Drejtuesi i lartë i “Zekat House” i Kuvajtit, vizitoi Shkodrën

Drejtuesi i lartë i “Zekat House” i Kuvajtit, vizitoi Shkodrën

Paraditën e së mërkurës, më 6 mars 2024, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt, z. Khalaf Al-Mutairi, drejtor i sektorit të projekteve pranë “Zekat House”, në Kuvajt, i shoqëruar edhe nga z. Abdullah Al- Qlaish dhe z. Korab Kaja, drejtor i fondacionit “Mirësia”.

Gjatë vizitës, Myftiu shprehu falënderimet dhe mirënjohjen e thellë për kontributet e Shtetit të Kuvajtit në vendin tonë dhe veçanërisht në Qarkun e Shkodrës, nëpërmjet realizimit të shumë e shumë projekteve bamirëse, me vlerë të madhe për komunitetin.

Me rastin e kësaj vizite, u zhvillua një vizitë edhe tek xhamia e re në Krye-Bushat dhe qendra kulturore e saj, që pritet të përurohet së shpejti.

U diskutua edhe për realizimin e projekteve të reja për të cilat Myftinia Shkodër ka lobuar prej kohësh dhe shpreson të krijohen mundësitë për realizimin e tyre në dobi të komunitetit.