{"id":8999,"date":"2021-01-23T13:09:27","date_gmt":"2021-01-23T13:09:27","guid":{"rendered":"http:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=8999"},"modified":"2021-01-26T08:12:48","modified_gmt":"2021-01-26T08:12:48","slug":"ve-alejkes-selam-liber-me-vlere-dhe-dobi-vecanerisht-per-te-rinjte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=8999","title":{"rendered":"&#8220;Ve alejkes-selam&#8230;&#8221;, lib\u00ebr me vler\u00eb dhe dobi, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">Libri n\u00eb Islam g\u00ebzon nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe, nd\u00ebrsa njer\u00ebzit e dijes, ata konsiderohen trash\u00ebgimtar\u00eb t\u00eb profet\u00ebve t\u00eb Zotit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebr shkrimin dhe librin, Allahu i Madh\u00ebruar \u00ebsht\u00eb betuar n\u00eb Kur&#8217;anin Fam\u00eblart\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb: &#8220;Nun! Pasha lapsin dhe at\u00eb q\u00eb shkruajn\u00eb!&#8221;<a href=\"#_ftn1\" name=\"_ftnref1\">[1]<\/a>, dhe: &#8220;Pasha Turin; dhe librin e shkruar!&#8221;<a href=\"#_ftn2\" name=\"_ftnref2\">[2]<\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Libri &#8220;Ve Alejkes-Selam&#8230;&#8221; me autor Myftiun e Shkodr\u00ebs, Imam Muhamed B. Sytari, i shkruar vite m\u00eb par\u00eb dhe i ribotuar me shtesa dhe p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb dobishme, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr me dobi dhe me vler\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb mosh\u00eb, por edhe t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e praktikimit t\u00eb obligimeve fetare dhe t\u00eb p\u00ebrkushtimit ndaj fes\u00eb dhe Krijuesit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebbisedim kam d\u00ebshir\u00eb t\u00eb ndalen n\u00eb tre pika interesante, ku autori i ka kushtuar tre shkrime me vler\u00eb dhe p\u00ebrkujdesje t\u00eb madhe.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Q\u00ebllimi n\u00eb jet\u00eb<\/strong> &#8211; ku autori e ka shprehur n\u00eb shkrimin me titull: &#8220;Ecejake n\u00eb labirinthet e mendjes s\u00eb nj\u00eb thirr\u00ebsi islam&#8221;, pasi secili prej nesh, i ditur apo besimtar i thjesht\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb fundit t\u00eb gjith\u00eb jemi thirr\u00ebsa, ku me sjelljen, moralin, fjal\u00ebt dhe t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, i ftojm\u00eb njer\u00ebzit drejt fes\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim, gjejm\u00eb shprehjen e famshme: &#8220;Zoti im, Ti je q\u00ebllimi im, p\u00eblqimi Yt \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa ime!&#8221;, q\u00eb padyshim duhet t\u00eb jet\u00eb motoja e jet\u00ebs s\u00eb nj\u00eb besimtari t\u00eb p\u00ebrkushtuar, i cili q\u00ebllim t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, ka arritjen e k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb Zotit p\u00ebrmes \u00e7do gj\u00ebje, q\u00eb vepron dhe punon gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ai shprehet, p\u00ebr thirr\u00ebsin islam, se: Beson se \u00e7do njeri, me vullnet e d\u00ebshir\u00eb t\u00eb mir\u00eb, mund t\u00eb b\u00ebhet edhe m\u00eb i mir\u00eb nga \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb n\u00eb realitet..; Beson se \u00e7do njeri, ka mund\u00ebsi t\u00eb arrij\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e besimit, t\u00eb zhytet e t\u00eb marr\u00eb nga \u00e7&#8217;i jepet, vet\u00ebm n\u00ebse e gjen rrug\u00ebn e duhur p\u00ebr t\u00eb arritur atje, i lumtur, i qet\u00eb, i pac\u00ebnuar, krenar&#8221;<a href=\"#_ftn3\" name=\"_ftnref3\">[3]<\/a>.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Puna dhe fitimi hallall<\/strong> &#8211; N\u00eb koh\u00ebn e sotme, ku gjetja e nj\u00eb pune p\u00ebr t\u00eb ushqyer familjen dhe p\u00ebr t\u00eb fituar pasurin\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb lejuara hallall, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, autori t\u00ebrheq v\u00ebmendjen p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e pun\u00ebs dhe vler\u00ebn e hallallit n\u00eb shkrimin: &#8220;Puna dhe kafshata e past\u00ebr&#8221;.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi e nis me ajetin kuranor t\u00eb sures Xhuma: &#8220;E, kur t\u00eb kryhet namazi, at\u00ebher\u00eb shp\u00ebrndahuni n\u00eb tok\u00eb dhe k\u00ebrkoni begatit\u00eb e Allahut, por edhe p\u00ebrmendeni shpeshher\u00eb Allahun, ashtu q\u00eb t\u00eb gjeni shp\u00ebtim&#8221;, thot\u00eb: Ajeti kuranor \u00ebsht\u00eb argument q\u00eb na frym\u00ebzon se Islami \u00ebsht\u00eb nxit\u00ebs i besimtarit p\u00ebr t\u00eb punuar e p\u00ebr t\u00eb sakrifikuar p\u00ebr jetes\u00ebn e tij, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb ngrihet mbi baza t\u00eb q\u00ebndrueshme materiale. Sepse Islami e ka konsideruar pasurin\u00eb, si nj\u00ebr\u00ebn prej pes\u00eb shtyllave t\u00eb tij<a href=\"#_ftn4\" name=\"_ftnref4\">[4]<\/a>.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb pas sjell\u00eb porosin\u00eb e Pejgamberit (a.s), p\u00ebr t&#8217;i treguar t\u00eb gjith\u00ebve, por ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb rinjve, se t\u00eb jetuar me djers\u00ebn e pun\u00ebs s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb fe dhe dinjitet: &#8220;T\u00eb marr\u00eb ndonj\u00ebri prej jush litar\u00eb, t\u00eb ngjitet n\u00eb mal dhe t\u00eb vij\u00eb me nj\u00eb turr\u00eb drunj\u00ebsh mbi shpin\u00ebn e tij q\u00eb t&#8217;i shes\u00eb, q\u00eb Allahu (xh.sh) t&#8217;ia mbuloj\u00eb fytyr\u00ebn me to, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mir\u00eb se sa t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga njer\u00ebzit; kush i dha e kush s&#8217;i dha!&#8221;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ky hadith &#8211; thot\u00eb autorit &#8211; \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb n\u00eb at\u00eb se njeriu duhet t\u00eb p\u00ebrpiqet me sa ka mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb punuar me djers\u00ebn e ballit, me past\u00ebrti e p\u00ebrkushtim dhe t\u00eb mos mb\u00ebshtetet asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb duart e t\u00eb tjer\u00ebve, duke k\u00ebrkuar l\u00ebmosha prej tyre<a href=\"#_ftn5\" name=\"_ftnref5\">[5]<\/a>.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrsa, kur autori flet p\u00ebr kafshat\u00ebn e past\u00ebr, e cila \u00ebsht\u00eb shkak edhe p\u00ebr pranimin e lutjes, thot\u00eb: P\u00ebrzierja e haramit me hallallin n\u00eb tryeza b\u00ebn q\u00eb begatia t\u00eb largohet dal\u00ebngadal\u00eb nga vendi e shoq\u00ebria dhe hijet q\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb t\u00eb keqen t\u00eb b\u00ebhen dashja pa dashje pjes\u00eb e pandar\u00eb e rretheve tona familjare e shoq\u00ebrore!?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebt\u00eb e ilustron me nj\u00eb shembull shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs, q\u00eb sh\u00ebrben si thirrje e sinqert\u00eb p\u00ebr ta ruajtur veten dhe familjen nga harami, e th\u00ebn\u00eb nga njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb njohur p\u00ebr p\u00ebrkushtimin e tyre, Rabia El-Adevije, q\u00eb i thot\u00eb t\u00eb atit: &#8220;O baba! Nuk ta b\u00ebj hallall n\u00ebse na ushqen me haram&#8221;. I ati i tha: Po sikur t\u00eb mos gjej vet\u00ebm se haram? Ia ktheu: &#8220;E durojm\u00eb urin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, m\u00eb mir\u00ebs se t\u00eb durojm\u00eb d\u00ebnimin e bot\u00ebs tjet\u00ebr!&#8221;<a href=\"#_ftn6\" name=\"_ftnref6\">[6]<\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Opinioni dhe pasuria jon\u00eb intelektuale<\/strong> &#8211; &#8220;Ah sikur nx\u00ebn\u00ebsit e medreses\u00eb&#8230;&#8221; nj\u00eb shkrim tep\u00ebr i ve\u00e7ant\u00eb, pasi sjell p\u00ebrpara nesh nj\u00eb realitet, t\u00eb cilin e gjejm\u00eb shpeshher\u00eb n\u00eb bisedat dhe takimet tona. Autori merr shkas nga nj\u00eb ngjarje e v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb i ka ndodhur, ku disa njer\u00ebz kan\u00eb krijuar disa opinione apo k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00eb tyre rreth Islamit dhe mysliman\u00ebve n\u00eb vend, por q\u00eb n\u00eb fakt nuk p\u00ebrputhen me realitetin. Nd\u00ebr to, \u00ebsht\u00eb edhe takimi dhe biseda e autorit me nj\u00eb intelektual shkodran, i cili mendon se nj\u00eb institucion islam n\u00eb Shkod\u00ebr, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Medreseja, i formon nx\u00ebn\u00ebsit vet\u00ebm me prirje fetare!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Autori, me shum\u00eb kompetenc\u00eb dhe argumente nga jeta fetare e prij\u00ebsve mysliman\u00eb, i paraqet bashk\u00ebbiseduesit t\u00eb tij dhe i provon, se opinioni i p\u00ebrhapur nuk \u00ebsht\u00eb real dhe se pasuria intelektuale hoxhallar\u00ebve shkodran\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u marr\u00eb shembull dhe \u00ebsht\u00eb krenari p\u00ebr mbar\u00eb besimtar\u00ebt. Ai thot\u00eb: Gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb dikush n\u00eb rast d\u00ebgjimi t\u00eb k\u00ebsi lloj opinionesh (q\u00eb sidoqoft\u00eb, n\u00eb Shkod\u00ebr gjen plot, sidomos n\u00eb rrethet e t\u00eb kompleksuarve) \u00ebsht\u00eb t\u00eb habitet dhe t\u00eb qesh\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht me naivitetin e &#8220;opinionist\u00ebve&#8221;, q\u00eb prodhojn\u00eb k\u00ebto mend\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb qytet q\u00eb mburret me kultur\u00ebn e dijen!?<a href=\"#_ftn7\" name=\"_ftnref7\">[7]<\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb pas, autori shpreh d\u00ebshir\u00ebn e tij, duke iu drejtuar djemve dhe vajzave t\u00eb k\u00ebtij qyteti, t\u00eb cil\u00ebt m\u00ebsojn\u00eb n\u00eb medresen\u00eb ton\u00eb, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb shkolla t\u00eb tjera, me thirrjen: &#8220;Ah sikur nx\u00ebn\u00ebsit e Medreses\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs&#8230;&#8221; t\u00eb ken\u00eb simbol krenarie Hafiz Jusuf ef. Tabakun,.. t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga Daut efendi Bori\u00e7i,.. nga besnik\u00ebria e Hafiz Halit Bushatit, t\u00eb ken\u00eb shembull p\u00ebr bindjet e tyre politike Hafiz Musa D\u00ebrgutin, q\u00eb p\u00ebr komunizmin thoshte: Dushman i Allahut, pa Din e pa Iman&#8230;, t\u00eb p\u00ebrkujtojn\u00eb Hafiz Ibrahim Repishtin, Hafiz Salih ef. Myftin\u00eb, e t\u00eb marrin shembull djalin besnik e fisnik t\u00eb Shkodr\u00ebs, H. Vehbi S. Gavo\u00e7i.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pra, secili mysliman shkodran dhe shqiptar, duhet ta ndjej\u00eb veten krenar p\u00ebr vlerat dhe pasurin\u00eb intelektuale, kulturore, komb\u00ebtare dhe fetare, dhe kontributin e brezave t\u00eb par\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt me vepr\u00ebn dhe shembullin e tyre, i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nder\u00eb dhe i kan\u00eb sjell\u00eb dobi njer\u00ebzve dhe vendit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nuk dua t\u00eb zgjaten m\u00eb tep\u00ebr, sepse librin e keni p\u00ebrpara, dhe kam bindjen se do ta lexoni me v\u00ebmendje dhe do t\u00eb mbeteni t\u00eb k\u00ebnaqur, vet\u00ebm se desha t&#8217;ju shtoj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr kureshtjen, q\u00eb ta lexoni me v\u00ebmendje dhe t\u00eb p\u00ebrfitoni prej asaj, q\u00eb Imam Muhamed B. Sytari, ka sjell me shum\u00eb p\u00ebrkushtim dhe kompetenc\u00eb n\u00eb librin &#8220;Ve Alejkes-Selam&#8230;&#8221;.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Po e mbyll me p\u00ebrgjigjen q\u00eb autori sjell pas takimit t\u00eb fundit t\u00eb Resulullahut (a.s) me sahab\u00ebt e tij, ku thot\u00eb: &#8220;Jepini selam prej meje v\u00ebllez\u00ebrve tuaj q\u00eb munguan dhe kujtdo q\u00eb do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fen\u00eb tuaj pas meje. Ju d\u00ebshmoj se un\u00eb u jap selam atyre dhe kujtdo q\u00eb do t\u00eb m\u00eb ndjek\u00eb n\u00eb fen\u00eb time nga kjo dit\u00eb e deri n\u00eb dit\u00ebn e kiametit&#8221;.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrsa neve &#8211; thot\u00eb autori &#8211; s&#8217;na mbetet vet\u00ebm se ta kthejm\u00eb me zem\u00ebr k\u00ebt\u00eb Selam: &#8220;Ve alejkes-Selam ja Resulallah!&#8221;.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Allahu t\u00eb dhasht\u00eb mbar\u00ebsi dhe sukses, v\u00eblla i shtrenjt\u00eb Muhamed Sytari; Zoti ta shtoft\u00eb dijen dhe t\u00eb b\u00ebft\u00eb pishtar t\u00eb udh\u00ebzimit t\u00eb njer\u00ebzve drejt Islamit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ju faleminderit!<\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><strong>Lavdrim Hamja<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><em>Shkod\u00ebr, 23 janar 2021<\/em><\/p>\n<hr \/>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref1\" name=\"_ftn1\">[1]<\/a> Kur&#8217;ani, El-Kalem: 1.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref2\" name=\"_ftn2\">[2]<\/a> Kur&#8217;ani, Et-Tur: 1-2.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref3\" name=\"_ftn3\">[3]<\/a> F.10-11.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref4\" name=\"_ftn4\">[4]<\/a> F. 49.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref5\" name=\"_ftn5\">[5]<\/a> F. 50.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref6\" name=\"_ftn6\">[6]<\/a> F. 53.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref7\" name=\"_ftn7\">[7]<\/a> F. 98.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<div class=\"mh-excerpt\"><p>Libri n\u00eb Islam g\u00ebzon nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe, nd\u00ebrsa njer\u00ebzit e dijes, ata konsiderohen trash\u00ebgimtar\u00eb t\u00eb profet\u00ebve t\u00eb Zotit. P\u00ebr shkrimin dhe librin, Allahu i Madh\u00ebruar \u00ebsht\u00eb betuar n\u00eb Kur&#8217;anin Fam\u00eblart\u00eb, <a class=\"mh-excerpt-more\" href=\"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/?p=8999\" title=\"&#8220;Ve alejkes-selam&#8230;&#8221;, lib\u00ebr me vler\u00eb dhe dobi, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb\">[&#8230;]<\/a><\/p>\n<\/div>","protected":false},"author":1,"featured_media":9000,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-8999","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktivitete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8999","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8999"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8999\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9001,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8999\/revisions\/9001"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9000"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8999"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8999"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/myftinia-shkoder.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8999"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}