{"id":2588,"date":"2017-06-21T20:01:46","date_gmt":"2017-06-21T20:01:46","guid":{"rendered":"http:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=2588"},"modified":"2017-06-22T07:41:34","modified_gmt":"2017-06-22T07:41:34","slug":"nata-e-kadrit-festa-e-shpalljes-se-kuranit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=2588","title":{"rendered":"Nata e Kadrit, \u201cFesta e Shpalljes s\u00eb Kur\u2019anit\u201d\u2026"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">Fal\u00ebnderimet e plota dhe madh\u00ebshtia absolute i takojn\u00eb vet\u00ebm All-llahut t\u00eb Madh\u00ebruar q\u00eb e b\u00ebri Nat\u00ebn e Kadrit mund\u00ebsi kthimi nga dyert e m\u00ebshir\u00ebs dhe faljes, bamir\u00ebsis\u00eb dhe altruizmit, p\u00ebr t\u00eb reflektuar dhe kuptuar m\u00eb mir\u00eb sesa vlen nj\u00eb jet\u00eb me besim dhe n\u00ebnshtrim ndaj Zotit dhe udh\u00ebzimit t\u00eb Tij!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dita-dit\u00ebs, e keqja dhe njer\u00ebzit e saj, q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull q\u00eb jan\u00eb ulur k\u00ebmb\u00ebkryq n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij vendi t\u00eb shtrenjt\u00eb, mundohet t\u00eb zhvesh\u00eb nga morali dhe virtyti, besimi dhe past\u00ebrtia, nj\u00eb komb t\u00eb t\u00ebr\u00eb, baballar\u00ebt e t\u00eb cili tia dhan\u00eb bes\u00ebn All-llahut p\u00ebr ta mbartur amanetin e Fjal\u00ebs s\u00eb Tij, brez pas brezi! T\u00eb par\u00ebt tan\u00eb e d\u00ebshmuan veten!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sot, stafeta e Amanetit ka mb\u00ebrritur n\u00eb duart tona, duke na b\u00ebr\u00eb p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr besimin ton\u00eb, Islamin, Kur\u2019anin dhe udh\u00ebzimin e tij, Tradit\u00ebn e past\u00ebr profetike, (jo at\u00eb q\u00eb e kan\u00eb sh\u00ebmtuar mendimet e ngushta dhe primitivizmi, fanatizmi sektar dhe esktremizmi n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me Fjal\u00ebn dhe shpirtin e Tradit\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb!?), shpirtin e traditave tona t\u00eb vyera komb\u00ebtare q\u00eb ngrihen mbi besimin e past\u00ebr n\u00eb Nj\u00eb Zot, v\u00ebllaz\u00ebrin\u00eb e shenjt\u00eb islame dhe harmonin\u00eb n\u00eb mesin e bashk\u00ebqytetar\u00ebve!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Salavatet dhe bekimet e All-llahut qofshin p\u00ebrher\u00eb d\u00ebshmi dashnie dhe p\u00ebruljeje ndaj Ma t\u00eb Mirit e Ma t\u00eb Shtrenjtit, Hz. Muhammedit (a.s), zot\u00ebris\u00eb s\u00eb bijve t\u00eb Ademit, q\u00eb u begatua n\u00eb mesin e krejt krijesave, me shpalljen e Kur\u2019anit n\u00eb Nat\u00ebn e Kadrit. Atij, q\u00eb, \u201ckur iu shfaq\u00ebn moshat e njer\u00ebzve t\u00eb shkuar, u ngushtua p\u00ebr ymmetin e tij, se mos nuk do arrinin dot grad\u00ebt e t\u00eb par\u00ebve, p\u00ebr shkak t\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb par\u00ebve\u201d dhe, All-llahu i dha myzhde: \u201cNata e Kadrit \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mir\u00eb se nj\u00eb mij\u00eb muaj\u201d! \u2013 (Ibn Ashur, \u201cEt-Tahrir vet-Tenvir\u201d, v\u00ebll. 30, f. 405.)<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">T\u00eb dashur e t\u00eb shtrenjt\u00eb,<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Prej adhurimeve m\u00eb t\u00eb mira shtes\u00eb q\u00eb b\u00ebn besimtari, \u00ebsht\u00eb edhe leximi i Kur\u2019anit. Thot\u00eb n\u00eb suren Fatir, 29: \u201cAta q\u00eb e lexojn\u00eb librin e All-llahjt, e falin namazin dhe nga begatit\u00eb q\u00eb Ne u kemi dh\u00ebn\u00eb japin fshehtazi e haptazi, ata shpresojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb fitim q\u00eb kurr\u00eb nuk humbet\u201d. Leximi! Por, leximi q\u00eb shoq\u00ebrohet me hutim e munges\u00eb gatishm\u00ebrie p\u00ebr t\u00eb ndjekur hart\u00ebn e udh\u00ebzimit te asaj q\u00eb lexohet, nuk vlen, ngelet thjesht\u00eb lexim pa fryt!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00ebsoj si ai q\u00eb lexon se konsumimi i helmit t\u00eb merr jet\u00ebn dhe e tejkalon k\u00ebt\u00eb lexim n\u00eb ndjekje t\u00eb kapri\u00e7os dhe epsheve t\u00eb tij dhe e pi helmin\u2026 Nj\u00ebsoj, si ai q\u00eb lexon se zjarri djeg dhe vendos t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb sesa e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo d\u00ebshmi q\u00eb vjen nga nj\u00eb burim i sigurt\u00eb dhe, vendos t\u00eb djeg\u00eb veten, sht\u00ebpin\u00eb, pasurin\u00eb\u2026<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Po, kur ajo q\u00eb lexojm\u00eb n\u00eb Kur\u2019an \u00ebsht\u00eb Fjala e Vet\u00eb Zotit t\u00eb universit, q\u00eb na do t\u00eb mir\u00ebn si rac\u00eb njer\u00ebzore, p\u00ebr ne ka d\u00ebrguar me qindra mij\u00ebra t\u00eb d\u00ebrguar, ka shpallur Libra hyjnore, si e si njeriu t\u00eb udh\u00ebzohet e t\u00eb mos shkoj\u00eb pas thirrjeve t\u00eb shejtanit, por.., njeriu i ngrat\u00eb harron e hutohet&#8230;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Prandaj, sot, teksa jemi mbledhur t\u00eb p\u00ebrfitojm\u00eb nga bereqetet e k\u00ebsaj Hatmeje Mubareke, si dhe t\u00eb pergatitemi shpirt\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb atmosfer\u00ebn e Nat\u00ebs s\u00eb 27 t\u00eb k\u00ebtij Muaji, me shpres\u00ebn se do jet\u00eb Nata e bekimeve dhe dhuntive t\u00eb m\u00ebdha, Nata e Kadrit, e kemi t\u00eb domosdoshme t\u00eb ftojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin drejt angazhimit p\u00ebr ta kuptuar dhe p\u00ebrkthyer n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme Kur\u2019anin Fam\u00eblart\u00eb. P\u00ebrndryshe, si do ta lexonim p\u00ebrgjigjen e Nan\u00ebs ton\u00eb Aishe (r.a), kur u pyet p\u00ebr moralin dhe sjelljen e Hz. Muhammedit (a.s), tha: \u201cKur\u2019ani ishte morali i tij!\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">A \u00ebsht\u00eb Kur\u2019ani sot, morali yn\u00eb, modeli yn\u00eb i t\u00eb jetuarit, i komunikimit n\u00eb bashk\u00ebsi, i edukimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, i mbrojtjes s\u00eb rinis\u00eb nga haramet dhe shthurrja, i familjes muslimane shqiptare, i politikanit musliman shqiptar, i tregtarit ton\u00eb, i policit ton\u00eb, i kryeministrit ton\u00eb, i presidentit ton\u00eb, i kryebashkiakut ton\u00eb, i gazetarit ton\u00eb, i shkenc\u00ebtarit ton\u00eb, i Myftiut ton\u00eb, i imamit ton\u00eb, i xhematit ton\u00eb?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje q\u00eb duhet t\u2019ia drejtojm\u00eb shpesh vetes son\u00eb, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb sesa musliman\u00eb jemi dhe sa larg hipokrizis\u00eb jemi n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Transmeton Enesi (r.a), se Resulull-llahu (a.s) tha: \u201cAll-llahu ka ca t\u00eb zgjedhur n\u00eb mesin e njer\u00ebzve!\u201d I than\u00eb: Kush jan\u00eb ata, o i d\u00ebrguar i All-llahut? Tha: \u201cEhlul-Kur\u2019an, jan\u00eb njer\u00ebzit e p\u00ebrzgjedhur t\u00eb All-llahut dhe t\u00eb dashurit e Tij!\u201d \u2013 (Nesaiu, Ibn Maxheh, Hakimi dhe Ahmedi)<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pra, lexuesit e vazhduesh\u00ebm t\u00eb Kur\u2019anit, hafiz\u00ebt e nderuar, t\u00eb angazhuarit me m\u00ebsimin e tij dhe mbi t\u00eb gjitha ata q\u00eb nuk ndahen nga Kur\u2019ani, jo p\u00ebr bereqet e lexim rutin e kalimtar, por p\u00ebr ta m\u00ebsuar e kuptuar at\u00eb, me q\u00ebllimin e praktikimit n\u00eb jet\u00eb dhe veshjen me edukat\u00ebn, shpirtin dhe moralin e tij!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sot, njeriu i k\u00ebsaj kohe ka nevoj\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr Kur\u2019anin, p\u00ebr t\u00eb gjetur sh\u00ebrim nga idhujtaria moderne, nga format e larmishme t\u00eb shirkut, nga imoraliteti, nga djall\u00ebzit\u00eb, nga hipokrizia, nga mashtrimi e hasedi, nga g\u00ebnjeshtra e indiferentizmi, nga mosp\u00ebrfillja dhe kopracia.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Njeriu i k\u00ebsaj kohe, ka nevoj\u00eb p\u00ebr Drit\u00ebn e Kur\u2019anit, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga err\u00ebsirat e zemr\u00ebs, si shkak i gjynaheve t\u00eb vazhdueshme, nga err\u00ebsirat e v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb jet\u00ebs, si shkak i keqqeverisjes dhe keqmenaxhimit t\u00eb pasurive, nga err\u00ebsirat e mendjes dhe logjik\u00ebs, si shkak i dyshimeve, mashtrimit dhe vesveseve t\u00eb shejtan\u00ebve; xhin a njer\u00ebz qofshin etj.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Prandaj, ju ftoj ta merrni amanetin dhe t\u00eb ngriheni me mbar\u00ebsin\u00eb e All-llahut, ta p\u00ebrhapni k\u00ebt\u00eb Drit\u00eb, duke nisur me veten, me t\u00eb af\u00ebrmit e familjen, ta p\u00ebrhapni Kur\u2019anin dhe m\u00ebsimet e tij, pa ndrojtje e pa frik\u00eb, plot kurajo e vullnet q\u00eb i b\u00ebn edhe malet t\u00eb n\u00ebnshtrohen para past\u00ebrtis\u00eb dhe dashnis\u00eb tuaj!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">T\u00eb dashur e t\u00eb shtrenjt\u00eb v\u00ebllez\u00ebr dhe motra, besimtar\u00eb,<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sonte shpresojm\u00eb te jet\u00eb nj\u00eb Nat\u00eb plot bekim p\u00ebr krejt ymmetin islam. Lutemi q\u00eb Nata e Kadrit, t\u00eb cil\u00ebn Zoti i gjith\u00ebsis\u00eb e ka p\u00ebrcaktuar si nj\u00eb nat\u00eb plot begati e mir\u00ebsi: \u201cNe e zbrit\u00ebm at\u00eb n\u00eb nj\u00eb Nat\u00eb t\u00eb begat\u00eb\u201d \u2013 (Kur\u2019ani, Ed-Duhan: 3), t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nat\u00eb kthese historike p\u00ebr ymmetin ton\u00eb, dret Zgjimit t\u00eb Madh t\u00eb premtuar n\u00eb Kur\u2019an e Hadith, drejt nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit, sepse larg hart\u00ebs s\u00eb vendosur nga Zoti yn\u00eb p\u00ebr ne, ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb mbetemi t\u00eb hutuar e larg vlerave t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb Udh\u00ebzimit hyjnor, si\u00e7 e d\u00ebshmojm\u00eb edhe sot!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nata e Kadrit, si\u00e7 shkruan edhe Imam Ibn Ashuri n\u00eb tefsirin e tij: \u201c\u00cbsht\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr musliman\u00ebt q\u00eb t\u00eb madh\u00ebrojn\u00eb dit\u00ebt e mir\u00ebsive t\u00eb tyre fetare, dit\u00ebt e mir\u00ebsive t\u00eb All-llahut ndaj tyre, nj\u00ebsoj si ajo \u00e7far\u00eb Zoti i legjitimoi Musait (a.s) n\u00eb ve\u00e7imin e disa dit\u00ebve t\u00eb vitit, q\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb me dit\u00eb n\u00eb t\u00eb cilat ndodh\u00ebn mir\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha nga All-llahu p\u00ebr Musain: \u201cP\u00ebrkujtoju atyre t\u00eb mirat e All-llahut\u201d \u2013 (Kur\u2019ani, Ibrahim: 5). P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, Nata e Kadrit meriton t\u00eb konsiderohet si Festa e Shpalljes s\u00eb Kur\u2019anit!\u201d \u2013 (Ibn Ashur, \u201cEt-Tahrir vet-Tenvir\u201d, v\u00ebll. 30, f. 407)<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me zem\u00ebr t\u00eb mir\u00eb Nat\u00ebn e Kadrit!<\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><strong>Imam Muhamed B. Sytari<\/strong><br \/>\n<em>26 Ramazan 1438<\/em><br \/>\n<em>Shkod\u00ebr, m\u00eb 21 qershor 2017<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<div class=\"mh-excerpt\"><p>Fal\u00ebnderimet e plota dhe madh\u00ebshtia absolute i takojn\u00eb vet\u00ebm All-llahut t\u00eb Madh\u00ebruar q\u00eb e b\u00ebri Nat\u00ebn e Kadrit mund\u00ebsi kthimi nga dyert e m\u00ebshir\u00ebs dhe faljes, bamir\u00ebsis\u00eb dhe altruizmit, p\u00ebr t\u00eb reflektuar dhe kuptuar m\u00eb <a class=\"mh-excerpt-more\" href=\"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=2588\" title=\"Nata e Kadrit, \u201cFesta e Shpalljes s\u00eb Kur\u2019anit\u201d\u2026\">[&#8230;]<\/a><\/p>\n<\/div>","protected":false},"author":1,"featured_media":2589,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-2588","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ramazan-2017"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2588","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2588"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2588\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2590,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2588\/revisions\/2590"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2589"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2588"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2588"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2588"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}