{"id":4124,"date":"2018-05-21T21:43:11","date_gmt":"2018-05-21T21:43:11","guid":{"rendered":"http:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=4124"},"modified":"2018-05-25T12:47:57","modified_gmt":"2018-05-25T12:47:57","slug":"ai-ishte-me-i-miri-i-njerezve-me-zemermiri-i-tyre-me-guximtari-i-tyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=4124","title":{"rendered":"\u201cAi ishte m\u00eb i miri i njer\u00ebzve, m\u00eb zem\u00ebrmiri i tyre, m\u00eb guximtari i tyre!\u201d"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebrpara se t\u00eb ulesha p\u00ebr t\u00eb rreshtuar k\u00ebto fjal\u00eb isha n\u00eb dilem\u00ebn e fjalis\u00eb s\u00eb par\u00eb, pas s\u00eb cil\u00ebs, fjal\u00ebt ndjekin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebtimin e tyre t\u00eb urt\u00eb drejt form\u00ebsimit t\u00eb nj\u00eb a disa ideve, q\u00eb zakonisht nevojitet t\u00eb serviren me nj\u00eb p\u00ebrkujdesje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb k\u00ebsi trajtesash.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dilem\u00ebn e ndau nj\u00eb mesazh elektronik nga Amerika e larg\u00ebt. Prof. Sami Repishti m\u00eb shkruante: \u201c<em>Shume i nderuemi Imam Sytari: Uroj qe ky mesazh te ju gjej shendosh e mire si ju ashtu edhe te gjithe te dashtunit tuej. Nji koleg amerikan me dergoj sot kete shkrim per lexim. Mjaft interesant dhe deshprues. Miljona viktima te pafajshme vuejne te zezat e ullinit rreth e rrotull bote qe heshte pa u turpnue!<\/em>\u201d\u2026<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong><em>T\u00eb dashur t\u00eb ftuar,<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Bota e sotme p\u00ebrp\u00eblitet n\u00eb vorbulla t\u00eb \u00e7uditshme, her\u00eb-her\u00eb t\u00eb frikshme e n\u00eb raste t\u00eb tjera thuajse imponuese drejt nj\u00eb fryme zhg\u00ebnjyese, rrethuar nga diktati prej t\u00eb forti arrogant, dhun\u00ebs dhe urrejtjes, racizmit dhe frik\u00ebsimit t\u00eb njer\u00ebzimit me termat e luft\u00ebs dhe shkat\u00ebrrimit, q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrhapur gjithandej, si tentakulat e nj\u00eb oktapodi t\u00eb eg\u00ebrsuar vrastar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjithandej flitet p\u00ebr vlerat qytet\u00ebruese, p\u00ebr moralin dhe familjen, p\u00ebr besimin dhe sigurin\u00eb, p\u00ebr ekonomit\u00eb e forta dhe mir\u00ebqenien, p\u00ebr zhvillimin teknologjik dhe arritjet shkencore. Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e vlefshme dhe tep\u00ebr inkurajuese p\u00ebr brezat e ri dhe t\u00eb ardhmen e bot\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por, n\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb realiteteve me propagandat, gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes dhe hipokrizis\u00eb bot\u00ebrore, (q\u00eb natyrsh\u00ebm, reflektohet me shpejt\u00ebsi marramend\u00ebse n\u00eb realitete t\u00eb ngushta lokale e provinciale t\u00eb shoq\u00ebrive t\u00eb sforcuara dhe t\u00eb mbajtura peng, si ajo ku jetojm\u00eb), rritjes s\u00eb vazhdueshme t\u00eb islamofobis\u00eb, deri n\u00eb kufijt\u00eb e idiot\u00ebsis\u00eb kolektive, si rasti i 300 intelektual\u00ebve francez\u00eb q\u00eb para ca dit\u00ebsh k\u00ebrkuan cungimin e Kur\u2019anit Fam\u00eblart\u00eb me eliminimin e disa ajeteve; rasti i pastorit amerikan q\u00eb para ca koh\u00ebsh \u201cd\u00ebnoi\u201d me djegie Kur\u2019anin Fam\u00eblart\u00eb; thirrjet raciste nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb BE-s\u00eb dhe kancelarive t\u00eb tyre p\u00ebr d\u00ebbimin e musliman\u00ebve nga shtetet p\u00ebrkat\u00ebse; shkeljet flagrante t\u00eb ligjeve p\u00ebr t\u00eb drejtat e liris\u00eb s\u00eb besimit dhe d\u00ebshmimit t\u00eb tij, gjithandej, deri n\u00eb vendin ton\u00eb; deklaratat hipokrite t\u00eb klas\u00ebs politike t\u00eb 28 viteve t\u00eb fundit n\u00eb raport me Islamin dhe musliman\u00ebt n\u00eb vendin ton\u00eb, por jo vet\u00ebm, secili prej nesh, e ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb pak hapin dhe t\u00eb reflektoj\u00eb p\u00ebr pak \u00e7aste.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">A meriton t\u00eb luftohet Islami dhe a \u00ebsht\u00eb ai shkaku i shkat\u00ebrrimit dhe humnerave ku ka degraduar sot, njeriu i shekullit 21? A \u00ebsht\u00eb ky Kur\u2019an (i pandryshuesh\u00ebm, q\u00eb nga momenti i par\u00eb i shpalljes dhe deri n\u00eb kiamet), shkak i k\u00ebsaj katrahure ku \u00ebsht\u00eb katandisur jeta e njeriut mbi tok\u00eb? A jan\u00eb porosit\u00eb dhe udh\u00ebzimet e Vul\u00ebs s\u00eb t\u00eb D\u00ebrguarve t\u00eb Zotit t\u00eb Vet\u00ebm t\u00eb gjith\u00ebsis\u00eb, shkak i prapambetjes dhe luft\u00ebs, urrejtjes dhe p\u00ebr\u00e7arjes, apo raca e jon\u00eb po shkon symbyllurazi pas thirrjeve dhe propagandave t\u00eb djall\u00ebzuara q\u00eb e duan njeriun n\u00eb luft\u00eb me v\u00ebllan\u00eb e tij njeri, q\u00eb i duan besimet n\u00eb gar\u00eb t\u00eb keqe kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit, q\u00eb e frym\u00ebzojn\u00eb njeriun drejt pandershm\u00ebris\u00eb n\u00eb trajtimin e shenjt\u00ebrive t\u00eb tjetrit, q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb korrupsionin f\u00e9, mashtrimin vler\u00eb, degjenerimin mod\u00eb, shp\u00ebrb\u00ebrjen e familjes dhe legjitimimin p\u00ebrher\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb f\u00eblliq\u00ebsis\u00eb dhe devijimit nga natyra e past\u00ebr n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Zoti e krijoi njeriun, shenj\u00eb dashurie e shfaqje qytet\u00ebruese e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Njeriu i koh\u00ebs son\u00eb \u00ebsht\u00eb gjynah! Ka p\u00ebrpjekje t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr t\u2019i verbuar drit\u00ebn e arsyes, p\u00ebr t\u2019i hequr ujin e fytyr\u00ebs, i \u00ebsht\u00eb l\u00ebkundur nj\u00ebsia mat\u00ebse e t\u00eb mir\u00ebs dhe t\u00eb keqes, i \u00ebsht\u00eb abuzuar besimi dhe feja, i \u00ebsht\u00eb prekur cipa e mendjes dhe logjik\u00ebs, gati-gati \u00ebsht\u00eb manipuluar deri n\u00eb grad\u00ebn e trajtimit si kavie eksperimentale, q\u00eb nuk ka as mendje, as zem\u00ebr, as t\u00eb drejta e as korda zanore p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn e vet, n\u00ebs\u00eb i ka mbetur gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebto e t\u00eb tjera arsye, q\u00eb sillen rreth k\u00ebtij diskursi, m\u00eb kan\u00eb ngacmuar prej vitesh, q\u00eb t\u00eb merrem me p\u00ebrkthimin, p\u00ebrshtatjen dhe komentimin e jet\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb Hz. Muhammedit (a.s.), t\u00eb cilin, studiuesi amerikan Majk\u00ebll Hart, e vendos t\u00eb parin, n\u00eb list\u00ebn e 100 personaliteteve m\u00eb me ndikim n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit, n\u00eb librin e tij t\u00eb famsh\u00ebm q\u00eb doli n\u00eb drit\u00eb k\u00ebtu e 40 vite m\u00eb par\u00eb, n\u00eb vitin 1978.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kjo p\u00ebrzgjedhje e tij, sikur i jep nj\u00eb tjet\u00ebr dimension D\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Zotit t\u00eb Vet\u00ebm t\u00eb bot\u00ebve, kur thot\u00eb: \u201cJu e kishit shembullin m\u00eb t\u00eb lartw nw tw Dwrguarin e All-llahu\u2026\u201d.<a href=\"#_ftn1\" name=\"_ftnref1\">[1]<\/a> Nj\u00ebkoh\u00ebsisht m\u00eb shtyn m\u00eb tep\u00ebr drejt vler\u00ebsimit t\u00eb amanetit t\u00eb madh t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb tij, q\u00eb un\u00eb besoj pa asnj\u00eb dyshim se, \u00ebsht\u00eb garant q\u00eb njeriu i sot\u00ebm t\u00eb kthjellohet, t\u00eb drit\u00ebsohet e t\u00eb rigjej\u00eb veten para duarve t\u00eb historis\u00eb s\u00eb vet\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshme!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb librin me 300 hadithe q\u00eb keni para duarve; pun\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn jam angazhuar q\u00eb nga viti 2008, do t\u00eb gjeni urt\u00ebsi dhe k\u00ebshilla, udh\u00ebzime dhe drit\u00ebsime, q\u00eb kam p\u00ebrzgjedhur nga 10031 hadithet e vepr\u00ebs s\u00eb Imam Sujutit: \u201cEl-Xhamius-Sagir\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb leximit, jam i bindur se do t\u00eb kuptoni madh\u00ebshtin\u00eb e k\u00ebtij Islami, n\u00eb udh\u00ebzimet e t\u00eb cilit gjejm\u00eb edhe udh\u00ebrr\u00ebfimin m\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur drejt arritjes n\u00eb grad\u00ebt e perfeksionimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies me Zotin, me veten, me tjetrin, me vet\u00eb jet\u00ebn, me q\u00ebllimin e d\u00ebshmimit t\u00eb njeriut si <strong><em>m\u00ebk\u00ebmb\u00ebs i Zotit <\/em><\/strong>mbi tok\u00eb!<\/p>\n<ul style=\"text-align: justify;\">\n<li>\u201c<strong><em>M\u00eb t\u00eb mir\u00ebt nd\u00ebr ju jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt me familjen e tyre!<\/em><\/strong>\u201d &#8211; (Hadithi nr. 3990, f. 244. Tabaraniu, nga Ebu Kebshe).<\/li>\n<li>\u201c<strong><em>M\u00eb t\u00eb mir\u00ebt nd\u00ebr ju jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt me grat\u00eb e tyre!<\/em><\/strong>\u201d &#8211; (Hadithi nr. 3991, f. 244. Ibn Maxheh (dhe Dejlemiu, si te \u201cFejdul-Kadir\u201d, v\u00ebll. 3, f. 572), nga Ibn Amri).<\/li>\n<li>\u201c<strong><em>M\u00eb t\u00eb mir\u00ebt nd\u00ebr ju jan\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebt vep\u00ebrmir\u00eb!<\/em><\/strong>\u201d &#8211; (Hadithi nr. 3992, f. 244. Hakimi, nga Xhabiri).<\/li>\n<li>\u201c<strong><em>M\u00eb i miri i shoq\u00ebris\u00eb tek All-llahu \u00ebsht\u00eb m\u00eb i miri i tyre p\u00ebr shokun e tij. M\u00eb i miri i komshive tek All-llahu \u00ebsht\u00eb m\u00eb i miri i tyre p\u00ebr komshiun e tij!<\/em><\/strong>\u201d &#8211; (Hadithi nr. 3998, f. 244. Ahmedi, Tirmidhiu dhe Hakimi, nga Ibn Amri).<\/li>\n<li>\u201c<strong><em>M\u00eb i miri i njer\u00ebzve \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb m\u00eb s\u00eb miri e lexon Kur&#8217;anin, edhe ai q\u00eb m\u00eb s\u00eb miri e kupton fen\u00eb e All-llahut, edhe ai q\u00eb m\u00eb s\u00eb miri p\u00ebrkushtohet, edhe ai q\u00eb m\u00eb s\u00eb miri urdh\u00ebron p\u00ebr mir\u00eb, edhe ai q\u00eb m\u00eb s\u00eb miri ndalon t\u00eb keqen, edhe ai q\u00eb m\u00eb s\u00eb miri i ruan lidhjet farefisnore!<\/em><\/strong>\u201d &#8211; (Hadithi nr. 4032, f. 246. Ahmedi, Tabaraniu (dhe Bejhekiu, si te \u201cFejdul-Kadir\u201d, v\u00ebll. 3, f. 586), nga Durra bint Ebi Leheb).<\/li>\n<li>\u201c<strong><em>M\u00eb i miri i njer\u00ebzve \u00ebsht\u00eb m\u00eb i dobishmi i tyre p\u00ebr njer\u00ebzit!<\/em><\/strong>\u201d &#8211; (Hadithi nr. 4044, f. 246. Kudaiu, nga Xhabiri).<\/li>\n<li>\u201c<strong><em>E m\u00ebshiroft\u00eb All-llahu nj\u00eb person q\u00eb fiton nga hallalli, q\u00eb shpenzon me maturi dhe q\u00eb jep l\u00ebmosh\u00eb nga ajo q\u00eb tepron, p\u00ebr dit\u00ebn e varf\u00ebris\u00eb dhe nevoj\u00ebs s\u00eb tij!<\/em><\/strong>\u201d &#8211; (Hadithi nr. 4422, f. 271. Ibnun-Nexhar, nga Nana e jon\u00eb Aishe).<\/li>\n<li>\u201c<strong><em>E m\u00ebshiroft\u00eb All-llahu nj\u00eb njeri; zem\u00ebrmir\u00eb kur shet, zem\u00ebrmir\u00eb kur blen, zem\u00ebrmir\u00eb kur gjykon, zem\u00ebrmir\u00eb kur k\u00ebrkon t\u00eb drejt\u00ebn e tij!<\/em><\/strong>\u201d &#8211; (Hadithi nr. 4434, f. 272. Bukhariu dhe Ibn Maxheh, nga Xhabiri).<\/li>\n<li>\u201c<strong><em>Ruaju,<\/em><\/strong> <strong><em>mos i b\u00ebj keq njer\u00ebzve, sepse ajo e gropos t\u00eb mir\u00ebn dhe shfaq t\u00eb metat!<\/em><\/strong>\u201d &#8211; (Hadithi nr. 2899, f. 173. Bejhekiu, nga Ebu Hurejra).<\/li>\n<li>\u201c<strong><em>Ruajuni nga ekstremizmi n\u00eb f\u00e9, sepse shum\u00eb nga popujt para jush u shkat\u00ebrruan nga ekstremizmi n\u00eb f\u00e9!<\/em><\/strong>\u201d &#8211; (Hadithi nr. 2909, f. 174. Ahmedi, Nesaiu, Ibn Maxheh dhe Hakimi, nga Ibn Abbasi).<\/li>\n<li>\u201c<strong><em>Ruajuni nga lutja e atij q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb padrejt\u00ebsi, edhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb nga nj\u00eb femohues, sepse asgj\u00eb nuk i b\u00ebhet perde asaj, nga All-llahu i Madh\u00ebruar!<\/em><\/strong>\u201d &#8211; (Hadithi nr. 2915, f. 174. Simevejh, nga Enesi).<\/li>\n<li>\u201c<strong><em>Po i posedove kat\u00ebr ve\u00e7ori, mos u d\u00ebshp\u00ebro p\u00ebr \u00e7far\u00eb mund t\u00eb kesh humbur nga kjo jet\u00eb: Sinqeriteti i fjal\u00ebs, ruajtja e amanetit, mir\u00ebsjellja dhe ruajtja nga ushqimi haram!<\/em><\/strong>\u201d &#8211; (Hadithi nr. 912, f. 62. Ahmedi, Tabaraniu, Hakimi dhe Bejhekiu, nga Ibn Omeri).<\/li>\n<li>[Kur d\u00ebrgonte ndonj\u00ebrin prej shok\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb ndonj\u00eb d\u00ebrges\u00eb (thirrjeje islame), i thoshte: \u201c<strong><em>Jepni sihariq dhe mos i largoni njer\u00ebzit, leht\u00ebsoni dhe mos v\u00ebshtir\u00ebsoni!<\/em><\/strong>\u201d] &#8211; (Hadithi nr. 6612, f. 411. Ebu Davudi (dhe Muslimi, si te \u201cFejdul-Kadir\u201d, v\u00ebll. 5, f. 137), nga Ebu Musai).<\/li>\n<li>\u201c<strong><em>Kalonte pran\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe u jepte selam!<\/em><\/strong>\u201d &#8211; (Hadithi nr. 7174, f. 440. Bukhariu, nga Enesi).<\/li>\n<li>\u201c<strong><em>Ai ishte m\u00eb i miri i njer\u00ebzve, m\u00eb zem\u00ebrmiri i tyre, m\u00eb guximtari i tyre!<\/em><\/strong>\u201d &#8211; (Hadithi nr. 6477, f. 403. Bukhariu, Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh, nga Enesi).<\/li>\n<li>\u201c<strong><em>Sjellja m\u00eb e urryer p\u00ebr t\u00eb ishte g\u00ebnjeshtra!<\/em><\/strong>\u201d &#8211; (Hadithi nr. 6500, f. 404. Bejhekiu, nga Nana e jon\u00eb Aishe).<\/li>\n<li>\u201c<strong><em>Krejt ju jeni p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe secili prej jush do t\u00eb pyetet p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tij! Prij\u00ebsi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe do t\u00eb pyetet p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tij! Burri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb familjen e tij dhe do t\u00eb pyetet p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tij! Gruaja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e burrit t\u00eb saj dhe do t\u00eb pyetet p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e saj! Sh\u00ebrb\u00ebtori \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb pasurin\u00eb e zot\u00ebris\u00eb s\u00eb tij dhe do t\u00eb pyetet p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tij! Njeriu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb e babait t\u00eb tij dhe do t\u00eb pyetet p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tij! Krejt ju jeni p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe secili prej jush do t\u00eb pyetet p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tij!<\/em><\/strong>\u201d &#8211; (Hadithi nr. 6370, f. 396. Ahmedi, Bukhariu, Muslimi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, nga Ibn Omeri).<\/li>\n<li>\u201c<strong><em>Mos u urreni, mos komplotoni kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit, mos garoni n\u00eb t\u00eb keqe, jetoni o rob\u00ebr t\u00eb All-llahut si v\u00ebllez\u00ebr!<\/em><\/strong>\u201d &#8211; (Hadithi nr. 9725, f. 577. Muslimi, nga Ebu Hurejra).<\/li>\n<\/ul>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong><em>T\u00eb dashur t\u00eb pranish\u00ebm,<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong><em>\u00a0<\/em><\/strong>Lutem me zem\u00ebr, q\u00eb Drita e k\u00ebtyre m\u00ebsimeve dhe udh\u00ebzimit islam t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb bot\u00ebn, si nj\u00eb bals\u00ebm sh\u00ebrues dhe si nj\u00eb alternativ\u00eb e garantuar p\u00ebr ta nxjerr\u00eb njeriun e koh\u00ebs son\u00eb nga err\u00ebsira n\u00eb drit\u00eb, nga urrejtja n\u00eb harmoni, nga shthurja n\u00eb moral, nga varf\u00ebria n\u00eb mir\u00ebqenie.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">All-llahu e begatoft\u00eb Shkodr\u00ebn ton\u00eb, Shqip\u00ebrin\u00eb e shtrenjt\u00eb dhe mbar\u00eb bot\u00ebn, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn erdh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar Dashnin\u00eb e Zotit dhe Paqen e p\u00ebrbotshme, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb e p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb, me mir\u00ebsi e dinijitet!<\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><strong>Imam Muhamed B. Sytari<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><em>Myfti i Zon\u00ebs Shkod\u00ebr<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><em>Shkod\u00ebr, m\u00eb 21 maj 2018<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><em>(Fjala e mbajtur n\u00eb promovimin e librit: \u201c300 HADITHE\u201d)<\/em><\/p>\n<hr \/>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref1\" name=\"_ftn1\">[1]<\/a> Kur\u2019ani, El-Ah\u2019zab: 21.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<div class=\"mh-excerpt\"><p>P\u00ebrpara se t\u00eb ulesha p\u00ebr t\u00eb rreshtuar k\u00ebto fjal\u00eb isha n\u00eb dilem\u00ebn e fjalis\u00eb s\u00eb par\u00eb, pas s\u00eb cil\u00ebs, fjal\u00ebt ndjekin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebtimin e tyre t\u00eb urt\u00eb drejt form\u00ebsimit t\u00eb nj\u00eb a disa ideve, <a class=\"mh-excerpt-more\" href=\"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=4124\" title=\"\u201cAi ishte m\u00eb i miri i njer\u00ebzve, m\u00eb zem\u00ebrmiri i tyre, m\u00eb guximtari i tyre!\u201d\">[&#8230;]<\/a><\/p>\n<\/div>","protected":false},"author":1,"featured_media":4126,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":["post-4124","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ramazan-1439-2018"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4124","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4124"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4124\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4127,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4124\/revisions\/4127"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4126"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4124"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4124"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4124"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}