Një ditë mes mësimit, natyrës dhe miqësisë së nxënësve të xhamisë Muriqan

Një ditë mes mësimit, natyrës dhe miqësisë së nxënësve të xhamisë Muriqan

Një ditë mes mësimit, natyrës dhe miqësisë së nxënësve të xhamisë Muriqan

Ditën e diel, më 18 tetor 2026, Sektori i Arsimit pranë Myftinisë Shkodër në vazhdën e projektit “Mësojmë dhe argëtohemi” organizoi një ekskursion me nxënësit e Kursit Fetar të xhamisë së Muriqanit, ku morën pjesë rreth 17 nxënës, në një aktivitet që ndërthuri argëtimin, edukimin, historinë, dhe njohjen e bukurive natyrore të vendit tonë.

Përpara nisjes, drejtuesi  i Arsimit pranë Myftinisë Shkodër, teologu Arben Halluni, i përshëndeti nxënësit dhe u përcolli urimet për një udhëtim të mbarë dhe një ditë të bukur, plot gëzim e përvoja të reja.

Në fjalën e tij, ai theksoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla në forcimin e miqësisë mes nxënësve, në edukimin e tyre dhe në krijimin e kujtimeve të bukura përmes përvojave të përbashkëta.

Gjatë ekskursionit, nxënësit nën kujdesin e imamit dhe mësuesit H. Ajet Suka patën mundësinë të vizitonin vende të bukura të zonës së Tamarës, të shijonin peizazhet mbresëlënëse dhe të njiheshin më nga afër me pasuritë natyrore e turistike të kësaj treve.

Gjatë kthimit, nxënësit ndaluan për një vizitë në xhaminë e Plumbit, një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë historike dhe kulturore islame të Shkodrës. Ata patën dëshirë të realizonin fotografi kujtimi dhe të përjetonin një tjetër moment të bukur në përmbyllje të këtij ekskursioni edukativ dhe argëtues.

Ky aktivitet shërbeu si një mundësi e veçantë për të kultivuar te fëmijët frymën e vëllazërisë, respektin për njëri-tjetrin, dashurinë për natyrën dhe vlerat e edukimit të mirë.