Mexhlis i begatë i motrave në xhaminë e re të Tophanës
Ditën e enjte, më 20 gusht 2026, në vazhdën e derseve javore që organizon Myftinia Shkodër në xhamitë e saj, në xhaminë e re të Tophanës, rinisi dersi javor i motrave, nën drejtimin e teologes Jetmira Plaku.
Mexhlisi i kësaj dite u shoqërua me mesazhe dhe ligjërata plot dobi për të pranishmet, që shprehën mbi të gjitha, gëzimin e hapjes së dyerve të xhamisë së re.
Aktiviteti nisi me mesazhet e teologes Ferzet Ndoja dhe urimin e mësueses së Kur’anit, Emine Alushi, ku u vu theksi tek rëndësia e xhamisë dhe frekuentimit të saj për kryerjen e namazeve ditore, mësimin e diturive themelore dhe ndjekjen e ligjëratave të dobishme.
Nga ana e saj, teologia Jetmira Plaku, u përqendrua tek rëndësia e ndërtimit të zemrës së besimtares muslimane dhe mëkimin e saj me moralin dhe vlerat e besimit dhe të fesë.
Aktiviteti u pasurua me këndimin e disa ilahive dhe me lutjet për mbarësi të aktivitetit në xhaminë e re.




