Vajzat sfidojnë sekularizmin në Azerbajxhan

Historia e një vendi musliman që vendosi të ndalojë hixhabin!

Vajzat sfidojnë sekularizmin në Azerbajxhan

Vajzat sfidojnë sekularizmin në Azerbajxhan
Historia e një vendi musliman që vendosi të ndalojë hixhabin!

Sekularizmi ngre kudo parullat: “Liria e individit” dhe: “të drejtat e njeriut”, por kur bëhet fjalë për shfaqjet e besimit islam, ai zbulon fytyrën e tij të vërtetë.

Në Azerbajxhan po përsëritet tragjedia e sekularizimit të detyruar, përmes vendimeve të padrejta, me të cilat nxënëset përjashtohen dhe mësueset largohen nga shkollat, vetëm e vetëm sepse këmbëngulin në mbajtjen e hixhabit.

Por, përgjigjja e vajzave i dha ymetit një mësim domethënës, të cilin kemi nevojë ta kujtojmë gjithmonë.

Në Azerbajxhan, vendin ku më shumë se 95% e popullsisë i përket Islamit, autoritetet vendosën në shtator të vitit 2026 të ndryshonin rregullat e uniformës shkollore, me pretendimin e “mbrojtjes së laicitetit të arsimit”.

Në këto ndryshime nuk përmendet shprehimisht hixhabi, por rezultati ishte i qartë: ndalimi i nxënëseve dhe mësueseve që mbajnë hixhab të hyjnë në shkolla.

Pamje që të bëjnë të qash

Dyert e shkollave u shndërruan në pika kontrolli sigurie. Nxënëset u penguan të hynin në klasat e tyre, ndërsa mësueset që kishin kaluar vite të tëra në arsim u dëbuan, sepse refuzuan ta hiqnin hixhabin e tyre.

Ato u vunë përpara dy zgjedhjeve të hidhura: Ose të hiqnin dorë nga detyrimi fetar, ose të privoheshin nga e drejta e tyre për arsimim dhe punë.

Autoritetet menduan se vajzat do të dorëzoheshin nga frika për të ardhmen e tyre shkollore, por reagimi ishte i fuqishëm:

  • Nxënëset organizuan protesta të mëdha përpara ministrive dhe institucioneve.
  • Prindërit dhe mësueset u mblodhën, duke ngritur pankarta kundër vendimit.
  • Nxënësit e shkollave të tjera shpallën bojkotimin e mësimit, në shenjë solidariteti me shoqet e tyre.

 

Mësimi më i madh

Jemi mësuar të lexojmë për Ibn Badisin, En-Nursiun dhe Begoviçin, të cilët u përballën me përpjekjet për t’i larguar njerëzit nga identiteti i tyre fetar. Por sot, këto nxënëse të vogla po shkruajnë një kapitull të ri të kësaj historie.

Nuk është e nevojshme të kesh çallmën e një dijetari, as një post politik apo penën e një mendimtari; Mjafton të jesh një musliman i sinqertë, i palëkundur në identitetin tënd, për ta thyer dominimin e sekularizmit.

(www.instagram.com/ rawasekh_kw)