Përfundon me sukses kursi veror 2026  në Qendrën Kulturore Oblikë

Përfundon me sukses kursi veror 2026  në Qendrën Kulturore Oblikë

Përfundon me sukses kursi veror 2026  në Qendrën Kulturore Oblikë

Me sukses dhe me një atmosferë të veçantë edukative është përmbyllur kursi veror 2026 i zhvilluar gjatë periudhës korrik – gusht  në Qendrën Kulturore Oblikë. Ky kurse veror ishte një nismë që kishte për qëllim edukimin, argëtimin dhe zhvillimin e aftësive të fëmijëve gjatë periudhës së pushimeve verore.

Në këtë kurs morën pjesë fëmijë të moshave të ndryshme, të cilët gjatë ditëve të zhvillimit të tij patën mundësinë të përfitojnë njohuri fetare dhe edukative, por njëkohësisht të angazhohen në një sërë aktivitetesh sportive, artistike, zbavitëse dhe kreative.

Ky kurs veror vjen si vazhdimësi e një tradite të bukur të kurseve dhe aktiviteteve edukative të zhvilluara ndër vite në kujdesin dhe organizimin e sektorit të arsimit pranë, Myftinisë Shkodër, me synimin për t’u ofruar fëmijëve një mjedis të shëndetshëm, edukativ dhe të dobishëm.

Një rol të veçantë në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti pati përgjegjësja dhe mësuesja e përkushtuar e Qendrës Kulturore Oblikë, znj. Kimete Elezi, e cila me përkushtimin, kujdesin dhe angazhimin e saj kontribuoi në organizimin e një programi të larmishëm dhe të përshtatshëm për fëmijët.

Përgjatë kursit, fëmijët u përfshinë në aktivitete të ndryshme, duke ndërthurur edukimin fetar me lojërat sportive, aktivitetet artistike, punët kreative dhe momentet zbavitëse.

Kurset verore të zhvilluara në xhami dhe qendra të ndryshme kulturore  mbeten një tjetër dëshmi e punës së vazhdueshme të Myftinisë Shkodër përmes sektorit të arsimit në shërbim të edukimit të fëmijëve, duke ndërthurur vlerat fetare me dijen, kulturën, sportin dhe kreativitetin.