{"id":7817,"date":"2020-03-06T19:58:52","date_gmt":"2020-03-06T19:58:52","guid":{"rendered":"http:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=7817"},"modified":"2020-03-07T09:52:06","modified_gmt":"2020-03-07T09:52:06","slug":"dialogu-prijesi-fetar-dhe-individi-ne-islam","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=7817","title":{"rendered":"Dialogu, prij\u00ebsi fetar dhe individi n\u00eb Islam"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">Libri i ri q\u00eb promovojm\u00eb sot, \u201cDialog me mikun tim ateist\u201d, shkruar nga studiuesi dhe intelektuali i shquar egjiptian, Dr. Mustafa Mahmud, sjell\u00eb n\u00eb shqip nga thirr\u00ebsi islam Lavdrim Hamja, \u00ebsht\u00eb padyshim nj\u00eb vler\u00eb e shtuar p\u00ebr librotekat tona.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00cbsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb lexohet me kujdes, por q\u00eb vlen p\u00ebr secilin prej nesh, sidomos n\u00eb koh\u00ebra si k\u00ebto, kur thuajse nga \u00e7do drejtim d\u00ebgjojm\u00eb sulme t\u00eb pand\u00ebrprera ndaj Islamit dhe musliman\u00ebve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Aq sa jan\u00eb paradoksale ato q\u00eb lexojm\u00eb e d\u00ebgjojm\u00eb, aq \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u qarkulluar n\u00eb mesin e lexuesve ky lib\u00ebr, q\u00eb gjith\u00ebsesi nuk \u00ebsht\u00eb as fillimi, as fundi i trajtesave t\u00eb t\u00eb pjekura e plot urt\u00ebsi t\u00eb tematikave t\u00eb k\u00ebtij niveli, q\u00eb shpesh kan\u00eb ngacmuar bot\u00ebn, lidhur me Islamin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cNuk \u00ebsht\u00eb i lindur dhe nuk ka lindur kush prej Tij\u201d, \u201cN\u00ebse All-llahu m\u2019i ka p\u00ebrcaktuar veprat e mia, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrse m\u00eb merr n\u00eb llogari?\u201d, \u201cP\u00ebrse All-llahu e ka krijuar t\u00eb keqen?\u201d, \u201cCili \u00ebsht\u00eb gjynahu i atij q\u00eb nuk i ka mb\u00ebrritur Kur\u2019ani?\u201d, \u201cGruaja n\u00eb Islam\u201d, \u201cA \u00ebsht\u00eb feja opium?\u201d, \u201cShpirti\u201d, \u201cNd\u00ebrgjegjja\u201d, \u201cA jan\u00eb ritet e Haxhit idhujtari?\u201d, \u201cP\u00ebrse t\u00eb mos jet\u00eb Kur\u2019ani i shkruar nga Muhammedi?!\u201d, \u201cQ\u00ebndrimi i fes\u00eb ndaj evolucionit\u201d, \u201cKuptimi i fes\u00eb\u201d, etj., jan\u00eb disa prej tematikave q\u00eb trajton ky botim i ri, i shum\u00ebpritur n\u00eb mesin ton\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Secila prej k\u00ebtyre tematikave, q\u00eb autori i ka dh\u00ebn\u00eb hakun, k\u00ebrkon nj\u00eb trajtim m\u00eb vete n\u00eb kontekstet e nj\u00eb dialogu t\u00eb mrekulluesh\u00ebm me nj\u00eb mik ateist. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb duket si e habitshme q\u00eb ai ta quaj\u00eb personin p\u00ebrball\u00eb vetes, mik. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Dr. Mustafa Mahmud vjen vet\u00eb nga bota e ateizmit, por ajo q\u00eb vlen m\u00eb s\u00eb shumti \u00ebsht\u00eb se n\u00eb Islam, tjetri nuk paragjykohet, kushdo qoft\u00eb e sado i devijuar a i paudh\u00ebzuar q\u00eb t\u00eb jet\u00eb!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe t\u00eb kuptohet se n\u00eb Islam, \u201cN\u00eb fillim ishte dialogu! Melek\u00ebt e madh\u00ebronin dhe e shenjt\u00ebronin All-llahun n\u00eb p\u00ebrkushtim e sinqeritet. Pastaj, don All-llahu dhe krijohet njeriu, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb \u201cm\u00ebk\u00ebmb\u00ebsi i Tij n\u00eb tok\u00eb\u201d. Dhe fillon dialogu n\u00ebp\u00ebrmjet pyetjeve p\u00ebr natyr\u00ebn e tij, p\u00ebr rolin e tij, p\u00ebr an\u00ebt negative dhe ato pozitive t\u00eb tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">All-llahu i p\u00ebrgjigjet p\u00ebr krejt pyetjet e tyre, si\u00e7 e p\u00ebrshkruan Kur\u2019ani n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur k\u00ebt\u00eb ndodhi. Dialogu mbyllet tek caku i pozit\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb kufirin e njohuris\u00eb q\u00eb ata zot\u00ebrojn\u00eb: \u201cMe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Un\u00eb di at\u00eb q\u00eb ju nuk e dini\u201d!<a href=\"#_ftn1\" name=\"_ftnref1\">[1]<\/a> \u2026<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pastaj erdh\u00ebn pejgamber\u00ebt p\u00ebr t\u2019i m\u00ebsuar njeriut natyr\u00ebn e fjal\u00ebs, q\u00eb merr dhe jep, p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar se si t\u00eb trajtoj\u00eb me t\u00eb problemet e tij, se si t\u00eb zgjidh\u00eb divergjencat e tij n\u00ebp\u00ebrmjet saj, sepse ajo p\u00ebrfaq\u00ebson dritaren, n\u00ebp\u00ebrmjet s\u00eb cil\u00ebs njeriu v\u00ebzhgon at\u00eb q\u00eb ka n\u00eb brend\u00ebsin\u00eb e tjetrit\u2026<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dialogu ishte metoda e pejgamber\u00ebve dhe misioni i tyre hyjnor p\u00ebr njeriun. Ata d\u00ebshiruan q\u00eb njeriu t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn e dialogut, n\u00eb klasat e para t\u00eb saj, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nxit\u00ebn para tij \u00e7\u00ebshtje q\u00eb sfidojn\u00eb injoranc\u00ebn e tij dhe horizontet e ngushta, p\u00ebr t\u00eb nxitur n\u00eb t\u00eb natyr\u00ebn e p\u00ebrballjes, p\u00ebr t\u00eb pyetur, a p\u00ebr t\u00eb refuzuar, p\u00ebr t\u00eb shar\u00eb, a p\u00ebr t\u2019u rebeluar, p\u00ebr t\u00eb gjuajtur me gur\u00eb, a p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar me vdekje\u2026 \u00c7\u00ebshtja ishte q\u00eb ai t\u00eb l\u00ebvizte brenda vetes s\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga ngurt\u00ebsia e heshtjes s\u00eb kalcifikuar n\u00eb brend\u00ebsin\u00eb e tij\u2026 Ideja ishte t\u00eb m\u00ebsonte se si t\u00eb v\u00ebzhgonte drejt Drit\u00ebs q\u00eb vinte nga All-llahu.\u201d.<a href=\"#_ftn2\" name=\"_ftnref2\">[2]<\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Libri q\u00eb kemi n\u00eb dor\u00eb \u00ebsht\u00eb i mbushur me k\u00ebsi momentesh, kur miku ateist gjuan me ironi, padituri e paragjykim, por, autori, nj\u00eb studiues i thelluar dhe nj\u00eb mendimtar jo i zakonsh\u00ebm, me qet\u00ebsi e durim, me argumente e dialog, e t\u00ebrheq mikun e tij nga sk\u00ebterra e heshtjes s\u00eb kalcifikuar, nga thell\u00ebsia e padijes, drejt lart\u00ebsive t\u00eb dijes dhe v\u00ebzhgimit n\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb Drit\u00ebs hyjnore, q\u00eb vezullon si dielli p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb i \u00ebsht\u00eb treguar rruga drejt saj, me urt\u00ebsi e pjekuri.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kjo m\u00eb sjell nd\u00ebr mend nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb dijetarit t\u00eb madh t\u00eb bot\u00ebs ton\u00eb islame, Hoxh\u00ebs ton\u00eb Shejkh Ahmed Keftaro, t\u00eb cilin e kam d\u00ebgjuar nga af\u00ebr t\u00eb tregoj\u00eb k\u00ebt\u00eb dialog tijin me Papa Gjon Palin e dyt\u00eb, para shum\u00eb vitesh n\u00eb Vatikan.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Thot\u00eb: \u201cN\u00eb vitin 1990 m\u00eb ftoi Papa q\u00eb t\u00eb mbaj nj\u00eb referat para konferenc\u00ebs s\u00eb kardinal\u00ebve. Tema e referatit tim ishte: \u201cE ardhmja e dy feve, Islamit dhe Krisht\u00ebrimit, n\u00eb koh\u00ebt moderne\u201d. Pas k\u00ebsaj u zhvillua edhe takimi yn\u00eb privat. Nd\u00ebr t\u00eb tjera e pyeta Pap\u00ebn: A e din, zot\u00ebria e jote, se kush \u00ebsht\u00eb shkaktar i ateizmit dhe komunizmit n\u00eb bot\u00eb? Tha: Kush? I thash\u00eb: Ti! (E pash\u00eb se u trazua dhe kishte t\u00eb drejt\u00eb) Ma ktheu: Un\u00eb? I thash\u00eb: Po, ti! Edhe un\u00eb bashk\u00eb me ty! Ne njer\u00ebzit e fes\u00eb jemi shkaktar\u00eb t\u00eb ateizmit dhe komunizmit n\u00eb bot\u00eb! Kur ne e paraqesim fen\u00eb n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar dhe ia pengojm\u00eb njeriut pamjen e bukur t\u00eb saj, pastaj i themi t\u00eb bardh\u00ebs e zez\u00eb dhe t\u00eb zez\u00ebs e bardh\u00eb, a do t\u00eb besojn\u00eb n\u00eb fjal\u00ebt tona? E pamundur!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pastaj, n\u00eb fund t\u00eb takimit, teksa po ndaheshim dhe po p\u00ebrqafoheshim, Papa m\u00eb tha: Un\u00eb e lexoj Kur\u2019anin \u00e7do dit\u00eb!\u201d.<a href=\"#_ftn3\" name=\"_ftnref3\">[3]<\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Para shum\u00eb vitesh, Hoxha rahmet past\u00eb, Shejkh Vehbi Sulejman Gavo\u00e7i, m\u00eb dhuroi me dedikim nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb historianit dhe mendimtarit t\u00eb shquar sirian, Dr. Sheuki Ebu Khalil. Libri titullohet: \u201c<em>Dialogu, p\u00ebrher\u00eb \u2013 Dialog me nj\u00eb orientalist<\/em>\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb parath\u00ebnien e tij t\u00eb k\u00ebsaj kryevepre, Dr. Ebu Khalil, nd\u00ebr t\u00eb tjera shkruan: \u201cQ\u00eb nga muaji i tret\u00eb i vitit 1992, kam menduar t\u00eb ulem e t\u00eb shkruaj nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb n\u00eb mes t\u00eb dy kopertinave t\u00eb tij t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb: (<em>Dialogu, n\u00eb fillim \u2026 Dialogu, p\u00ebrher\u00eb<\/em>).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dialogu n\u00eb fillim, n\u00eb mesin e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb vetme islame. Dialogu n\u00eb fillim, n\u00eb mesin e shoq\u00ebrive t\u00eb ndryshme islame, p\u00ebrtej burimeve dhe bindjeve. Dialogu n\u00eb fillim, n\u00eb mesin e medhhebeve islame, synite e shiite.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dialogu n\u00eb fillim, n\u00eb mesin e islamik\u00ebve dhe laik\u00ebve. Dialogu n\u00eb fillim, n\u00eb mesin e musliman\u00ebve dhe pasuesve t\u00eb Librit. Dialogu p\u00ebrher\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ruajtur kontaktet, p\u00ebr ruajtur miq\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb rrug\u00ebtuar bindsh\u00ebm drejt s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, larg fanatizmit, bazuar mbi rregullin: <em>Argumento, pastaj beso<\/em>! Jo t\u00eb besosh, pastaj t\u00eb shtremb\u00ebrosh tekstet drejt asaj q\u00eb p\u00ebrputhet me besimin t\u00ebnd! Dialogu n\u00eb fillim\u2026 n\u00eb zbatim t\u00eb urdh\u00ebrit t\u00eb All-llahut t\u00eb Madh\u00ebruar: \u201cNuk ka dhun\u00eb n\u00eb f\u00e9, \u00ebsht\u00eb sqaruar e v\u00ebrteta nga e kota\u201d<a href=\"#_ftn4\" name=\"_ftnref4\">[4]<\/a>, apo ajetit kur\u2019anor: \u201cI d\u00ebrguari ka obligim vet\u00ebm komunikimin e qart\u00eb\u201d.<a href=\"#_ftn5\" name=\"_ftnref5\">[5]<\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dialogu p\u00ebrher\u00eb, p\u00ebr t\u00eb realizuar unitetin e rreshtave, p\u00ebrndryshe tufani po vjen dhe do t\u00eb na marr\u00eb para t\u00eb gjith\u00ebve!\u201d.<a href=\"#_ftn6\" name=\"_ftnref6\">[6]<\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>N\u00eb mbyllje<\/strong>,<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Meq\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit, bota mbar\u00eb po sensibilizohet me emigrant\u00ebt sirian\u00eb, q\u00eb vijn\u00eb nga djepi i dhunuar barbarisht i qytet\u00ebrimeve dhe civilizimeve bot\u00ebrore, emigrant\u00eb q\u00eb po vriten e po dhunohen dyerve t\u00eb kufijve t\u00eb Evrop\u00ebs, po citoj nj\u00eb pasazh nga libri q\u00eb kemi para duarve, ku autori thot\u00eb: \u201cAta, t\u00eb cil\u00ebt e akuzojn\u00eb Islamin me prapambetje politike, u themi, se Islami ka ardhur me m\u00eb shum\u00eb dispozita p\u00ebrparimtare n\u00eb sistemin e qeverisjes.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Respektimi i individit n\u00eb Islam ka arritur kulmin dhe i ka paraprir\u00eb kart\u00ebs s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe \u00ebsht\u00eb superior ndaj saj. \u00c7far\u00eb vlen nj\u00eb individ i vet\u00ebm n\u00eb Islam? Ai vlen sa t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzimi mbar\u00eb! N\u00eb Kur\u2019an urdh\u00ebrohet: \u201cKush vret nj\u00eb njeri t\u00eb pafajsh\u00ebm apo b\u00ebn shkat\u00ebrrime n\u00eb tok\u00eb, \u00ebsht\u00eb sikur t\u00eb ket\u00eb vrar\u00eb mbar\u00eb njer\u00ebzit dhe kush e shp\u00ebton at\u00eb, \u00ebsht\u00eb sikur t\u2019i ket\u00eb shp\u00ebtuar t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit!\u201d.<a href=\"#_ftn7\" name=\"_ftnref7\">[7]<\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nuk kan\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb arritjet, as reformat materiale, as nd\u00ebrtimi, as digat dhe as fabrikat, n\u00ebse udh\u00ebheq\u00ebsi vret nj\u00eb njeri t\u00eb vet\u00ebm padrejt\u00ebsisht n\u00eb rrug\u00ebn e k\u00ebtij reformimi, sepse konsiderohet sikur t\u00eb ket\u00eb vrar\u00eb mbar\u00eb njer\u00ebzimin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ky \u00ebsht\u00eb kulmi i respektimit t\u00eb individit, q\u00eb nuk e ka arritur asnj\u00eb rrym\u00eb politike, e vjet\u00ebr apo e re. Individi n\u00eb Islam ka vler\u00eb absolute, nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha rrymat politike, ai ka vler\u00eb relative. Individi n\u00eb Islam \u00ebsht\u00eb i sigurt n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij dhe n\u00eb sekretet e tij: \u201cnuk ka p\u00ebrgjime e as p\u00ebrgojime\u201d; i sigurt n\u00eb pasurin\u00eb, rizkun, pronat dhe lirit\u00eb e tij.\u201d.<a href=\"#_ftn8\" name=\"_ftnref8\">[8]<\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Faleminderit, i nderuar thirr\u00ebsi islam, Hoxh\u00eb Lavdrim Hamja, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb t\u00eb palodhur, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kontribut me vler\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngacmim t\u00eb dobish\u00ebm p\u00ebr secilin prej nesh!<\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><strong>Imam Muhamed B. Sytari<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><em>Shkod\u00ebr, m\u00eb 6 mars 2020<\/em><\/p>\n<hr \/>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref1\" name=\"_ftn1\">[1]<\/a> Kur\u2019ani, El-Bekare: 30.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref2\" name=\"_ftn2\">[2]<\/a> Ajetull-llahil-udhma Es-Sejjid Muhammed Husejn Fadlull-llah, <em>El-Hivar fil-Kur\u2019an<\/em>, botimi i pest\u00eb, Darul-Melak, Bejrut, 1996, f. 5-6.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref3\" name=\"_ftn3\">[3]<\/a> P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, mund t\u00eb ndiqet regjistrimi audioviziv nr. 22 i tefsirit t\u00eb sures Abese nga Kryemyftiu i Siris\u00eb, Shejkh Ahmed Keftaro.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref4\" name=\"_ftn4\">[4]<\/a> Kur\u2019ani, El-Bekare: 256.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref5\" name=\"_ftn5\">[5]<\/a> Kur\u2019ani, En-Nur: 54.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref6\" name=\"_ftn6\">[6]<\/a> Dr. Sheuki Ebu Khalil, <em>El-Hivaru daimen \u2013 hivar mea musteshrik<\/em>, botimi i tret\u00eb, Darul-Fikr, Damask, 1994, f. 5-6.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref7\" name=\"_ftn7\">[7]<\/a> Kur\u2019ani, El-Maide: 32.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref8\" name=\"_ftn8\">[8]<\/a> Dr. Mustafa Mahmud, <em>Dialog me mikun tim ateist<\/em>, p\u00ebrktheu n\u00eb shqip: Lavdrim Hamja, Shkod\u00ebr, dhjetor 2019, f. 59.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<div class=\"mh-excerpt\"><p>Libri i ri q\u00eb promovojm\u00eb sot, \u201cDialog me mikun tim ateist\u201d, shkruar nga studiuesi dhe intelektuali i shquar egjiptian, Dr. Mustafa Mahmud, sjell\u00eb n\u00eb shqip nga thirr\u00ebsi islam Lavdrim Hamja, \u00ebsht\u00eb padyshim nj\u00eb vler\u00eb e <a class=\"mh-excerpt-more\" href=\"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=7817\" title=\"Dialogu, prij\u00ebsi fetar dhe individi n\u00eb Islam\">[&#8230;]<\/a><\/p>\n<\/div>","protected":false},"author":1,"featured_media":7818,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-7817","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktivitete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7817","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7817"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7817\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7824,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7817\/revisions\/7824"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7818"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7817"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7817"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7817"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}