Ekskursion edukativ dhe argëtues më nxënësit e xhamisë Zusë në Belaj të Dajçit

Ekskursion edukativ dhe argëtues më nxënësit e xhamisë Zusë në Belaj të Dajçit

Më 25 tetor 2026, nën kujdesin dhe mbështetjen e sektorit të arsimit pranë Myftinisë Shkodër, për nxënësit e kursit fetar të xhamisë  Zusë u zhvillua një ekskursion edukativ dhe argëtues në pikën turistike të Belajt, që ndodhet në Njësinë Administrative Dajç, Shkodër.

Aktiviteti u organizua nën drejtimin e mësueses znj. Kimete Elezi, duke u ofruar nxënësve një ditë të veçantë, të mbushur me lojëra sportive, shëtitje në natyrë, biseda miqësore dhe momente të këndshme së bashku.

Sektori i arsimit pranë Myftinisë Shkodër në kuadër të plan-programit të tij vijon të organizoi dhe mbështesë aktivitete të tilla, të cilat ndërthurin edukimin fetar me argëtimin, dhe kultivimin e vlerave të mira islame te fëmijët e moshave të ndryshme.