Këshilli i Myftinisë Shkodër diskuton mbi zhvillimin e vakëfeve

Këshilli i Myftinisë Shkodër diskuton mbi zhvillimin e vakëfeve

Këshilli i Myftinisë Shkodër diskuton mbi zhvillimin e vakëfeve

Pasditën e së dielës, më 25 maj 2025, në mbledhjen e radhës së tij, Këshilli i Myftinisë Shkodër, diskutoi rreth projekteve të larmishme, që lidhen me zhvillimin e vakëfit në Shkodër.

Në raportin e tij, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, hodhi dritë mbi projektet aktuale që po zhvillohen, si: xhamia e re e Tophanës, Qendra e re Islame në Mjedë, Qendra e re Islame në Bardhaj, sikurse dha shpjegimet e tij për programin e 3 muajve të parë të Xhamisë së Plumbit, nga momenti i hytbes së parë, pas përurimit, që do të mbahet më 30 maj 2025.

Në veçanti, Myftiu u ndal tek propozimet dhe kërkesat e Myftinisë Shkodër drejtuar Bashkisë Shkodër, në lidhje me sistemimin dhe shfrytëzimin e vakëfit të xhamisë së Parrucës, tashmë që edhe Qendra e Tatim-Taksave i kalon në pronësi Myftinisë Shkodër, duke u kthyer në seli të saj.

Myftiu tha se, në lidhje me sistemimin e oborrit të xhamisë së Parrucës, është në marrë në konsideratë modeli i vakëfit të xhamisë së Pejgamberit (a.s) në Medinën e Ndriçuar dhe trashëgimia e vjetër e xhamisë së Parrucës, duke bërë një ndërlidhje ndërmjet tradicionales dhe bashkëkohores islame.

U diskutua edhe rreth projektit të zhvillimit të zonës Zdralej, ku Myftinia Shkodër është pronare e një vakëfi të madh, si dhe kërkesat e institucionit në lidhje me këtë proces.

Myftiu u ndal edhe te kalvari i pengesave që mbajnë peng lirimin e vakëfit të Rusit, për të cilin tha se, ka një projekt që pret zbatimin, nga momenti që vakfi i zaptuar do të lirohet.

Këtu, përmendi premtimet e pambajtura të Bashkisë Shkodër, sidomos në 15 vitet e fundit.

Poashtu, lajmëroi edhe për disa projekte të tjera, që pritet të nisin, në shërbim të shfrytëzimit të vakfit, në qytet e fshat.

 Një pikë e veçantë e këtij takimi ishte edhe dosja e Haxhit 1446, ku menaxheri, z. Blendi Alushi, raportoi mbi ecurinë e procesit të regjistrimit dhe detajet e programit të trajnimit të haxhilerëve, deri në përcjelljen e tyre.

Këshilltarët dhanë mendimet e tyre, ku vlerësuan arritjet e deritanishme të Myftinisë Shkodër dhe vullnetin e palëkundur për të mbështetur kërkesat legjitime të saj në drejtim të shfrytëzimit të vakëfeve dhe gjallërimit të tyre.