Myftinia Shkodër gjatë muajve qershor dhe korrik 2022, ka zhvilluar në ambiente të hapura, çdo të mërkurë një program të larmishëm më ligjërata dhe këshilla fetare në disa xhami të qytetit më qëllim të njohjes më afër dhe më të zgjeruar me frytet e besimit të pashtershëm, të forcimit të lidhjes me Krijuesin e gjithësisë dhe konsolidimin dhe ruajtjen e vlerave morale-edukative.
Imamët e nderuar përmes temave të ndryshme kanë përçuar mesazhe dhe këshilla të dobishme për besimtarët e pranishëm, por edhe për ndjekësit përmes rrjeteve sociale të Myftinisë Shkodër, të cilat janë transmetuar live në facebook nga profili i Myftinisë Shkodër.
Konkretisht, programi i ligjëratave është zhvilluar në xhamitë: “Ebu Bekër”, me tematikë: “Ihsani”, me ligjërues: H. Idmir Plaku dhe H. Gilman Kazazi, në xhaminë e Parrucës, me tematikë: “Bujaria”. me ligjërues: H. Naim Drijaj dhe H, Durim Kasemi, në xhaminë Kiras, me tematikë: “Familja”, me ligjërues: H. Altin Nikshiqi dhe H. Ruzhdi Plangaj, në xhaminë e “Dy Vajzave”, me tematikë: “Rinia”, me ligjërues: H. Lavdrim Hamja dhe H. Besim Barbullushi, në xhaminë Tophanë, me tematikë: “Mosha e tretë”, me ligjërues: Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari dhe teologu Arben Halluni dhe në xhaminë e Medresesë, me tematikë: “Dituria”, me ligjërues H. Adil Cukali dhe H. Ervil Kuçi.
Ndërsa, vazhdimi i këtij programi dhe përmbyllja e saj do të jetë në tre xhami të tjera të qytetit gjatë muajit shtator 2022.