Inspektohen dy xhami në prag të përurimit

Ditën e martë, më 2 maj 2017, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, inspektoi në terren dy nga katër xhamitë e reja, që priten të inaugurohen së shpejti në Shkodër.

Fillimisht, Myftiu u ndal në Krye-Bushat dhe më pas në Bërdicën e Mesme, ku thuajse kanë përfunduar dy xhamitë e reja, falë bashkëpunimit me Fondacionin “Mirësia” dhe Institutin Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam.

Myftiu shprehu vlerësimet e tij për arritjet e deritanishme, sikurse theksoi se gjatë këtyre viteve është mundësuar përmirësimi i infrastrukturës së xhamive, me ndërtime të reja, restaurime, ndërtime minaresh dhe projekte të larmishme në dobi të xhemateve tona.

Me mbarësinë e All-llahut, pritet që së shpejti, xhamitë e reja të hapin dyert e tyre për besimtarët dhe frekuentuesit e tyre.