb n\u00eb agim.<\/p>\n<p>P\u00ebr ty r\u00ebnkuan xhamit\u00eb e minberet<br \/>\nTy t\u00eb qan\u00eb shtetet e vajtueset me r\u00ebnkim.<br \/>\nIndia- e shqet\u00ebsuar, Egjipti- i pik\u00eblluar<br \/>\nQan\u00eb p\u00ebr ty me lot\u00eb t\u00eb kulluar.<\/p>\n<p>Pyet Shami, Iraku e Persia<br \/>\nA thua vall\u00eb, u zhduk halifati nga gjith\u00ebsia?!<br \/>\nAh, o burra, vajz\u00ebn gjall\u00eb n\u00eb dh\u00e9 e fundos\u00ebn<br \/>\nPa b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebkat a gabim, e varros\u00ebn\u2026\u201d<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1089.html#_ftn9\">[9]<\/a><\/p>\n<p>Prandaj, duhet t\u00eb kthehemi me shpirt e me vepra nga feja e jon\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos vazhdojm\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb si skllev\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshtruar, para duarve t\u00eb s\u00eb keqes q\u00eb me tentakulat e saj ka mbuluar bot\u00ebn.<\/p>\n<p class=\"text-right\" style=\"text-align: right;\"><strong>Imam Muhamed B. Sytari<br \/>\n<\/strong><em>Myfti i Zon\u00ebs Shkod\u00ebr<br \/>\n<\/em>\u00a0<em><br \/>\n(Hytbe e mbajtur n\u00eb xhamin\u00eb e re t\u00eb fshatit Mjed\u00eb.<br \/>\nShkod\u00ebr, m\u00eb 4 mars 2016)<br \/>\n<\/em><\/p>\n<hr \/>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1089.html#_ftnref1\">[1]<\/a> Kur\u2019ani, Ali Imran: 103.<br \/>\n<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1089.html#_ftnref2\">[2]<\/a> Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi.<br \/>\n<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1089.html#_ftnref3\">[3]<\/a> Kur\u2019ani, El-Bekare: 152.<br \/>\n<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1089.html#_ftnref4\">[4]<\/a> Kur\u2019ani, Gafir: 60.<br \/>\n<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1089.html#_ftnref5\">[5]<\/a> Dr. Aid El-Karni, \u201cEl-misku vel-anber fi khutabil-minber\u201d, botimi i par\u00eb, Egjipt, 2005, f. 443.<br \/>\n<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1089.html#_ftnref6\">[6]<\/a> Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi.<br \/>\n<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1089.html#_ftnref7\">[7]<\/a> Dr. Muhamed Ali Salabi, \u201cPerandoria Osmane\u201d, Prishtin\u00eb, 2009, f. 501.<br \/>\n<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1089.html#_ftnref8\">[8]<\/a> Po aty, f. 502.<br \/>\n<a href=\"http:\/\/msh.myftinia-shkoder.org\/1089.html#_ftnref9\">[9]<\/a> Po aty, f. 502-502.<\/p>\n<div id='gallery-1' class='gallery galleryid-151 gallery-columns-3 gallery-size-thumbnail'><figure class='gallery-item'>\n\t\t\t<div class='gallery-icon landscape'>\n\t\t\t\t<a href='https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?attachment_id=152'><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"150\" height=\"150\" src=\"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/Mjeda-4mars2016-1-150x150.jpg\" class=\"attachment-thumbnail size-thumbnail\" alt=\"\" \/><\/a>\n\t\t\t<\/div><\/figure><figure class='gallery-item'>\n\t\t\t<div class='gallery-icon landscape'>\n\t\t\t\t<a href='https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?attachment_id=153'><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"150\" height=\"150\" src=\"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/Mjeda-4mars2016-2-150x150.jpg\" class=\"attachment-thumbnail size-thumbnail\" alt=\"\" \/><\/a>\n\t\t\t<\/div><\/figure>\n\t\t<\/div>\n\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<div class=\"mh-excerpt\"><p>T\u00eb gjitha fal\u00ebnderimet e plota dhe madh\u00ebshtia absolute i takojn\u00eb vet\u00ebm All-llahut t\u00eb Madh\u00ebruar, Zotit t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb bot\u00ebve, Krijuesit t\u00eb universit e galaktikave, Furnizuesit t\u00eb krejt krijesave pa lodhje e mund, M\u00ebshiruesit, Fal\u00ebsit, Udh\u00ebzuesit, <a class=\"mh-excerpt-more\" href=\"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=151\" title=\"\u201cA thua vall\u00eb, u zhduk halifati nga gjith\u00ebsia?!\u201d\">[&#8230;]<\/a><\/p>\n<\/div>","protected":false},"author":1,"featured_media":153,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-151","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-hytbe"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/151","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=151"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/151\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":155,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/151\/revisions\/155"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/153"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=151"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=151"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=151"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}