‘SHEHDE EL-KATIBE’ – Përse u mbiquajt “Krenaria e grave” dhe “Transmetuesja e Irakut”?”?

‘SHEHDE EL-KATIBE’

Përse u mbiquajt “Krenaria e grave” dhe “Transmetuesja e Irakut”?

Kuvendet e mësimit të hadithit në Bagdadin e periudhës abasite nuk ishin të rezervuara vetëm për burrat. Edhe gratë dhanë kontributin e tyre në mësimin, transmetimin dhe përhapjen e haditheve.

Ndër dijetaret e hadithit spikat Shehde El-Katibe, kontributi i së cilës në jetën shkencore dhe intelektuale është ruajtur në veprat biografike të dijetarëve.

Ibn Asakiri dhe Ibn El-Xheuzi… transmetuan prej saj

Në Bagdadin e periudhës abasite, dijetarë të shquar transmetuan hadithe nga Shehde El-Katibe, ndër të cilët ishin Ibn Asakiri, Ibnul-Xhevzi dhe Es-Sem’ani.

Por, si arriti ajo të bëhej referencë, nga e cila transmetuan dijetarët e mëdhenj të kohës së saj?

Një vogëlushe në kuvendet e dijetarëve të Bagdadit

Shehde u rrit në një familje të përkushtuar ndaj dijes. Babai i saj, Ebu Nasr Ahmed El-Ibri, ishte një nga dijetarët e hadithit.

Ajo e mori hadithin nga një numër dijetarësh të shquar të Bagdadit, duke nisur kështu një rrugëtim të gjatë, që zgjati për dekada të tëra.

Si u bë mosha e saj një përparësi shkencore?

Shehde filloi ta dëgjonte hadithin, që në fëmijëri, e më pas jetoi më shumë se 90 vjet.

Falë dëgjimit të haditheve që në moshë të hershme dhe jetëgjatësisë së saj, dijetarë të brezave të mëvonshëm filluan të transmetonin hadithe prej saj me zinxhirë të lartë transmetimi (isnade të larta), në të cilët numri i transmetuesve ndërmjet tyre dhe burimeve më të hershme ishte më i vogël.

“Tek ajo përfunduan zinxhirët e transmetimit në Bagdad”

Me këtë shprehje, historiani Ibn Kudame përmblodhi pozitën e lartë të Shehdes në transmetimin e haditheve, pasi ajo ishte bërë një nga dijetaret më të shquara, tek e cila njerëzit shkonin për të dëgjuar hadithin në Bagdad.

Ajo u bë e njohur me epitetin “Musnidetul-Irak” (Transmetuesja e Irakut), ndërsa librat biografikë ruajtën për të edhe titullin “Krenaria e grave”.

Përse u mbiquajt “El-Katibe” (Shkruesja)?

Fama e Shehdes nuk u kufizua vetëm në transmetimin e hadithit. Ajo u shqua gjithashtu për mjeshtërinë e saj në kaligrafinë arabe.

Historiani Ibn El-Xheuzi e ka vlerësuar bukurinë e shkrimit të saj, duke thënë:

“Ajo kishte një shkrim të bukur.”

Pikërisht kjo shpjegon se, përse emri i saj është quajtur me epitetin “El-Katibe” (Shkruesja).

 

Meshjekha që ruajti 114 transmetime

Libri: “El-Umde min el-Fevaid vel-Athar es-Sihah vel-Garaib fi Meshjekhati Shehde”, ka ruajtur transmetimet e ndryshme të Shehde El-Katibes.

Meshjekha e verifikuar përmban 114 transmetime nga 27 dijetarë, të dokumentuara në një vepër të shkruar, e cila ruan një pjesë të trashëgimisë së saj shkencore shekuj të tërë pas vdekjes së saj.

Burimi: Libri Sijer A’lam en-Nubela, i Imam Edh-Dhehebiut.

___________________

(www.instagram.com/aljazeera.culture)