{"id":7896,"date":"2020-03-27T15:23:56","date_gmt":"2020-03-27T15:23:56","guid":{"rendered":"http:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=7896"},"modified":"2020-03-27T15:24:32","modified_gmt":"2020-03-27T15:24:32","slug":"te-distancohemi-nga-frika-te-hapim-dyert-e-shpreses","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=7896","title":{"rendered":"T\u00eb distancohemi nga frika, t\u00eb hapim dyert e shpres\u00ebs..!"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb dashur dhe t\u00eb shtrenjt\u00eb v\u00ebllez\u00ebr e motra, besimtar\u00eb e bashk\u00ebqytetar\u00eb!<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e xhumaja e tret\u00eb, q\u00eb ne nuk kemi mund\u00ebsi t\u00eb mblidhemi s\u00eb bashku p\u00ebr kryerjen e namazit t\u00eb k\u00ebsaj dite t\u00eb bekuar t\u00eb xhumas\u00eb n\u00eb xhamit\u00eb tona, p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhemi, ne dhe mbar\u00eb globi.<\/p>\n<p>Pothuajse n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb bot\u00ebs, xhamit\u00eb jan\u00eb mbyllur, ndon\u00ebse numri i tyre real sot, \u00ebsht\u00eb mij\u00ebfishuar, a shum\u00ebfishuar pa mas\u00eb, duke u kthyer krejt sht\u00ebpit\u00eb tona n\u00eb xhami e faltore, ku s\u00eb bashku me familjar\u00ebt tan\u00eb po falemi e po lutemi, me shpres\u00ebn e pal\u00ebkundur n\u00eb Zotin e gjith\u00ebsis\u00eb se kjo gjendje do t\u00eb kaloj\u00eb e njer\u00ebzimi do ta kap\u00ebrcej\u00eb pragun e k\u00ebsaj lufte t\u00eb re bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cJeta m\u00eb ka m\u00ebsuar ta b\u00ebj zemr\u00ebn time qytet, sht\u00ebpit\u00eb e t\u00eb cilit jan\u00eb dashuria, rrug\u00ebt e tij toleranca. Dhe, inxhinieria m\u00eb e bukur n\u00eb jet\u00eb \u00ebsht\u00eb: ND\u00cbRTIMI I URAVE T\u00cb SHPRES\u00cbS MBI DETRA PESIMIZMI!\u201d.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb misioni yn\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb mesazhi i xhamis\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb thirrja e Kur\u2019anit, ky \u00ebsht\u00eb udh\u00ebzimi q\u00eb duam t\u00eb p\u00ebrcjellim dit\u00eb pas dite, situat\u00eb pas situate, v\u00ebshtir\u00ebsi pas v\u00ebshtir\u00ebsie, t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb Zotin e gjith\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb pal\u00ebkundur n\u00eb besimin e Tij!<\/p>\n<p>Prej dit\u00ebsh i jemi drejtuar besimtar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb shtuar lutjet dhe p\u00ebr t\u00eb respektuar udh\u00ebzimet e institucioneve, q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e vendit dhe shoq\u00ebris\u00eb, duke respektuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vler\u00ebn e jet\u00ebs dhe t\u00eb sh\u00ebndetit, si dhe duke nxitur mir\u00ebnjohjen dhe fal\u00ebnderimin ndaj Zotit, shoq\u00ebruar me lutje t\u00eb vazhdueshme dhe kthim nga dera e Krijuesit ton\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, edhe mesazhi im i k\u00ebsaj dite do t\u00eb fokusohet tek mir\u00ebnjohja dhe lutja, p\u00ebr t\u00eb cilat kemi nevoj\u00eb, sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet t\u00eb ri, q\u00eb po ndryshon rr\u00ebnj\u00ebsisht m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs, mendimit dhe adhurimit n\u00eb mesin ton\u00eb!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb momenti, q\u00eb ta fal\u00ebnderojm\u00eb All-llahun e Madh\u00ebruar p\u00ebr mir\u00ebsit\u00eb e Tij t\u00eb panum\u00ebrta, me t\u00eb cilat e ka begatuar jet\u00ebn ton\u00eb, duke kujtuar lutjen e Hz. Muhammedit (a.s.): \u201c\u2026 O Krijues i Madh\u00ebruar, mos e zhduk t\u00eb mir\u00ebn, me t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb ke begatuar\u201d, si dhe ta fal\u00ebnderojm\u00eb Zotin ton\u00eb p\u00ebr \u00e7\u2019ka na ka dh\u00ebn\u00eb, duke kujtuar porosin\u00eb e Resulull-llahut (a.s.) drejtuar Nan\u00ebs ton\u00eb Aishe (r.a.): \u201cO Aishe, respektoje pranin\u00eb e mir\u00ebsive t\u00eb All-llahut, mos i largo ato, sepse s\u2019para kthehen tek nj\u00eb popull, po u larguan prej tyre!\u201d.<\/p>\n<p>Ta fal\u00ebnderojm\u00eb All-llahun e Madh\u00ebruar p\u00ebr mir\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs, p\u00ebr natyr\u00ebn e mrekullueshme, p\u00ebr ujin e pijsh\u00ebm, p\u00ebr sh\u00ebndetin, p\u00ebr familjen, p\u00ebr sigurin\u00eb, p\u00ebr ushqimin e p\u00ebrditsh\u00ebm, p\u00ebr solidaritetin n\u00eb mesin ton\u00eb, p\u00ebr bekimin e pranis\u00eb s\u00eb prind\u00ebrve si gurr\u00eb dashnie e paqeje n\u00eb jet\u00eb, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, p\u00ebr rendin, p\u00ebr lirin\u00eb e besimit, p\u00ebr fjal\u00ebn e lir\u00eb q\u00eb nd\u00ebrton dhe forcon urat e t\u00eb mir\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebri, p\u00ebr harmonin\u00eb komunitare, p\u00ebr pafund\u00ebsin\u00eb e bekimeve, me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb zbukuruar jeta e jon\u00eb, edhe pse mund t\u00eb jemi hutuar e mund t\u00eb mos kemi ditur t\u00eb fal\u00ebnderojm\u00eb Dhuruesin e tyre si duhet!<\/p>\n<p>\u201cMir\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e lidhur me fal\u00ebnderimin, nd\u00ebrsa fal\u00ebnderimi \u00ebsht\u00eb ngjitur pas shtimit e, t\u00eb dy s\u00eb bashku q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb shin\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt! Nuk do t\u00eb ndalet shtimi i begative nga All-llahu, p\u00ebrderisa t\u00eb ndalet mir\u00ebnjohja e fal\u00ebnderimi nga robi\u201d, thoshte i urti Hz. Ali (r.a.)!<\/p>\n<p>Prandaj ta fal\u00ebnderojm\u00eb pa nd\u00ebrprerje Zotin ton\u00eb, sepse t\u00eb mirat e Tij s\u2019kan\u00eb fund dhe: \u201cmundet q\u00eb ju ta urreni nj\u00eb send, e ai \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i dobish\u00ebm p\u00ebr ju\u201d.<\/p>\n<p>Me lutjet tona, shoq\u00ebruar me mir\u00ebnjohje dhe fal\u00ebnderim, i drejtohemi Zotit ton\u00eb t\u00eb begatoj\u00eb dhe t\u00eb ruaj\u00eb sh\u00ebndetin dhe p\u00ebrkushtimin e mjek\u00ebve dhe infermier\u00ebve tan\u00eb, q\u00eb jan\u00eb heronj t\u00eb heshtur, sh\u00ebrbyes t\u00eb sinqert\u00eb dhe bamir\u00ebs fisnik\u00eb, sidomos n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb!<\/p>\n<p>Me humanizmin dhe vet\u00ebmohimin e tyre, ata q\u00ebndrojn\u00eb sot, n\u00eb ball\u00eb t\u00eb frik\u00ebs, ankthit, lodhjes e mundit p\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e njer\u00ebzimit, duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb madhe shekullore: \u201cKrejt njer\u00ebzit jan\u00eb nevojtar\u00eb p\u00ebr All-llahun. M\u00eb i dashuri i tyre p\u00ebr T\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i dobishmi i tyre p\u00ebr krijesat e Tij!\u201d.<\/p>\n<p>Ne sot, n\u00ebp\u00ebrmjet lutjeve tona p\u00ebr k\u00ebta njer\u00ebz t\u00eb m\u00ebdhenj, shprehim mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe p\u00ebruljen me respekt para tyre dhe sakrific\u00ebs s\u00eb madhe me t\u00eb cil\u00ebn po d\u00ebshmohen n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb!<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb lutemi sot, p\u00ebr t\u00eb prekurit nga virusi me kuror\u00eb; Zoti i dhasht\u00eb durim e qet\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur n\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb, pa e humbur shpres\u00ebn e besimit, sepse asgj\u00eb nuk d\u00ebmton pa lejen dhe vullnetin e Zotit!<\/p>\n<p>Poashtu lutemi p\u00ebr forcat e rendit, q\u00eb jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb gjithandej n\u00eb rrug\u00ebt e qytetit p\u00ebr udh\u00ebzimin dhe mbrojtjen e qytetar\u00ebve, p\u00ebr ndihm\u00ebn e pakursyer, p\u00ebr insistimin e vazhduesh\u00ebm p\u00ebr respektimin e rregullave t\u00eb reja, t\u00eb cilat ndihmojn\u00eb n\u00eb mbrojtjen e individit dhe shoq\u00ebris\u00eb, si dhe p\u00ebrkujdesjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb krijuar pas shpalljes s\u00eb pandemis\u00eb n\u00eb rang global!<\/p>\n<p>T\u2019i drejtohemi Zotit t\u00eb gjith\u00ebsis\u00eb me lutje p\u00ebr prij\u00ebsit fetar\u00eb dhe punonj\u00ebsit e mediave, q\u00eb si dy v\u00ebllez\u00ebr binjak\u00eb, punojn\u00eb n\u00eb fronte t\u00eb ndryshme, por m\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: k\u00ebshillimin e urt\u00eb, udh\u00ebzimin e drejt\u00eb, informimin e pjekur, fjal\u00ebn e mir\u00eb dhe p\u00ebrhapjen e rrezeve t\u00eb shpres\u00ebs dhe t\u00eb optimizmit, n\u00eb nj\u00eb gjendje, kur t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb n\u00ebvoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mb\u00ebshtetje dhe nj\u00eb qet\u00ebsim t\u00eb shpirtit, mendjes e zemr\u00ebs!<\/p>\n<p>T\u2019i drejtohemi Zotit duke k\u00ebrkuar falje p\u00ebr gabimet e m\u00ebdha shkatrrimtare e mbyt\u00ebse, q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb shekull, si dhe t\u00eb lutemi q\u00eb e nes\u00ebrmja t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e mir\u00eb dhe m\u00eb e bardh\u00eb se ajo q\u00eb kaloi!<\/p>\n<p>T\u00eb dashur dhe t\u00eb shtrenjt\u00eb,<\/p>\n<p>Para shum\u00eb vitesh, s\u00eb bashku me nj\u00eb grup student\u00ebsh vizituam nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb urt\u00eb, prej dijetar\u00ebve t\u00eb Siris\u00eb s\u00eb dijes dhe qytet\u00ebrimeve bot\u00ebrore. Ndon\u00ebse n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnduar sh\u00ebndet\u00ebsore, fytyra e tij e qeshur ngjante me nj\u00eb diell vezullues. Shpresa dhe optimizmi i tij sa ishin befasues, aq dhe frym\u00ebzues!<\/p>\n<p>Nj\u00eb nat\u00eb, &#8211; foli me buz\u00ebqeshjen e tij t\u00eb ngroht\u00eb -, m\u00eb zuri nj\u00eb dhembje e padurueshme. U ngrita me vrap dhe u nisa drejt dhom\u00ebs tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00ebn e familjar\u00ebve. P\u00ebr nj\u00eb moment e mbajta frym\u00ebn dhe ndala hapin. Thash\u00eb me vete: E \u00e7far\u00eb do t\u00eb m\u00eb b\u00ebjn\u00eb ata? Pse t\u2019jua prish rehatin\u00eb e gjumit? A e kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb s\u00ebmundjen, dhembjen, vuajtjen time?! Dhe u ktheva. Mora abdes dhe u lidha n\u00eb namaz. N\u00eb sexhde iu drejtova Krijuesit tim: All-llahumme, Ti je Zoti im, n\u00eb dor\u00ebn T\u00ebnde \u00ebsht\u00eb sh\u00ebndeti im, s\u00ebmundja ime, dhembja ime e sh\u00ebrimi im. Un\u00eb t\u00eb dua Ty, t\u00eb lutem ma largo k\u00ebt\u00eb dhembje se nuk duroj m\u00eb! \u2026<\/p>\n<p>E solla k\u00ebt\u00eb kujtim p\u00ebr t\u00eb ftuar q\u00eb secili prej nesh, p\u00ebrtej masave t\u00eb marra, p\u00ebrtej ruajtjes dhe mbikqyrjes s\u00eb situat\u00ebs, t\u00eb mos l\u00ebr\u00eb pas dore lutjen, sepse Dera e Zotit, kur trokitet me zem\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar, plot dashuri, pendim e shpres\u00eb, patjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb hapet, sipas kodeve t\u00eb thirrjes s\u00eb shenjt\u00eb kur\u2019anore: \u201cE kur rob\u00ebt e Mi t\u00eb pyesin ty p\u00ebr Mua, Un\u00eb jam af\u00ebr, i p\u00ebrgjigjem lutjes kur lut\u00ebsi m\u00eb lutet, pra, le t\u00eb m\u00eb p\u00ebrgjigjen Mua dhe le t\u00eb m\u00eb besojn\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb drejt t\u00eb udh\u00ebzuar\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb distancohemi nga frika dhe t\u00eb hapim dyert e shpres\u00ebs, sepse nj\u00eb virus q\u00eb lahet me uj\u00eb, q\u00eb digjet n\u00eb diell dhe q\u00eb mund ta kemi kaluar shumica e jon\u00eb pa e v\u00ebn\u00eb re, nuk mund t\u00eb mbaj\u00eb peng nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb, q\u00eb e ka humbur fillin n\u00eb duar t\u00eb palara, q\u00eb vazhdojn\u00eb ta mbajn\u00eb pis e ta mbysin n\u00eb smogun e lig\u00ebsis\u00eb, vendin e m\u00ebk\u00ebmb\u00ebsve t\u00eb Zotit!<\/p>\n<p>Imam Muhamed B. Sytari<br \/>\nMyfti i Zon\u00ebs Shkod\u00ebr<\/p>\n<p>(Mesazhi i dit\u00ebs s\u00eb xhuma, m\u00eb 27 mars 2020,<br \/>\nn\u00eb kushtet e pezullimit t\u00eb tubimeve masive p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb COVID-19)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<div class=\"mh-excerpt\"><p>T\u00eb dashur dhe t\u00eb shtrenjt\u00eb v\u00ebllez\u00ebr e motra, besimtar\u00eb e bashk\u00ebqytetar\u00eb! Kjo \u00ebsht\u00eb e xhumaja e tret\u00eb, q\u00eb ne nuk kemi mund\u00ebsi t\u00eb mblidhemi s\u00eb bashku p\u00ebr kryerjen e namazit t\u00eb k\u00ebsaj dite t\u00eb bekuar <a class=\"mh-excerpt-more\" href=\"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=7896\" title=\"T\u00eb distancohemi nga frika, t\u00eb hapim dyert e shpres\u00ebs..!\">[&#8230;]<\/a><\/p>\n<\/div>","protected":false},"author":1,"featured_media":7895,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-7896","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-mesazhe"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7896","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=7896"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7896\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7897,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/7896\/revisions\/7897"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/7895"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=7896"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=7896"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=7896"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}