Myftiu falënderoi bamirësinë saudite me rastin e fillimit të Ramazanit 1442

Ditën e hënë, më 12 prill 2021, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, dha një mesazh falënderimi dhe mirënjohjeje për bashkëpunimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Ambasadës së Mbretërisë Saudite, që mundësuan edhe këtë vit furnizimin me një sasi të konsiderueshme pakosh me ushqime për njerëzit në nevojë, që vijnë si pjesë e projektit bamirës të Qendrës së Mbretit Selman për Ndihma dhe Bamirësi.

Myftiu theksoi se kjo ndihmë bujare është pjesë e shpirtit të madh të bamirësisë dhe humanizmit, me të cilin karakterizohen muslimanët ndër shekuj.

Imam Sytari tha se kjo ndihmë e madhe për qindra familje në nevojë, është mënyra më e mirë e pritjes së Muajit Ramazan, në të cilin jemi të ftuar të mëshirohemi e të jemi solidarë me njëri-tjetrin.