Atmosferë edukative dhe argëtuese e kurseve verore në Qendrën Kulturore Barbullush

Atmosferë edukative dhe argëtuese e kurseve verore në Qendrën Kulturore Barbullush

Atmosferë edukative dhe argëtuese e kurseve verore në Qendrën Kulturore Barbullush

Para disa ditëve kanë nisur kurset verore  intensive në Qendrën Kulturore, pranë xhamisë Barbullush me pjesëmarrjen e rreth 70  nxënësve (djem dhe vajza) të moshave të ndryshme.

Në vargun e veprimtarive që zhvillohen në këtë Qendër me fëmijët e kurseve, përveç mësim-edukimit islam është edhe argëtimi dhe zbavitja më veprimtari e lojëra të ndryshme, aktrime, shfaqje në monitor të filmave vizatimore edukativ, etj, ku shfrytëzohen mundësitë për të kaluar orë të gëzueshme dhe të dobishme.

Në këto kurse verore, që organizohen nga Myftinia Shkodër, përmes sektorit të arsimit, pasditen e të mërkurës, më 2 korrik 2025, drejtuesi i arsimit, teologu Arben Halluni, zhvilloi një vizitë pune, për të parë nga afër zhvillimin e plan-programit të këtyre kurseve verore, i cili gjatë takimeve dhe bisedave me grupet e nxënësve, falënderoi mësuesin H. Ervis Molla si dhe përgjegjësen dhe mësuesen e qendrës, znj. Suada Tahiri, për punën dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm, gjatë gjithë procesit mësimor të kurseve, si dhe prindërit, të cilët dërgojnë fëmijët e tyre në këto programe me karakter edukativ dhe zbavitës.

Në fund, teologu Halluni dha edhe disa këshilla të dobishme për fëmijët, që do jenë pjesë e këtij aktiviteti për disa javë, deri në fund të korrikut në Qendrën Kulturore Barbullush.

Qëllimi i këtyre kurseve intensive në këtë periudhë vere në shumë qendra dhe xhami të Shkodrës është forcimi i njohurive fetare të fëmijëve në një atmosferë të gjerë edukative dhe argëtuese, zhvillimi i vlerave të shëndosha islame dhe të paqes sociale, si dhe forcimi i lidhjes së tyre më xhaminë dhe komunitetin.