Ditën e martë, më 2 maj 2017, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një takim pune me imamët teologë të Shkodrës, ku diskutoi rreth programit të ri të ligjëratave në prag të Ramazanit të sivjetshëm.
Pas konsultimeve dhe diskutimeve me dobi, u ra dakort për zhvillimin e ligjëratave, sipas këtij programi paraprak:
E ENJTE, 4 MAJ 2017, ora: 18.00 – XHAMIA “EBU BEKËR”
1. Ramazani, muaji i rimëkëmbjes – Imam Muhamed B. Sytari
2. Përkushtimi, si bosht esencial në jetën e agjëruesit – Lavdrim Hamja
3. Ramazani, si muaj i Kur’anit – Durim Kasemi
4. Vlerat e namazit të teravisë – Idmir Plaku
E HËNË, 8 MAJ 2017, ora: 18.00 – XHAMIA E “DY VAJZAVE”
1. Ramazani, muaj i agjërimit ndër shekuj – Arben Halluni
2. Agjërimi tek sahabët (r.a) – Naim Drijaj
3. Agjërimi dhe shëndeti – Adem Pizga
E ENJTE, 11 MAJ 2017, ora: 18.00 – XHAMIA KIRAS
1. “Muaji i Ramazanit, në të cilin zbriti Kur’ani” – Altin Nikshiqi
2. Ramazani, muaji i xhematit – Ruzhdi Plangaj
3. Ramazani, muaji i bamirësisë – Lavdrim Hamja
E HËNË, 15 MAJ 2017, ora: 18.00 – XHAMIA TOPHANË
1. Ramazani, si mundësi paqtimi me Zotin – Idmir Plaku
2. Ramazani në jetën e Resulull-llahut (a.s) – Adil Cukali
3. Nata e Kadrit, më e mirë se 1000 muaj – Naim Drijaj
Aktivitetet në kuadër të Muajit Ramazan do të vazhdojnë, si një traditë e bukur dhe e konsoliduar tashmë në qytetin e Shkodrës.