Policia e Nju Jorkut nderon imamin shqiptar Tahir Kukaj me mirënjohje për kontributin në komunitet

Policia e Nju Jorkut nderon imamin shqiptar Tahir Kukaj me mirënjohje për kontributin në komunitet

Policia e Nju Jorkut nderon imamin shqiptar Tahir Kukaj me mirënjohje për kontributin në komunitet

Imam Tahir Kukaj, shqiptar nga Kosova, shërben si kapelan mysliman në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut (NYPD). Ai është nderuar me mirënjohjen për vitin 2026 në një ceremoni të mbajtur më 19 nëntor në New York.

Mirënjohjen ia kanë dhënë NYPD-ja dhe Shoqata Vëllazërore e Zbatimit të Ligjit Arabo-Amerikan (AALFA). Me të vlerësohet përkushtimi i tij ndaj shoqatës dhe shërbimi i vazhdueshëm ndaj komunitetit.

Pllaka e mirënjohjes mban emrin e Kukajt. Në të vlerësohen kontributi, përkushtimi dhe besueshmëria e tij, si dhe gatishmëria për të mbështetur dhe udhëhequr komunitetin. Mirënjohjen e ka prezantuar presidenti i AALFA-s, Hassan Diab, emri i të cilit shfaqet gjithashtu në pllakë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kukaj në rrjetet sociale. Atje ai ka falënderuar presidentin Diab dhe gjithë komunitetin për bashkëpunimin, unitetin dhe shërbimin e vazhdueshëm.

“Jam mirënjohës për këtë çmim mirënjohjeje për vitin 2026, të ndarë nga NYPD dhe Shoqata Vëllazërore e Zbatimit të Ligjit Arabo-Amerikan (AALFA)”, ka shkruar Kukaj.

Tahir Kukaj është imam në Qendrën Kulturore Islame Shqiptare në Staten Island. Në Policinë e Nju Jorkut ai u ofron mbështetje fetare dhe shpirtërore pjesëtarëve të policisë.

(www.instagram.com/ trtbalkanal)