Përfundon trajnimi i haxhilerëve shkodranë për Haxhin e vitit 1446/2025

Përfundon trajnimi i haxhilerëve shkodranë për Haxhin e vitit 1446/2025

Përfundon trajnimi i haxhilerëve shkodranë për Haxhin e vitit 1446/2025

Ditën e mërkurë, më 28 maj 2025, ashtu sikurse edhe ishte lajmëruar më parë nga Myftinia Shkodër, trajnimi i haxhilerëve shkodranë të vitit 1446/2025 vijoi me ditën e fundit të këtij programi.

Në xhaminë e Parrucës, ku edhe u zhvilluan seancat dhe takimet me haxhilerët e këtij viti, teologu Lavdrim Hamja dhe teologu Ervil Kuçi vijuan me programin e ditës së fundit të trajnimit për haxhilerët e këtij viti.

Fillimisht teologu Lavdrim Hamja foli shkurtimisht për pozitën dhe emocionet që ka vizita e xhamisë së Pejgamberit (a.s), e cila edhe pse nuk është pjesë e riteve të mirëfillta të Haxhit, si adhurim, porse vizitohet, para ose pas riteve të Haxhit, nga të gjithë haxhilerët e botës, si pjesa më e veçantë e udhëtimit të Haxhit. Pastaj, teologu Hamja kishte përgatitur një insert disa minutash rreth historisë së xhamisë së Pejgamberit (a.s), që e shfaqi për haxhilerët e pranishëm.

Pastaj, teologu Ervil Kuçi foli në mënyrë të detajuar rreth disa shembujve teorik dhe praktik, që haxhilerët ndeshen me to gjatë qëndrimit të tyre në Haxh.

Teologu Kuçi vuri theksin, te rëndësia që ka nijeti i pastër, sjellja e bukur, morali i lartë, durimi, shfrytëzimi i kohës, lutja dhe të kuptuarit e thellë të të gjitha riteve, që kryhen gjatë Haxhit. Përmes shembujve praktik, nga kryerja e Haxhit në vitet e kaluara, krijoi një atmosferë të reale, se si haxhilerët duhet ta kalojnë kohën e tyre, ndërkohë që janë duke qëndruar në vendet e shenjta, për kryerjen e obligimit madhështor islam, Haxhin.

Në fund, u bë edhe shpërndarja edhe vizave për cilin haxhi dhe ihramet për haxhilerët.

Trajnimi i haxhilerëve shkodranë tashmë është kthyer në një traditë, të cilën Myftinia Shkodër e realizon çdo vit me haxhilerët e saj, përpara nisjes së tyre për në vendet e shenjta.