Mbërriti në qytetin e Sciacca’s Sicili, pëlhura prej 30 metrash me emrat e fëmijëve të vrarë në Gaza

Mbërriti në qytetin e Sciacca's Sicili, pëlhura prej 30 metrash me emrat e fëmijëve të vrarë në Gaza

Mbërriti në qytetin e Sciacca’s Sicili, pëlhura prej 30 metrash me emrat e fëmijëve të vrarë në Gaza

Pas  disa ndalesave në qytete të ndryshme italiane, në Siçili ka mbërritur një mbulesë simbolike kushtuar fëmijëve të Rripit të Gazës që ranë viktima të luftës; ajo u transportua përmes një procesioni në rrugët e qendrës së qytetit të Sciacca-s ,Sicili.

Pëlhura – me një gjatësi prej gati 30 metrash dhe e krijuar nga Collettivo di Carnia per la Pace per Gaza (Kolektivi i Carnia-s për Paqen në Gaza) me bazë në Tolmezzo të Italisë – mban të shkruara me dorë emrat e më shumë se 18 mijë të miturve të vrarë në Rripin e Gazës, midis 7 tetorit 2023 dhe fundit të korrikut 2025.

Aktiviteti, i organizuar nga komiteti Sciacca con Gaza ( Qyteti i Sciacca;s me Gazën) në shenjë solidariteti me popullin palestinez, përfundoi në oborrin e Bashkisë se qytetit se Sciacca’s, duke e shndërruar një hapësirë ​​publike në një altar qytetar.

Pjesëmarrësit ishin thellësisht të prekur dhe të indinjuar nga masakra e përditshme që vazhdon. Kjo mbulesë udhëton si një monument i vërtetë qytetar; ajo është shtrirë në sheshe të shumta italiane, pranë monumenteve dhe në plazhe – përfshirë Milanon, Romën, Napolin dhe Firencen – si dhe është mbajtur në oborre nga shoqata, studentë e qytetarë si një gjest paqeje.

Qëllimi është shndërrimi i shifrave dhe statistikave në jetë njerëzore konkrete, duke siguruar që asnjë emër të mos harrohet dhe duke denoncuar tragjedinë që po përjetojnë civilët dhe fëmijët e përfshirë në konflikt.

(www.instagram.com/ skytg24)

Përktheu nga italishtja dhe përshtati në shqip:

Ervil Kuçi