Pasditën e së enjtes, më 11 maj 2017, në vijim të ciklit të ligjëratave në prag të Ramazanit 1438/2017, Myftinia Shkodër organizoi në ambientet e jashtme të xhamisë së Kirasit një pasdite të larmishme me ligjërata të dobishme mbi mirësitë dhe dobitë e Muajit të Begatë të Ramazanit.
Aktiviteti u përshëndet fillimisht nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i cili dha lajmin e gëzueshëm dhe të shumëpritur për nisjen e procedurave për ndërtimin e xhamisë së re të lagjes Kiras.
Myftiu theksoi se pas mirëkuptimit të shfaqur nga Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, tashmë kërkesa e Myftinisë Shkodër po shqyrtohet në Kryesinë e KMSh-së dhe shumë shpejt pritet nënshkrimi i marrëveshjes me shoqatën donatore.
Sipas programit, u pezantuan ligjëratat e mëposhtme:
1. “Muaji i Ramazanit, në të cilin zbriti Kur’ani”, përgatitur nga imami i xhamisë “Ebu Bekër”, teologu Altin Nikshiqi.
2. “Ramazani, muaji i xhematit”, përgatitur nga imami i xhamisë Kiras, teologu Ruzhdi Plangaj.
3. “Ramazani, muaji i bamirësisë”, përgatitur nga imami i xhamisë së “Dy Vajzave”, teologu Lavdrim Hamja.
Stacioni i radhës do të jetë ditën e hënë, më 11 maj 2017, në xhaminë e Tophanës, sipas këtij programi:
E HËNË, 15 MAJ 2017, ora: 18.00 – XHAMIA TOPHANË
1. “Ramazani, si mundësi paqtimi me Zotin”, teologu Idmir Plaku.
2. “Ramazani në jetën e Resulull-llahut (a.s)”, teologu Adil Cukali.
3. “Nata e Kadrit, më e mirë se 1000 muaj”, teologu Naim Drijaj.