Tribunë fetare në përkujtim të Betejës së Madhe të Bedrit

Tribunë fetare në përkujtim të Betejës së Madhe të Bedrit

Ditën e shtunë, më 8 prill 2023, në xhaminë e Parrucës, u zhvillua një tribunë fetare me rastin e përkujtimit të Betejës së Madhe të Bedrit, organizuar nga Myftinia Shkodër.

Krahas shumë besimtarëve dhe të rinjve, merrnin pjesë edhe imamë të xhamive të Shkodrës.

Në fjalën e hapjes dhe të përshëndetjes, teologu Arben Halluni tha se “Muaji i Ramazanit, krahas aspektit të adhurimit, është i përmbushur edhe me ngjarje të mëdha historike; Fillimi i Zbritjes së Kur’anit Famëlartë, Beteja e Bedrit dhe Çlirimi i Mekës”. Ai vuri në dukje se Beteja e Bedrit ishte ngjarje që mahniti mbarë botën islame për vendosmërinë e myslimanëve, trimërinë dhe heroizmin e tyre të pashembullt, por mbi të gjitha ndihmën e Zotit Fuqiplotë që u shfaqë gjatë kësaj beteje kundër mushrikëve, idhujtarëve të Mekës”.

Më pas dy ligjëruesit, H. Ardit Ulqinaku dhe H. Anis Agovi folën për rolin e madh që ka luajtur Pejgamberi (a.s) në këtë betejë të madhe si dhe për shkaqet, mësimet dhe rezultatet prej të cilave duhet mësuar nga besimtarët  në çdo kohë dhe në çdo vend.

Në fund, për të pranishmit  u shtrua një iftar i begatë vëllazëror.