{"id":5595,"date":"2019-03-08T13:38:38","date_gmt":"2019-03-08T13:38:38","guid":{"rendered":"http:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=5595"},"modified":"2019-03-08T13:38:38","modified_gmt":"2019-03-08T13:38:38","slug":"pra-mos-e-ngarkoni-me-gjynahe-veten-tuaj-ne-keta-kater-muaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=5595","title":{"rendered":"\u201cPra, mos e ngarkoni (me gjynahe) veten tuaj n\u00eb k\u00ebta (kat\u00ebr muaj)\u2026\u201d"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">Kalendari i llogarive tona, sh\u00ebnon sot 1 Rexheb 1440. Zyrtarisht kemi hyr\u00eb n\u00eb atmosfer\u00ebn e nj\u00eb muaji, p\u00ebr t\u00eb cilin All-llahu i Madh\u00ebruar thot\u00eb n\u00eb suren Et-Teube: \u201cTek All-llahu numri i muajve \u00ebsht\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb (sipas h\u00ebn\u00ebs), ashtu si \u00ebsht\u00eb n\u00eb librin e All-llahut prej dit\u00ebs kur krijoi qiejt dhe tok\u00ebn. Prej tyre <em>kat\u00ebr jan\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb<\/em>. Kjo \u00ebsht\u00eb fe e drejt\u00eb. Pra, mos e ngarkoni (me gjynahe) veten tuaj n\u00eb k\u00ebta (kat\u00ebr muaj)\u2026\u201d<a href=\"#_ftn1\" name=\"_ftnref1\">[1]<\/a>, deri n\u00eb fund t\u00eb ajetit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ajo q\u00eb nxit ky ajet, dhe q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn edhe thelbin e marr\u00ebdh\u00ebnies ton\u00eb me k\u00ebt\u00eb muaj t\u00eb shquar dhe ata q\u00eb e pasojn\u00eb, q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn popullore i quajm\u00eb: \u201cMuaj t\u00eb Mir\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb mbi t\u00eb gjitha distancimi nga zullumi! Po, zullumi, q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn ton\u00eb i thon\u00eb: padrejt\u00ebsi!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Zullumi <strong>me veten<\/strong>, kur e humbim koh\u00ebn dhe nuk e vler\u00ebsojm\u00eb se ajo \u00ebsht\u00eb esenca e sekreteve hyjnore, me t\u00eb cilat na ka begatuar Zoti i gjith\u00ebsis\u00eb, i Cili, sa e sa her\u00eb \u00ebsht\u00eb betuar p\u00ebr t\u00eb n\u00eb Kur\u2019anin Fam\u00eblart\u00eb, q\u00eb ne t\u00eb kuptojm\u00eb!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Zullumi <strong>me f\u00ebmij\u00ebt<\/strong>, q\u00eb shpesh refuzojm\u00eb t\u2019i d\u00ebgjojm\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shfaqur Krijuesi yn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet fjal\u00ebve t\u00eb tyre prirjet dhe talentet e fshehura, q\u00eb shpesh i abortojm\u00eb, duku u mbyllur goj\u00ebn, teksa i tregojm\u00eb gishtin d\u00ebshmues!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Zullumi <strong>me familjen<\/strong>, kur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavet\u00ebdijshme, lejojm\u00eb q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet ca kutive t\u00eb instaluara n\u00ebp\u00ebr dhomat e ndejes a duart e skllav\u00ebruara para ekraneve t\u00eb tabloid\u00ebve, t\u00eb na shqyhet pak nga pak perdja e turpit, t\u00eb na thahet pa e ndjer\u00eb uji i fytyr\u00ebs, t\u00eb na avulloj\u00eb n\u00eb heshtje eliksiri i drit\u00ebs dhe cil\u00ebsive t\u00eb trash\u00ebguara, me t\u00eb cilat qen\u00eb veshur t\u00eb par\u00ebt, brez pas brezi; ata q\u00eb jetuan me moral e besim, me fjal\u00eb dhe bes\u00eb, me dije dhe edukat\u00eb, me respekt dhe toleranc\u00eb; gjithmon\u00eb duke respektuar e shenjt\u00ebruar n\u00eb thelb t\u00eb zemr\u00ebs dhe t\u00eb shpirtit fen\u00eb e Zotit dhe kufijt\u00eb e saj!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Zullumi <strong>me shoq\u00ebrin\u00eb<\/strong>, kur heshtim para padrejt\u00ebsive t\u00eb shumta q\u00eb derdhen n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, t\u00eb cilin, nj\u00eb grup i caktuar njer\u00ebzish, e konsideron si nj\u00eb kosh t\u00eb madh, ku duhet hedhur \u00e7do gj\u00eb e d\u00ebmshme, q\u00eb shkat\u00ebrron besimin, vlerat, tabanin, traditat e past\u00ebrtis\u00eb, nderit e moralit, turpit dhe mendimit, nd\u00ebrgjegjes besimtare dhe karaktereve t\u00eb forta q\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb pa pushim!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Zullumi <strong>me tjetrin<\/strong>, kur kemi mund\u00ebsi ta ndihmojm\u00eb e ta qet\u00ebsojm\u00eb me nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb mir\u00eb e t\u00eb urt\u00eb, por q\u00eb shpesh ia kursejm\u00eb se, mos na paragjykon!? Kur e kemi mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta ndaluar nga nj\u00eb ves a nj\u00eb devijim, por s\u2019e b\u00ebjm\u00eb dot sepse mund ta humbasim, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb, kur k\u00ebshilla nuk thuhet, a nuk serviret si duhet, a keqp\u00ebrdoret, a shitet lir\u00eb, a refuzohet plot krenari t\u00eb lig\u00eb e t\u00eb s\u00ebmur\u00eb!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Zullumi <strong>me tok\u00ebn ton\u00eb<\/strong>, kur harrojm\u00eb se prej kemi ardhur e drejt saj do t\u00eb kthehemi, ndon\u00ebse hutohemi e devijojm\u00eb n\u00eb labirinthet e papritura, a edhe rutine, t\u00eb nj\u00eb jete, q\u00eb na \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb si amanet i shtrenjt\u00eb nga Zoti i vet\u00ebm i tan\u00ebsis\u00eb, si sprov\u00eb jo e leht\u00eb, si mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar qenien a jo m\u00ebk\u00ebmb\u00ebs real t\u00eb Krijuesit t\u00eb gjith\u00ebsis\u00eb, i Cili na pajisi me krejt element\u00ebt p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs t\u00eb suksesit dhe mbar\u00ebsis\u00eb n\u00eb jet\u00eb!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>T\u00eb dashurit e mi,<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb hadithin kudsi, q\u00eb thuajse t\u00eb gjith\u00eb e keni lexuar dhe e d\u00ebgjoni me v\u00ebmendje, All-llahu i Madh\u00ebruar na drejtohet duke na th\u00ebn\u00eb: \u201c<strong><em>O rob\u00ebrit e Mi<\/em><\/strong>, Un\u00eb ia kam ndaluar Vetes padrejt\u00ebsin\u00eb, e b\u00ebra at\u00eb t\u00eb ndaluar edhe n\u00eb mes jush, k\u00ebshtu q\u00eb mos i b\u00ebni nj\u00ebri-tjetrit padrejt\u00ebsi! <strong><em>O rob\u00ebrit e Mi<\/em><\/strong>! T\u00eb gjith\u00eb ju jeni n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gabuar, p\u00ebrve\u00e7 atij q\u00eb Un\u00eb e udh\u00ebzoj, prandaj k\u00ebrkoni udh\u00ebzim nga Un\u00eb, q\u00eb t\u2019ju udh\u00ebzoj! <strong><em>O rob\u00ebrit e Mi<\/em><\/strong>! T\u00eb gjith\u00eb ju jeni t\u00eb uritur, p\u00ebrve\u00e7 atij q\u00eb Un\u00eb e ushqej, prandaj k\u00ebrkoni t&#8217;ju ushqej, q\u00eb t&#8217;ju ushqej! <strong><em>O rob\u00ebrit e Mi<\/em><\/strong>! T\u00eb gjith\u00eb ju jeni t\u00eb zhveshur, p\u00ebrve\u00e7 atij q\u00eb Un\u00eb e vesh, prandaj k\u00ebrkoni veshje nga Un\u00eb, q\u00eb t&#8217;ju vesh! <strong><em>O rob\u00ebrit e Mi<\/em><\/strong>! V\u00ebrtet ju gaboni nat\u00ebn dhe dit\u00ebn, kurse Un\u00eb i fal t\u00eb gjitha gjynahet, prandaj, k\u00ebrkoni nga Un\u00eb falje, q\u00eb t&#8217;ju fal! <strong><em>O rob\u00ebrit e Mi<\/em><\/strong>! Ju nuk mund t\u00eb arrini t\u00eb m\u00eb d\u00ebmtoni me ndonj\u00eb d\u00ebm, as q\u00eb mund t\u00eb arrini t\u00eb m\u00eb sillni ndonj\u00eb dobi, q\u00eb t\u00eb m\u00eb b\u00ebni t\u00eb p\u00ebrfitoj! <strong><em>O rob\u00ebrit e Mi<\/em><\/strong>! Sikur i pari dhe i fundit nga ju, njer\u00ebzit dhe xhin\u00ebt nga ju, t\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrkushtuar, si zemra m\u00eb e devotshme e nj\u00ebrit nga ju, kjo nuk do t\u00eb shtonte aspak n\u00eb sundimin Tim! <strong><em>O rob\u00ebrit e Mi<\/em><\/strong>! Sikur i pari dhe i fundit nga ju, njer\u00ebzit dhe xhin\u00ebt nga ju, t\u00eb ishin t\u00eb k\u00ebqij si zemra m\u00eb e keqe e ndonj\u00ebrit nga ju, kjo nuk do ta zvog\u00eblonte sundimin Tim n\u00eb asgj\u00eb! <strong><em>O rob\u00ebrit e Mi<\/em><\/strong>! Sikur i pari dhe i fundit nga ju, njer\u00ebzit dhe xhin\u00ebt nga ju, t\u00eb q\u00ebndronit bashk\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend dhe t\u00eb k\u00ebrkonit nga Un\u00eb, do i p\u00ebrgjigjesha lutjes s\u00eb \u00e7donj\u00ebrit nga ju dhe, kjo nuk do e pak\u00ebsonte at\u00eb q\u00eb Un\u00eb zot\u00ebroj, aq sa do t\u00eb pak\u00ebsonte gjilp\u00ebra detin n\u00ebse do t\u00eb futej n\u00eb t\u00eb! <strong><em>O rob\u00ebrit e Mi<\/em><\/strong>! Jan\u00eb veprat tuaja ato p\u00ebr t\u00eb cilat do t\u00eb llogariteni, pastaj Un\u00eb do t\u2019ju shp\u00ebrblej p\u00ebr to! Ai q\u00eb gjen mir\u00eb, le ta fal\u00ebnderoj\u00eb All-llahun, nd\u00ebrsa ai q\u00eb gjen ndryshe nga ajo, mos ta faj\u00ebsoj\u00eb ask\u00ebnd p\u00ebrve\u00e7 vetveten!\u201d<a href=\"#_ftn2\" name=\"_ftnref2\">[2]<\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ky \u00ebsht\u00eb thelbi i besimit; ta besosh All-llahun e Madh\u00ebruar me krejt cil\u00ebsit\u00eb dhe emrat e Tij t\u00eb plot\u00eb e t\u00eb bukur, duke shpresuar m\u00ebshir\u00ebn dhe bekimet e Tij n\u00eb jet\u00eb! Pa to, asgj\u00eb nuk jemi dhe s\u2019mund t\u00eb jemi! Pa k\u00ebt\u00eb \u00ebmb\u00eblsi t\u00eb besimit dhe pa vlerat e tij, katandisemi m\u00eb keq sesa \u00ebsht\u00eb katandisur bota sot; kudo intriga, pabesi, p\u00ebr\u00e7arje, zhvatje t\u00eb pasurive, korrupsion, krim e shkat\u00ebrrim, drog\u00eb e prostitucion, alkool dhe hipokrizi, dehje pas k\u00ebsaj bote dhe zhveshje nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e jet\u00ebs, munges\u00eb edukate dhe mosrespekt ndaj shenjt\u00ebrive, por jo vet\u00ebm kaq! E gjith\u00eb kjo, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u201cliris\u00eb absolute\u201d! Jo p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jemi krijuar!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">U prish arsimi, u godit institucioni i m\u00ebsuesit, u shqye perdja e turpit, u godit institucioni i familjes, u godit nana dhe baba, u shit gruaja dhe f\u00ebmija, u abuzua me fen\u00eb dhe u b\u00eb mall n\u00eb dor\u00ebn e kujtdo, sado t\u00eb palara qofshin duart e tij, u godit thelbi, u sh\u00ebnjestrua p\u00ebr vdekje morali dhe e ardhmja e dinjitetit t\u00eb njer\u00ebzimit!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Karshi t\u00ebr\u00eb k\u00ebsaj katrahure, q\u00eb duket se nuk ka zgjidhje, ne mbetemi k\u00ebtu ku jemi, si n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballje t\u00eb paevitueshme, si para nj\u00eb provimi, nota e t\u00eb cilit do t\u00eb jet\u00eb vendimtare p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e t\u00eb ardhmes!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Provim q\u00eb na vendos para nje dileme t\u00eb madhe p\u00ebrzgjedhjeje dhe q\u00ebndrimi, q\u00eb p\u00ebrkufizohet n\u00eb dy ajete kur\u2019anore. I pari: \u201cMandej do t&#8217;ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumic\u00ebn e tyre nuk do ta gjesh q\u00eb t\u00eb fal\u00ebnderohen (t\u00eb besojn\u00eb)!\u201d.<a href=\"#_ftn3\" name=\"_ftnref3\">[3]<\/a> \u00a0I dyti: \u201cO ju q\u00eb besuat, p\u00ebrgjigjuni (thirrjes s\u00eb) All-llahut dhe t\u00eb t\u00eb d\u00ebrguarit kur ai (i d\u00ebrguari) ju fton <strong><em>p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ju jep jet\u00eb<\/em><\/strong>, (p\u00ebr fen\u00eb e drejt\u00eb) dhe ta dini se All-llahu nd\u00ebrhyn nd\u00ebrmjet njeriut dhe zemr\u00ebs s\u00eb tij, dhe se ju do t\u00eb tuboheni tek Ai!\u201d.<a href=\"#_ftn4\" name=\"_ftnref4\">[4]<\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">A jemi gati ta marrim amanetin dhe t\u2019i p\u00ebrgjigjeni Thirrjes s\u00eb Jet\u00ebs, p\u00ebr jetuar me All-llahun, p\u00ebr All-llahun, drejt bekimeve dhe p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb n\u00eb xhennetet e Tij! All-llahumme amin!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">All-llahumme na fal e na m\u00ebshiro, na udh\u00ebzo e na b\u00ebj t\u00eb q\u00ebndrueshm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb f\u00e9, na drejto nga dyert e pendimit, q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb falje p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn e t\u00eb gjejm\u00eb qet\u00ebsi e prehje n\u00eb t\u00eb sotmen e t\u00eb ardhmen, t\u00eb mbushur me besim e dashuri p\u00ebr Fjal\u00ebn T\u00ebnde dhe t\u00eb D\u00ebrguarin m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr bot\u00ebt! Amin!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: right;\"><strong>Imam Muhamed B. Sytari<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><em>Myfti i Zon\u00ebs Shkod\u00ebr<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><em>(Hytbeja e xhumas\u00eb mbajtur n\u00eb xhamin\u00eb e Parruc\u00ebs, 8 mars 2019)<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<hr \/>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref1\" name=\"_ftn1\">[1]<\/a> Kur\u2019ani, Et-Teube: 36.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref2\" name=\"_ftn2\">[2]<\/a> Transmatuar nga Imam Ahmedi, nga Ebu Dherri El-Gifari (r.a.).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref3\" name=\"_ftn3\">[3]<\/a> Kur\u2019ani, El-A\u2019raf\u00eb: 17.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref4\" name=\"_ftn4\">[4]<\/a> Kur\u2019ani, El-Enfal: 24.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<div class=\"mh-excerpt\"><p>Kalendari i llogarive tona, sh\u00ebnon sot 1 Rexheb 1440. Zyrtarisht kemi hyr\u00eb n\u00eb atmosfer\u00ebn e nj\u00eb muaji, p\u00ebr t\u00eb cilin All-llahu i Madh\u00ebruar thot\u00eb n\u00eb suren Et-Teube: \u201cTek All-llahu numri i muajve \u00ebsht\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb (sipas <a class=\"mh-excerpt-more\" href=\"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=5595\" title=\"\u201cPra, mos e ngarkoni (me gjynahe) veten tuaj n\u00eb k\u00ebta (kat\u00ebr muaj)\u2026\u201d\">[&#8230;]<\/a><\/p>\n<\/div>","protected":false},"author":1,"featured_media":5596,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-5595","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-hytbe"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5595","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=5595"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5595\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5597,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/5595\/revisions\/5597"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/5596"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=5595"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=5595"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=5595"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}