“Konfigurimi i zbatimit të Islamit për një shoqëri në ndryshim” – Dëgjesa e tretë teologjike
Ditën e shtunë, më 13 prill 2024, Unioni Shqiptar i Teologeve dhe Departamenti i Gruas pranë BIK-ut në bashkëpunim me Fakultetin e Studimeve Islame organizuan në Prishtinë dëgjesën e tretë me radhë me temë: “Konfigurimi i zbatimit të Islamit për një shoqëri në ndryshim”
Kjo është e treta e këtij lloji, që organizohet dhe ku marrin pjesë teologë dhe teologe nga mbarë trevat shqiptare, të cilët diskutojnë dhe trajtojnë tema të ndryshme teologjike.
Këtë aktivitet të rëndësishëm shkencor dhe teologji e hapi znj. Muzaqete Kosumi, koordinatore për marrëdhënie me jashtë në Fakultetin e Studimeve Islame, e cila përshëndeti të pranishmit dhe i uroi mirëseardhjen të gjithë pjesëmarrësve.
Më pas dëgjesën e përshëndetën:
Dr. Lulëzim Esati, prodekani i FSI-së.
Znj. Vaxhide Bunjaku, kryetare e departamentit të gruas pranë BIK-ut
Znj. Brixhida Muça, përgjegjëse e Unionit Shqiptar të teologeve.
Në këtë dëgjesë referuan:
Seanca e parë:
- Imam Muhamed B. Sytari, Myfti i Zonës Shkodër, me temën: Ligji hyjnorë përballë ligjit njerëzor.
- Z. Valon Myrtaj, Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, me temën: Nevoja e konsolidimit të institucioneve përgjegjëse, që nxjerrin fetvatë bashkëkohore në rajon.
- Z. Musa Musai, me temën: Islami përballë sfidave të disekuilibrit dhe korrupsionit ndërmjet studiuesve dhe thirrësve në fe.
- Znj. Ilmije Kuqi me temën: Islami dhe sfidat bashkëkohore.
Seanca e dytë:
- Znj. Zamira Puka – Bushati, me temën: Identiteti musliman ndërmjet islamit të “traditës” dhe atij “modern”.
- Z. Ragmi Destani, me temën: Media dhe Islami. Rëndësia e prezencës së elementit musliman në media.
- Znj. Elona Muça, me temën: A po shkatërrohet familja? Kriza në familjet besimtare. Pse çojnë në divorc?
- Z. Driton Arifi, me temën: E ardhmja në rrezik. Brezi i “heshtur” i teknologjisë digjitale.
Në përfundim të kësaj dëgjesë u zhvilluan diskutime të frytshme rreth temave dhe për çështje të tjera, që u trajtuan nga teologët dhe teologet.