Myftiu priti në një takim të përzemërt, Kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar të Arizonës Imam Didmar Faja
Ditën e hënë, më 22 janar 2024, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në një takim të përzemërt e vëllazëror, Kryetarin e Këshillit të Imamëve të Arizonës, njëkohësisht Kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar të Arizonës dhe imam e drejtues i United Islamic Center of Arizona, Imam Didmar Faja.
Gjatë takimit të përzemërt, u këmbyen mendime për punën dhe aktivitetin e gjerë, si dhe forcimin e bashkëpunimit në drejtim të përhapjes së vlerave të dëshmuara islame tradicionale, si pjesë e pandarë e identitetit tonë kombëtar.
Më herët, me ftesë të Myftiut të Shkodrës, ditën e xhuma, më 19/1/2024, Imam Didmar Faja mbajti hytben e xhumasë në xhaminë e “Dy Vajzave”.
Myftinia Shkodër falënderon Imamin e nderuar, i cili sa herë që viziton vendlindjen e tij, Shkodrën, është pjesë e pandarë e aktiviteteve të Myftinisë Shkodër, me hytbe dhe ligjërata në raste dhe ceremoni të ndryshme.