Ligjëratë nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari në Qendrën Kulturore të fshatit Barbullush

Ditën e shtunë, më 5 mars 2022, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari në kudër të Muajve të Mirë, zhvilloi një ligjëratë fetare në qendrën e re  kulturore të fshatit Barbullush, të përuruar para disa ditëve.

Në këtë takim merrnin pjesë besimtarë të zonës, të rinj si dhe imami i xhamisë Barbullush, H. Elvis Molla.

Myftiu gjatë ligjëratës së tij u ndal në një prej fjalëve profetike të Resulullahut, Muhammedit (a.s), të konsideruar si adresë e besimtarit në këtë jetë kalimtare: “Besimtari është një njeri miqësor, dhe i afrueshëm dhe nuk ka të mirë në një person që nuk është miqësor dhe i afrueshëm”.

Ai tha se përmes këtyre fjalëve profetike duhet të kuptohet nga gjithsecili se besimtarët në thelb janë miqësor dhe të afrueshëm me të gjithë krijesat e Allahut (xh.sh), sepse të gjithë janë nevojtarë për Madhninë e Tij.

Në mesazhet e dobishme të Myftiut, ishte edhe fakti, se besimtarët janë njerëz të hapur, burim i të mirës, të cilën e mban me përkushtim, edukon fëmijët më të, si dhe e trashëgon brez pas brezi për t’u dëshmuar gjithsecili si të dashurit e Allahut (xh.sh), por edhe si përkrahës e përhapës të fesë së Tij dhe Dritës Hyjnore.

Në fund të takimit, të pranishmit bënë pyetje rreth tematikës dhe për të tjera tema aktuale me vlerë.