Ditën e diel, më 28 nëntor 2015, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i shoqëruar edhe nga teologët Lavdrim Hamja dhe Arben Halluni, mori pjesë në ceremoninë tradicionale që organizon Bashkia Shkodër me rastin e ngritjes së flamurit kombëtar, në këtë ditë të shënuar të pavarësisë.
Gjatë kësaj ceremonie, Myftiu Sytari uroi fillimisht Kryetaren e Bashkisë Shkodër, znj. Voltana Ademi, Kryetarin e Këshillit të Qarkut Shkodër, z. Hilmi Lakti, Prefekten e Qarkut Shkodër, znj. Majlinda Angoni, Kryetaren e Këshillit Bashkiak, znj. Briselda Kadija, drejtuesit dhe përfaqësuesit e komuniteteve të tjera fetare të Shkodrës, deputetë e drejtues të lartë të administratës etj.
Myftiu me shoqërues u ndalën edhe tek memoriali i komandantit legjendar për mbrojtjen e Shkodrës, Hasan Riza Pasha, ku u lutën për shpirtin e tij dhe të krejt heronjve që ranë për tokën shqiptare.
Myftinia Shkodër uron krejt shqiptarët, kudo ndodhen: Gëzuar 109 vjetorin e Pavarësisë!