Myftinia Shkodër dhe “Jetimët e Ballkanit” pranë njerëzve në nevojë me 500 pako ushqimore
Paraditën e shtunë, më 8 prill 2023, në ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit të Begatë të Ramazanit, Myftinia Shkodër bëri shpërndarjen e 70 pakove ushqimore për personat para-tetraplegjikë.
Teologu Lavdrim Hamja, në prani të mediave lokale ndër të tjera tha se, kjo ndihmë e sotme, vjen në sajë të bashkëpunimit me Shoqatën Bamirëse “Jetimët e Ballkanit”, me drejtuesin e saj, humanistin e trojeve shqiptare H. Halil Kastrati, që me rastin e muajit të Begatë të Ramazanit, i dhuroi Myftinisë Shkodër 500 pako ushqimore, të cilat u sollën para disa ditësh nga qytetit i Prizrenit.
Kryetari i Shoqatës së Para-Tetraplegjikëve, z. Saimir Beqiri falënderoi Myftinë Shkodër duke theksuar, se nën përkujdesjen e Imam Muhamed B. Sytari, u arrit kjo ndihmë me vlerë për personat para-tetraplegjikë, në këto ditë të bekuara të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ky projekt bamirës u realizua me sukses edhe falë bashkëpunimit me Zyrën Rajonal të Shërbimit Social, Shkodër, nën përkujdesjen e drejtoreshës, znj. Valbona Tula.
Myftinia Shkodër do të vazhdojë në ditët e tjera të Ramazanit, me shpërndarjen e ndihmave të ndryshme te familjet në nevojë, jetimët, skamnorët dhe personat e tjerë me aftësi të kufizuara.
Edhe njëherë, një falënderim i veçantë për Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, për Zyrën Rajonale të Shërbimit Social Shkodër, dhe për të gjithë ata persona, të cilët u angazhuan për mbarëvajtjen dhe realizimit e këtij projekti bamirës të ndihmës së Ramazanit me 500 pako ushqimore.