{"id":1827,"date":"2017-01-31T22:25:26","date_gmt":"2017-01-31T22:25:26","guid":{"rendered":"http:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=1827"},"modified":"2017-02-01T10:27:06","modified_gmt":"2017-02-01T10:27:06","slug":"betohuni-se-do-te-qendroni-per-mbrojtjen-e-atdheut-deri-ne-vdekje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=1827","title":{"rendered":"\u201cBetohuni se do t\u00eb q\u00ebndroni p\u00ebr mbrojtjen e atdheut deri n\u00eb vdekje!\u201d"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">Dit\u00ebve t\u00eb fundit, iu p\u00ebrkushtova leximeve mbi rrethimin e Shkodr\u00ebs nga serbo-malazez\u00ebt, n\u00eb prag t\u00eb pavar\u00ebsimit dhe pas tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Bashk\u00ebbisedova n\u00eb heshtje me disa personazhe dhe ndjeva dhembje, por edhe shum\u00eb krenari! Fillimisht, ishte zonja Hortense von Zambaur, ajo q\u00eb u kthye n\u00eb burim emocional p\u00ebr leximin e ngjarjeve t\u00eb atyre muajve t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Shkodr\u00ebn dhe banor\u00ebt e saj. Por, jo vet\u00ebm ajo.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjurm\u00ebt e krenaris\u00eb dhe q\u00ebndres\u00ebs tipike t\u00eb burrave t\u00eb bes\u00ebs, i gjeta te personaliteti legjendar i Heroit t\u00eb Madh t\u00eb Shkodr\u00ebs, komandantit t\u00eb paharruar, Hasan Riza Pasha. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk mund t\u00eb kaloja indiferent para sh\u00ebnimeve me vler\u00eb nga At Gjergj Fishta dhe Dom Laz\u00ebr Shatoja, p\u00ebr t\u00eb lexuar n\u00ebp\u00ebrmjet vargjeve t\u00eb tyre, por edhe d\u00ebshmive t\u00eb ndryshme, madh\u00ebshtin\u00eb e Hasan Riza Pash\u00ebs, por jo vet\u00ebm\u2026<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cRrethimi i Shkodr\u00ebs (10 tetor 1912-22 prill 1913)\u201d, \u00ebsht\u00eb ditari i gruas s\u00eb konsullit austriak n\u00eb Shkod\u00ebr, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb shqip nga i nderuari, Ferit Hafizi. (Pavar\u00ebsisht faktit se ky ditar \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer nga gjermanishtja n\u00eb shqip dhe \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb vitin 2006, akoma sot, lexohet sikur t\u00eb sapo kishte dal\u00eb nga shtypi.)<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebto rreshta mund t\u2019i kisha shkruar edhe para disa dit\u00ebsh, kur kisha edhe shkase t\u00eb tjera p\u00ebrtej leximeve n\u00eb prag t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb Komandantit, por, nuk desha ta p\u00ebrziej madh\u00ebshtin\u00eb e emrit dhe vepr\u00ebs s\u00eb tij me asgj\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb gjith\u00ebsesi, do ta shp\u00ebrqendronte v\u00ebmendjen nga lufta e paepur dhe q\u00ebndresa burr\u00ebrore e shkodran\u00ebve kund\u00ebr agresionit serbo-malazez n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb dob\u00ebsie dhe, thuaj, gati-gati n\u00eb pabesi..!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I q\u00ebndrova besnik zonj\u00ebs s\u00eb konsullit austriak, e cila, n\u00eb ditarin e saj, n\u00eb sh\u00ebnimet e dat\u00ebs 31 janar 1913, duke iu referuar ngjarjes s\u00eb nj\u00eb nate m\u00eb par\u00eb, shkruan: \u201cNj\u00eb nat\u00eb tragjike! Hasan Rizaja, komandanti i fortes\u00ebs dhe vali i Shkodr\u00ebs, \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb\u2026 Rrug\u00ebs duke u kthyer n\u00eb sht\u00ebpi, pasi doli nga Esat Pasha, ra n\u00eb nj\u00eb prit\u00eb prej tre vetash q\u00eb e q\u00eblluan nga prapa\u2026 Hasan Rizaja u shemb p\u00ebrtok\u00eb, aty ku ishte n\u00eb rrug\u00eb dhe sot n\u00eb m\u00ebngjes, n\u00eb or\u00ebn 2, vdiq. N\u00eb or\u00ebn 10 u varros\u2026\u201d \u2013 (Ditari i cit., f. 53-54).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, Hamdi Bushati, duke iu referuar revist\u00ebs \u201cCirka\u201d, 1928, teksa p\u00ebrshkruan Komandantin, citon: \u201cHasan Riza Pasha me shkenc\u00ebn e vet strategjike ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme n\u00eb historin\u00eb ushtarake si mbrojt\u00ebs i Shkodr\u00ebs n\u00eb rrethimin historik t\u00eb saj q\u00eb, ndon\u00ebse i huej, tue krye n\u00eb kuptimin ma t\u00eb plot\u00eb detyr\u00ebn e tij, kjo nj\u00eb nd\u00ebr shkaqet jo ma t\u00eb mramet q\u00eb Shkodra muejt me qen\u00eb pjes\u00eb e pandame e nan\u00ebs Shqipni. Me vullnetin e pathyesh\u00ebm t\u00eb Hasan Riza Pash\u00ebs u ndalue turri i ushtrive t\u00eb bes\u00eblidhuna balkanike\u2026\u201d \u2013 (Hamdi Bushati, \u201cShkodra dhe motet\u201d, bot. i 2-t\u00eb, Shkod\u00ebr, 2005, v. 1, f. 365).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Natyrsh\u00ebm, nga pozita e nj\u00eb lexuesi t\u00eb rregullt t\u00eb historis\u00eb, sh\u00ebnimet e koh\u00ebs s\u00eb rrethimit t\u00eb Shkodr\u00ebs nga serbo-malazez\u00ebt, na d\u00ebshmojn\u00eb momente dhe tabllo t\u00eb mbushura me bombardime, predha, vrasje, uri, skamje, tymnaja e frik\u00eb n\u00eb mesin e popullat\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">D\u00ebshmohen edhe fragmente, q\u00eb mendoj se duhen kujtuar her\u00eb pas here, n\u00eb leximet e historis\u00eb s\u00eb vendit ton\u00eb dhe p\u00ebrkujtimin e tyre.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kam d\u00ebshir\u00eb t\u00eb ndaj me ju disa nga k\u00ebto d\u00ebshmi:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201c27 tetor 1912. Fshatar\u00ebt nga zonat e periferis\u00eb v\u00ebrshojn\u00eb n\u00eb qytet. Malazezt\u00eb, gjat\u00eb marshimit t\u00eb tyre, u v\u00ebn\u00eb zjarrin fshatrave\u2026<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">18 tetor 1912. Mij\u00ebra shkodran\u00eb mysliman\u00eb kan\u00eb rrokur arm\u00ebt dhe jan\u00eb betuar q\u00eb t\u00eb vdesin p\u00ebr Atdheun\u2026<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">19 tetor 1912. N\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e Bashkis\u00eb u ngrit flamuri i gjelb\u00ebr i Profetit. Lajm\u00ebtari publik (tellalli) b\u00ebn thirrje q\u00eb t\u00eb luftojn\u00eb e t\u00eb vdesin p\u00ebr Atdheun. Mysliman\u00ebt jan\u00eb t\u00eb mbushur me entuziaz\u00ebm dhe t\u00eb shumt\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb vrapojn\u00eb me arm\u00eb n\u00eb duar n\u00ebp\u00ebr trashe.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">25 n\u00ebntor 1912. Nj\u00eb shpallje e vendosur n\u00eb mur, e n\u00ebnshkruar nga Hasan Rizaja dhe Esat Pasha, njofton banor\u00ebt e Shkodr\u00ebs se ai q\u00eb shprehet p\u00ebr dor\u00ebzimin e qytetit, do t\u00eb varet!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">28 n\u00ebntor 1912. (Dita e pavar\u00ebsimit. -M.S-). Turqit e tregojn\u00eb veten edhe nj\u00eb her\u00eb si mbrojt\u00ebs shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">30 n\u00ebntor 1912. Sot, gati sa nuk vdiqa! Bombardimi filloi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb or\u00ebn 2 e gjysm\u00eb dhe ka zgjatur deri n\u00eb or\u00ebn 6 pa nj\u00eb \u00e7erek.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">4 dhjetor 1912. Tregojn\u00eb se n\u00eb trashe ka r\u00ebn\u00eb nj\u00eb gjyle me pesh\u00eb 100 kilogram dhe me diamet\u00ebr 24 centimet\u00ebr. Kjo b\u00ebn pun\u00eb, jo shaka! Po sikur t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb qytet nj\u00eb gjyle e till\u00eb? O Zot, \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebhet me ne?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">3 janar 1913. Bie shi; koha \u00ebsht\u00eb e zymt\u00eb, ashtu si gjendja e jon\u00eb shpirt\u00ebrore\u2026<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">6 janar 1913. Sonte, n\u00eb mbr\u00ebmje, e ndez\u00ebm p\u00ebrs\u00ebri pem\u00ebn e krishtlindjeve. Hasan Rizaja, n\u00ebp\u00ebrmjet kolonel Fahri Beut, i ka d\u00ebrguar burrit tim nj\u00eb fotografi. Heroi i rrethimit t\u00eb Shkodr\u00ebs \u00ebsht\u00eb i veshur me uniform\u00eb ushtarake, me nj\u00eb q\u00ebndrim si Napoleoni. Sido q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb kjo luft\u00eb, emri i tij do t\u00eb sh\u00ebnohet p\u00ebrjet\u00eb n\u00eb analet e historis\u00eb!\u201d \u2013 (Ditari i cit., f. 18-44).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dhe, sh\u00ebnimet e zonj\u00ebs austriake vazhdojn\u00eb e vazhdojn\u00eb, duke d\u00ebshmuar shum\u00eb dhembje, frik\u00eb e tmerr, si nj\u00eb p\u00ebrjetim real i nj\u00eb lufte \u201cbarbare\u201d, (sikurse e cil\u00ebson ajo n\u00eb nj\u00eb vend n\u00eb ditarin e saj), kund\u00ebr nj\u00eb qyteti dhe nj\u00eb populli, q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk ia kthyen shpin\u00ebn as e lan\u00eb n\u00eb balt\u00eb!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Lexova, n\u00eb kontekstet e k\u00ebtyre sh\u00ebnimeve modeste, edhe vargjet e Fisht\u00ebs, pas propozimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Hasan Riza Pasha, p\u00ebr \u201cnj\u00eb marsh shqip p\u00ebr me ua m\u00ebsue ushtar\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb ta k\u00ebndonin tue shkue n\u00eb st\u00ebrvitje. At Gjergj Fishta ia p\u00ebrgatiti marshin dhe ia d\u00ebrgoi. Pasha ia shp\u00ebrbleu nj\u00ebqind fish tue ia pague strof\u00eb e lir\u00eb ari turke\u201d \u2013 (Hamdi Bushati, v. 1, f. 369).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ja disa nga fjal\u00ebt e marshit t\u00eb gjat\u00eb:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cPrej kah len\u00eb e merr hana<br \/>\nMu \u00e7ue shekulli kundra nesh<br \/>\nDjelm kreshnik\u00eb na bani nana vet\u00ebm na iu dalim ndesh<br \/>\n\u2026<br \/>\nKush t\u00eb jet\u00eb djal n\u00eb ushtri t\u00eb Sulltanit<br \/>\nKush t\u00eb jet\u00eb djal q\u00eb deken ban<br \/>\nT\u00eb dalin sot ai n\u00eb fush\u00eb t\u00eb mejdanit<br \/>\nMe dhan\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr vatan.\u201d \u2013 (Hamdi Bushati, v. 1, f. 369).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dhe, si kuror\u00eb, mbi imazhin e kujtimit t\u00eb paharruar t\u00eb trimit t\u00eb madh t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb mbrame, Hasan Riza Pasha, m\u00eb vijn\u00eb nd\u00ebr mend disa vargje t\u00eb Dom Laz\u00ebr Shantoj\u00ebs, q\u00eb n\u00eb vitin e larg\u00ebt 1915, do t\u00eb shkruante:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&#8220;Ktu mi ket fang, ku ve\u00e7 do lule t\u00eb zbeta<br \/>\nBadrash kan \u00e7il\u00eb me gjeth t\u00eb preht\u00eb si shpata,<br \/>\nKu drita ma s\u00eb mretnon, s\u00eb mretnon ma jeta<br \/>\nPor deka e nata<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me zem\u00ebr t\u00eb vrazhd\u00eb prej dhimet krejt shporue<br \/>\nKtu para vorrit t\u2019and n\u00eb giuj tuj ra<br \/>\nT\u00eb mramin t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetun sot po due me t\u00eb \u00e7ue<br \/>\nT\u00eb falem, Riza!<br \/>\n\u2026<br \/>\nHasan, Hasan, ku je? Qi ma mi kodra<br \/>\nN\u00eb kto vende shejte m\u00eb gjak fatosash, la<br \/>\nS\u2019po t\u00eb shof? Ty sot tuj te thirrun asht mar\u00eb Shkodra,<br \/>\nKu je Riza?&#8230;\u201d \u2013 (Dom Laz\u00ebr Shantoja, VEPRA, Shkod\u00ebr, 2005, f. 38).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">E, p\u00ebr fund, fjal\u00ebt e fundit t\u00eb Heroit t\u00eb Madh t\u00eb Shkodr\u00ebs, (thuajse i harruar n\u00eb dit\u00ebt e sotme, ai dhe ushtar\u00ebt e tij, shehid\u00ebt e nderit, q\u00eb dhan\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr mbrojtjen e Shkodr\u00ebs nga rrethimi serbo-malazez), i cili, n\u00eb shtratin e vdekjes tha edhe k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cJu la amanet djalin tem, por mos i thoni se m\u00eb kan\u00eb vra, por ra duke luftue! Betohuni se do t\u00eb q\u00ebndroni p\u00ebr mbrojtjen e atdheut deri n\u00eb vdekje!\u201d.., dhe: \u201cKerametin! Ma k\u00ebndo mue nj\u00eb Jasin\u00eb Sherif\u00eb!\u201d \u2013 (Hamdi Bushati, v. 1, f. 373).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Rahmet past\u00eb, i nalti Hasan Riza Pasha! Rahmet pa\u00e7in shehid\u00ebt e nalt\u00eb shkodran\u00eb, q\u00eb ran\u00eb duke mbrojtur ATDHEUN e tyre t\u00eb shtrenjt\u00eb, Shkodr\u00ebn ton\u00eb! Mir\u00ebnjohje dhe p\u00ebrulje, brez pas brezi!<\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><strong>Imam Muhamed B. Sytari<\/strong><br \/>\n<em>Myfti i Zon\u00ebs Shkod\u00ebr<\/em><br \/>\n<em>Shkod\u00ebr, m\u00eb 31 janar 2017<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<div class=\"mh-excerpt\"><p>Dit\u00ebve t\u00eb fundit, iu p\u00ebrkushtova leximeve mbi rrethimin e Shkodr\u00ebs nga serbo-malazez\u00ebt, n\u00eb prag t\u00eb pavar\u00ebsimit dhe pas tij. Bashk\u00ebbisedova n\u00eb heshtje me disa personazhe dhe ndjeva dhembje, por edhe shum\u00eb krenari! Fillimisht, ishte zonja <a class=\"mh-excerpt-more\" href=\"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=1827\" title=\"\u201cBetohuni se do t\u00eb q\u00ebndroni p\u00ebr mbrojtjen e atdheut deri n\u00eb vdekje!\u201d\">[&#8230;]<\/a><\/p>\n<\/div>","protected":false},"author":1,"featured_media":1828,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"class_list":["post-1827","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1827","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1827"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1827\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1829,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1827\/revisions\/1829"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1828"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1827"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1827"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1827"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}