{"id":5541,"date":"2019-02-23T23:05:51","date_gmt":"2019-02-23T23:05:51","guid":{"rendered":"http:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=5541"},"modified":"2019-02-27T08:09:12","modified_gmt":"2019-02-27T08:09:12","slug":"gruaja-nga-kendveshtrimi-i-ajetit-35-te-sures-el-ahzab","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=5541","title":{"rendered":"Gruaja nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i ajetit 35 t\u00eb sures \u201cEl-Ah\u2019zab\u201d"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">\u201cNuk ka dyshim se p\u00ebr musliman\u00ebt e muslimanet, besimtar\u00ebt e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, t\u00eb sinqertit e t\u00eb sinqertat, durimtar\u00ebt e durimtaret, t\u00eb p\u00ebrulurit e t\u00eb p\u00ebrulurat, mir\u00ebb\u00ebr\u00ebsit e mir\u00ebb\u00ebr\u00ebset, agj\u00ebruesit e agj\u00ebrueset, ruajt\u00ebsit e nderit e ruajt\u00ebset e nderit, shum\u00ebp\u00ebrmend\u00ebsit e All-llahut e shum\u00ebp\u00ebrmend\u00ebset e All-llahut, All-llahu ka p\u00ebrgatitur falje (gjynahesh) dhe shp\u00ebrblim t\u00eb madh!\u201d.<a href=\"#_ftn1\" name=\"_ftnref1\">[1]<\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Imam Ebu Mensur El-Maturidi (v. 333 h.), n\u00eb tefsirin e tij t\u00eb k\u00ebtij ajeti sjell edhe shkakun e shpalljes s\u00eb k\u00ebtij ajeti, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn n\u00eb vetvete nj\u00eb nd\u00ebr kulminacionet m\u00eb t\u00eb spikatura t\u00eb historis\u00eb shekullore t\u00eb qytet\u00ebrimeve njer\u00ebzore n\u00eb trajtimin e gruas dhe lart\u00ebsimin e pozit\u00ebs s\u00eb saj!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Thot\u00eb, bazuar mbi transmetime t\u00eb shumta: [Umu Seleme (r.a.), bashk\u00ebshortja e Resulull-llahut (a.s.), bashk\u00eb me nj\u00eb grua t\u00eb quajtur Nusejbe bintu Ka\u2019b, erdh\u00ebn tek i D\u00ebrguari i All-llahut (a.s.) dhe i than\u00eb: O i D\u00ebrguar i All-llahut, pse Zoti yn\u00eb i p\u00ebrmend p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb burrat n\u00eb Kur\u2019an dhe nuk i p\u00ebrmend fare grat\u00eb? \u2013 Me k\u00ebt\u00eb rast, u shpall ajeti: \u201cNuk ka dyshim se p\u00ebr musliman\u00ebt e muslimanet\u2026\u201d].<a href=\"#_ftn2\" name=\"_ftnref2\">[2]<\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mjafton ky ajet, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar madh\u00ebshtin\u00eb e Islamit n\u00eb trajtimin e gruas n\u00eb jet\u00eb, plot dinjitet e nderim, plot p\u00ebrulje e p\u00ebrkujdesje; q\u00eb, par\u00eb n\u00eb hap\u00ebsirat e thirrjeve t\u00eb teksteve t\u00eb shumta kur\u2019anore dhe atyre t\u00eb Resulull-llahut (a.s.), na frym\u00ebzojn\u00eb p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb shum\u00eb drejt p\u00ebrhapjes s\u00eb tyre n\u00eb shoq\u00ebri, me bindjen absolute se n\u00eb to gjendet sh\u00ebrimi i plot\u00eb i s\u00ebmundjeve bashk\u00ebkohore, q\u00eb e kan\u00eb dob\u00ebuar deri n\u00eb shkat\u00ebrrim, cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs mbi tok\u00eb, si pasoj\u00eb e prishjes dhe imoralitetit, shthurrjes dhe \u00e7lirimit nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb n\u00eb jet\u00eb!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebrtej t\u00eb gjitha leximeve dhe interpretimeve, njer\u00ebzimi nuk do t\u00eb gjej\u00eb si Islami; Kur\u2019ani dhe Tradita e Hz. Muhammedit (a.s.) n\u00eb trajtimin e femr\u00ebs; si bij\u00eb, si n\u00ebn\u00eb, si bashk\u00ebshorte, si mot\u00ebr, si edukatore t\u00eb nderuar e t\u00eb respektuar!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shihni se si trajtohet femra n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e sotme materialiste dhe se si ky model dekadent, po tentohet t\u00eb katapultohet dhunsh\u00ebm edhe n\u00eb realitetet shqiptare, n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrpjekjeve t\u00eb ndryshme q\u00eb b\u00ebhen drejt \u201c\u00e7lirimit t\u00eb femr\u00ebs\u201d n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e hapura, \u201cliris\u00eb absolute\u201d n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb moderne, e t\u00eb ngjashme!? T\u00eb gjitha k\u00ebto p\u00ebrpjekje t\u00eb d\u00ebmshme dhe lajkatare, duan t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb tabanin e sh\u00ebndosh\u00eb, q\u00eb bazohet mbi edukimin fetar t\u00eb vajzave, motrave, n\u00ebnave e grave!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cShkurt mund t\u00eb thuhet se Kur\u2019ani me principet udh\u00ebrr\u00ebfyese t\u00eb vetat, femnen e mashkullin e ka bam\u00eb qi t\u00eb bashkohen n\u00eb fush\u00ebn e drejts\u00eds e t\u00eb barazimit me t\u00eb drejta t\u00eb njajta. Dmth, mashkullin e ka zbrit\u00eb nga pozita dhunuese e tiranike dhe femnen e ka naltsue nga pozita e poshtrimit\u201d<a href=\"#_ftn3\" name=\"_ftnref3\">[3]<\/a>, si\u00e7 shkruhet edhe n\u00eb shtypin ton\u00eb islam t\u00eb vitit t\u00eb larg\u00ebt 1930!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmendur n\u00eb k\u00ebto kontekste, \u00ebsht\u00eb se cila \u00ebsht\u00eb detyra e imam\u00ebve, vaizeve, thirr\u00ebsve islam\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb thirrjes me urt\u00ebsi e largpam\u00ebsi, larg tendencave t\u00eb ekstremizmit dhe leximit t\u00eb cung\u00ebt t\u00eb teksteve dhe fetvave, q\u00eb shpesh kan\u00eb ndikuar n\u00eb etiketimin e fes\u00eb islame me \u00e7far\u00eb nuk e meriton dhe me \u00e7far\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb realitet!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ku jemi n\u00eb drejtim t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb m\u00ebsimeve qytet\u00ebruese t\u00eb fes\u00eb ton\u00eb dhe edukimit fetar t\u00eb brezit t\u00eb ri, n\u00eb realitetet e munges\u00ebs s\u00eb l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb edukat\u00ebs fetare n\u00eb shkollat e vendit ton\u00eb, si dhe p\u00ebrtej demagogjis\u00eb s\u00eb premtimeve elektorale dhe tendencave t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb ateizmit dhe afetarizmit, edhe n\u00ebp\u00ebrmjet tribunave politike dhe ithtar\u00ebve t\u00eb rinj t\u00eb frym\u00ebrave t\u00eb reja q\u00eb e duan shoq\u00ebrin\u00eb njer\u00ebzore larg besimit dhe fes\u00eb, larg disiplin\u00ebs s\u00eb besimit dhe p\u00ebrkushtimit ndaj Fjal\u00ebs s\u00eb pandryshuar t\u00eb Zotit; Kur\u2019anit Fam\u00eblart\u00eb, si garanci e padiskutueshme dhe krejt\u00ebsisht e mundshme p\u00ebr ndreqjen e asaj q\u00eb dekada e shekuj kan\u00eb prishur n\u00eb jet\u00ebn e njeriut!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong><em>T\u00eb dashur t\u00eb pranish\u00ebm,<\/em><\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Imam Shihabuddin El-Alusi (v. 1270 h.), p\u00ebrmend nj\u00eb detaj me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb shpjegimin e ajetit t\u00eb lartp\u00ebrmendur, thot\u00eb: [\u201c<em>musliman\u00ebt dhe muslimanet<\/em>\u201d, dmth, ata q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e paqes, t\u00eb n\u00ebnshtruarit ndaj ligjit t\u00eb All-llahut t\u00eb Madh\u00ebruar, ata q\u00eb ia kan\u00eb dor\u00ebzuar jet\u00ebn e tyre All-llahut t\u00eb Madh\u00ebruar, burra a gra qofshin].<a href=\"#_ftn4\" name=\"_ftnref4\">[4]<\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb synojm\u00eb me krejt p\u00ebrpjekjet tona n\u00eb proceset e edukimit t\u00eb brezit t\u00eb ri, n\u00ebp\u00ebrmjet vaseve, hytbeve, takime sporadike, ligj\u00ebratave, tribunave fetare, n\u00eb medrese, n\u00eb mejtepe, n\u00eb gazeta, n\u00eb revista, n\u00ebp\u00ebrmjet rrjeteve sociale, emisioneve radiofonike, atyre televizive dhe me krejt mund\u00ebsit\u00eb legjitime q\u00eb na jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb! Nuk duhet t\u00eb ndalemi p\u00ebr asnj\u00eb moment dhe aq m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb stepemi p\u00ebrball\u00eb propagandave t\u00eb mb\u00ebshtetura nga faktor\u00eb t\u00eb huaj dhe axhenda t\u00eb p\u00ebrgatitura kushedi se ku, q\u00eb vijn\u00eb t\u00eb gatshme dhe gjejn\u00eb terren t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vegjetimin e tyre tek individ\u00eb t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie dhe \u00e7do shoq\u00ebrie n\u00eb bot\u00eb!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duke iu rikthyer ajetit t\u00eb 35 t\u00eb sures El-Ah\u2019zab, n\u00eb librat e tefsirit gjejm\u00eb se: \u201cAll-llahu i Madh\u00ebruar , n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij ajeti deshti t\u00eb na v\u00ebrtetoj\u00eb se gruaja \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si burri n\u00eb obligime dhe n\u00eb vler\u00ebsim; ajo \u00ebsht\u00eb e ngarkuar me Islam, me besim, me adhurim, me durim, me p\u00ebrulje, me mir\u00ebb\u00ebrje, me agj\u00ebrim, me ruajtje t\u00eb nderit e me p\u00ebrmendjen e shumt\u00eb t\u00eb All-llahut, nj\u00ebsoj si burri. Kjo v\u00ebrteton edhe nj\u00eb her\u00eb ajetin kur\u2019anor: \u201cKush b\u00ebn vep\u00ebr t\u00eb mir\u00eb, qoft\u00eb mashkull ose fem\u00ebr, e duke qen\u00eb besimtar, Ne do t&#8217;i japim atij nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb mir\u00eb (n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb), e (n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr) do t&#8217;u japim shp\u00ebrblimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr veprat e tyre\u201d<a href=\"#_ftn5\" name=\"_ftnref5\">[5]<\/a>\u2026 Madje femra besimtare ka nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb lart\u00eb tek All-llahu, m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se ajo e nj\u00ebmij\u00eb burrave t\u00eb shthurrur! Gruaja e bindur \u00ebsht\u00eb e af\u00ebrt me All-llahun, nd\u00ebrsa burri i shthurrur, larg Tij! Prandaj, mashkulli dhe femra, burrat dhe grat\u00eb, t\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u00eb rejat, vajzat dhe djemt\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb tek All-llahu, asnj\u00ebri nuk q\u00ebndron m\u00eb af\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 se n\u00ebp\u00ebrmjet adhurimit ndaj Tij!\u201d<a href=\"#_ftn6\" name=\"_ftnref6\">[6]<\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebr fund t\u00eb k\u00ebtij v\u00ebshtrimi t\u00eb shpejt\u00eb, iu ktheva librit t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb Hoxh\u00ebs ton\u00eb Vehbi S. Gavo\u00e7i, \u201cGruaja muslimane\u201d. N\u00eb botimin e tet\u00eb t\u00eb tij, gjeta edhe k\u00ebt\u00eb sh\u00ebnim thelb\u00ebsor: \u201cIslami e ktheu gruan n\u00eb natyr\u00ebn e saj t\u00eb origjin\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e krijoi All-llahu. Islami e ktheu gruan n\u00eb udh\u00ebzimin, q\u00eb All-llahu i Madh\u00ebruar ia zbriti njeriut t\u00eb par\u00eb, Ademit (a.s.), p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e njer\u00ebzimit! Sepse Islami \u00ebsht\u00eb ide dhe sistem, Islami \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe udh\u00ebzim dhe, nuk \u00ebsht\u00eb lidhur ndonj\u00ebher\u00eb ideja e sakt\u00eb, duke qen\u00eb ide e sakt\u00eb, me koh\u00ebn, sepse ajo q\u00ebndron mbi koh\u00ebn! As \u00ebsht\u00eb lidhur ndonj\u00ebher\u00eb e v\u00ebrteta, duke qen\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, me koh\u00ebn, sepse ajo q\u00ebndron mbi koh\u00ebn!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">A nuk e ke par\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, bes\u00ebn, turpin, dashamir\u00ebsin\u00eb ndaj njer\u00ebzve, solidaritetin\u00a0 n\u00eb t\u00eb mir\u00eb, bindjen ndaj udh\u00ebheq\u00ebsit n\u00eb t\u00eb mir\u00eb, etj.; t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vjetra dhe edukat\u00eb e kaluar, porse ato sundojn\u00eb \u00e7do koh\u00eb dhe q\u00ebndrojn\u00eb mbi \u00e7do koh\u00eb, sepse koha \u00ebsht\u00eb en\u00eb dhe shfaqje, nd\u00ebrsa e v\u00ebrteta \u2013 Islami \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta \u2013 ajo \u00ebsht\u00eb origjina dhe thelbi!\u201d.<a href=\"#_ftn7\" name=\"_ftnref7\">[7]<\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: right;\"><strong>Imam Muhamed B. Sytari<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><em>Myfti i Zon\u00ebs Shkod\u00ebr<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><em>(Kumtes\u00eb e mbajtur n\u00eb Konferenc\u00ebn e 8-t\u00eb vjetore t\u00eb imam\u00ebve, <\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><em>teolog\u00ebve dhe thirr\u00ebsve islam\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs, m\u00eb 23 shkurt 2019)<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<hr \/>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref1\" name=\"_ftn1\">[1]<\/a> Kur\u2019ani, El-Ah\u2019zab: 35.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref2\" name=\"_ftn2\">[2]<\/a> Imam Ebu Mensur El-Maturidi, <em>Te\u2019vilatu Ehlis-Sunne<\/em>, botimi i par\u00eb, Liban, 2005, v\u00ebll. 8, f. 384-385.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref3\" name=\"_ftn3\">[3]<\/a> Artikulli me tem\u00eb: \u201cGrueja duhet t\u00eb respektoj\u00eb Kur\u2019anin m\u00e2 teper se mashkulli\u201d, n\u00eb revist\u00ebn \u201cZani i Nalt\u00eb\u201d, vjeti VI, Dhilhixhe 1348 \u2013 Maj\u00eb 1930, nr. 6, f. 1027.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref4\" name=\"_ftn4\">[4]<\/a> Imam Shihabuddin El-Alusi, <em>Rruhul-Meani<\/em>, botimi i 4-t, Liban, 2014, v\u00ebll. 11, f. 201.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref5\" name=\"_ftn5\">[5]<\/a> Kur\u2019ani, En-Nahl: 97.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref6\" name=\"_ftn6\">[6]<\/a> Dr. Muhammed Ratib En-Nabulsi, <em>Tefsirun-Nabulsi<\/em>, botimi i par\u00eb, Aman, 2016, v\u00ebll. 7, f. 294.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref7\" name=\"_ftn7\">[7]<\/a> Vehbi Sulejman Gavo\u00e7i, <em>El-Mer\u2019etul-muslime<\/em>, botimi i 8-t\u00eb, Damask, 1999, f. 31-32.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<div class=\"mh-excerpt\"><p>\u201cNuk ka dyshim se p\u00ebr musliman\u00ebt e muslimanet, besimtar\u00ebt e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, t\u00eb sinqertit e t\u00eb sinqertat, durimtar\u00ebt e durimtaret, t\u00eb p\u00ebrulurit e t\u00eb p\u00ebrulurat, mir\u00ebb\u00ebr\u00ebsit e mir\u00ebb\u00ebr\u00ebset, agj\u00ebruesit e agj\u00ebrueset, ruajt\u00ebsit e <a class=\"mh-excerpt-more\" href=\"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=5541\" title=\"Gruaja nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i ajetit 35 t\u00eb sures \u201cEl-Ah\u2019zab\u201d\">[&#8230;]<\/a><\/p>\n<\/div>","protected":false},"author":1,"featured_media":5542,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-5541","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-mesazhe"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5541","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5541"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5541\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5543,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5541\/revisions\/5543"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5542"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5541"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5541"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5541"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}